Lajmet

​31 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës

Në këtë ditë me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës.

Published

on

Më 26 shtator 1991 është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u vërtetua edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës. 

Lajmet

Shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të zgjatjes së procesit të konstituimit të institucioneve.

Në protestën simbolike u shfaqën pankarta me mesazhe të qarta si: “Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, “Konkurs për deputetë të rinj” dhe “Institucionet nuk janë për pazare”, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve për krizën institucionale.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se është dhunuar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Policia ka njoftuar se në Shtime një i mitur ka raportuar se është dhunuar nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes, ndërsa i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen për zjarrvënie nga pakujdesia, digjen shtatë hektarë tokë me grurë

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar të enjten në Viti, në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, duke rezultuar në përhapje të flakëve dhe djegie të rreth shtatë hektarëve tokë bujqësore të mbjellë me grurë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë, ndërsa tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë,” thuhet në njoftimin e policisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më 10 korrik me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau në Uashington për t’i diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se palët kanë shprehur bindje që “prosperiteti ekonomik dhe bashkëpunimi do t’i ndihmojnë Ballkanit Perëndimor që të largohet nga ndasitë e së kaluarës dhe të promovojë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”.

Osmani ka thënë përmes një postimi në Facebook se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.

Më 9 korrik, Osmani është takuar edhe me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, i cili pritet të vizitojë Kosovën në ditët në vijim.

Përmes një postimi tjetër në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”.

Në kuadër të vizitës së saj në Uashington, Osmani ka mbajtur edhe një ligjëratë në një institut, përgjatë së cilës ka thënë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit“, ka thënë presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë“, ka thënë Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 2023, kur një grup serbësh patën sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe se ato nuk duhen nënvlerësuar.

Sipas saj, presidenti Trump ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij deri tani, për të siguruar ruajtjen e paqes në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për takimet që po zhvillon në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Osmani ka thënë se administrata e presidentit Trump ka ide të reja për t’i forcuar më tej ato.

“Ne duam të ulemi me partnerët në këtë administratë për t’u shpjeguar se si Kosova ka këtë potencial. Kjo, natyrisht, është në interes të popullit tonë, në interes të vendit tonë dhe në interes të rajonit tonë. Por, në të njëjtën kohë, kjo përputhet me prioritetet e administratës Trump për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”.

Sipas saj në takime me zyrtarët amerikanë, nuk është diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – “për herë të parë pas shumë vitesh”.

“Kemi folur për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë, nuk kemi folur për Serbinë. Perfekt. Ishin biseda perfekte”, ka deklaruar Osmani, pa hyrë në shumë detaje.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike./REL

Continue Reading

Të kërkuara