Shëndet

​6 problemet shëndetësore që mund t’i kuptoni duke parë fytyrën

Qeskat e fryra poshtë syve, është një prej tyre.

Published

on

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Mjekët refuzojnë të japin diagnoza nëpërmjet simptomave të dukshme dhe për këtë arsye ata këshillojnë vizita me pacientët ose të sëmurët.

Sëmundjet që reflektohen në fytyrë

Tharja e lëkurës dhe buzëve

Në këtë rast kemi të bëjmë me një shenjë paralajmëruese të dehidratimit por edhe të hipertiroidizmit apo diabetit. Simptoma të tilla të dy sëmundjeve të fundit përfshijnë: shtim në pepshë, lodhje, etje, urinim i shpeshtë.

Qime të tepërta në fytyrë

Dalja e qimeve të tepërta në fytyrë, veçanërisht në zonën e nofullës dhe pjesë së sipërme të buzës mund të sinjalizojë një problem hormonal që ka të bëjë me Sindromën e Vezores Policistike.Kjo sindromë prek shpesh femrat në moshën riprodhuese.

Njolla të verdha tek qepallat

Njerëzit që vërejnë njolla të verdha ose zverdhje të qepallave janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Kryesisht këto njolla vërehen tek njerëzit mbipeshë dhe me nivel të lartë kolesteroli.

Qeskat e fryra poshtë syve

Prania e tyre mund të sinjalizojë në përgjithësi ndonjë alergji kronike. Megjithatë nëse pjesa poshtë syve merr një nuancë të errët atëherë kjo mund të jetë një simptomë e problemeve me gjumin dhe tiroiden.

Asimetria faciale

Nëse vëreni shtrembërim të njërës anë të fytyrës, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.Asimetria faciale ndodh kur njeriu po pëson ishemi apo trombozë. Njëra anë e fytyrës është e varur, e mpirë, e tjetërsuar dhe e shoqëruar me vështirësi në të folur.

Nishane të reja

Në shumicën e rasteve, nishanet nuk janë problematike, megjithatë herë pas here duhet t’i kontrolloni tek një dermatolog.

Në raste të caktuara, nishanet që ndryshojnë formë dhe ngjyrë mund të jenë duke treguar një problem më të thellë siç është kanceri i lëkurës ose edhe ndonjë sëmundje të brendshme.

Shëndet

Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë

Published

on

Puna gjatë natës ka qenë prej kohësh e lidhur me shëndetin e dobët. Tani një studim i ri sugjeron se për gratë, puna gjatë kësaj kohe mund të rris rrezikun e kancerit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që punojnë në turnin e natës janë pothuajse pesë herë më të rrezikuara nga kanceri në krahasim me gratë që punojnë gjatë ditës.

Në këtë studim ekspertët kanë gjetur se gratë që punonin gjatë natës ishin më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe kanceri i mushkërive, shkruan Medicalnewstoday,

Bashkautori i hulumtimit, Xuelei Ma, nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore dhe kolegët e tij kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se puna gjatë ndërrimit të natës mund të pengojë rëndë ritmin tuaj të qarkullimit.

Ky është orari kur rregullohen proceset fiziologjike të trupit gjatë një cikli 24 orësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja lista me ushqime që mbajnë yndyrën në gjak nën kontroll

Published

on

Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.

Në ditë mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia, ndërkaq nga ajo lugë të vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.

Më parë duhet t’i zhytni në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve e pijeve. Farat e chias janë me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.

Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur, sheqerit, produkteve të mishit dhe të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës.

Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla. Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.

Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, pos që ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët paralajmërojnë: Telefonat para moshës 13 vjeç ndikojnë tek zhvillimi emocional i fëmijëve

Published

on

Studimet e fundit tregojnë se fëmijët që marrin telefonin e parë para moshës 13 vjeç mund të përballen me probleme emocionale.

Ata raportojnë nivele më të larta të ankthit, depresion të lehtë, vetëvlerësim të ulët dhe vështirësi në menaxhimin e stresit, duke treguar ndikimin e hershëm të teknologjisë në zhvillimin e tyre emocional.

Ekspertët shpjegojnë se një sërë faktorësh mund të kontribuojnë në këto efekte, përfshirë ekspozimin e hershëm në rrjetet sociale, mungesën e gjumit të mjaftueshëm, presionin online dhe lidhjet më të dobëta familjare.

Përdorimi i smartphone-ve në moshë të vogël krijon një ambient ku fëmijët përballen me sfida që nuk janë të gatshëm t’i menaxhojnë.

Specialistët nënvizojnë rëndësinë e menaxhimit të përdorimit të teknologjisë dhe respektimit të rutinave, përfshirë orët e mjaftueshme të gjumit dhe aktivitetet jashtë ekranit. Bashkëpunimi midis prindërve, shkollës dhe komunitetit mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe ankthit tek fëmijët.

Kujdesi i hershëm ndaj përdorimit të teknologjisë është kyç për zhvillimin emocional dhe shëndetin mendor të fëmijëve, duke krijuar një bazë të fortë për një rritje të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Teknologjia duhet të jetë një mjet për zhvillim, jo një burim stresi, ndërsa mbikëqyrja dhe kufizimi i kohës së kaluar përpara ekranit mund të bëjnë një ndryshim të madh në mirëqenien e fëmijëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të mbroheni nga alergjitë sezonale?

Published

on

Çdo pranverë apo vjeshtë, sezoni i alergjive vjen me simptomat e zakonshme: hundë të bllokuara, kruajtje, sy të irrituar dhe tështima të pandalshme.

Alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar reagon ndaj një substance të padëmshme – si poleni – sikur të ishte një kërcënim real.

Edhe pse simptomat zakonisht nuk janë të rrezikshme, ato mund të jenë shumë shqetësuese. Nëse ende nuk keni gjetur mënyrën më të mirë për t’u mbrojtur, ekzistojnë disa masa që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe në mbajtjen e situatës nën kontroll:

1. Mbani dritaret mbyllur

Përpiquni t’i mbani dritaret të mbyllura, në shtëpi, në punë e makinë. Kjo ndihmon të pengoni hyrjen e polenit në ambientet ku kaloni më shumë kohë.

2. Ndërroni rrobat dhe bëni dush para gjumit

Pasi ktheheni në shtëpi, hiqni rrobat që keni veshur jashtë dhe bëni dush për të hequr çdo gjurmë poleni nga flokët dhe lëkura. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të mos e përhapni polenin në shtrat.

3. Pastroni shtratin rregullisht

Ndërroni çarçafët, këllëfët e jastëkëve dhe mbulesat çdo javë dhe lajini me ujë të nxehtë për të eliminuar grimcat e polenit që mund të jenë mbledhur.

4. Përdorni maskë N95 jashtë

Një maskë e tipit N95 është shumë efektive për të bllokuar grimcat e vogla të polenit dhe për të parandaluar që ato të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes.

5. Përdorni spërkatës me ujë të kripur për hundën

Një solucion me kripë mund të ndihmojë në pastrimin e rrugëve të hundës, në heqjen e polenit dhe në qetësimin e mukozës së irrituar.

6. Qëndroni të hidratuar

Pini shumë ujë gjatë ditës. Hidrimi i mirë ndihmon trupin të përballojë më lehtë simptomat e alergjisë dhe e mban mukozën e lagësht, duke ulur ndjesinë e tharjes apo irritimit.

7. Përdorni avullin për të lehtësuar frymëmarrjen

Avulli ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe zbut simptomat. Mund të thithni avull nga një tenxhere me ujë të nxehtë ose të bëni dush me avull. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara