Lajmet

​23 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë

Published

on

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë ku forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Kjo masakër nga krerët e institucioneve të Kosovës është quajtur ndër masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptare gjatë luftës së fundit. 

Lajmet

KQZ: Zgjedhjet e 28 dhjetorit organizohen me afate të shkurtra kohore

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kurrë më parë, do të përballet për të katërtën herë me procesin zgjedhor, e këtë herë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se ka në dispozicion 37 ditë për ‘i organizuar zgjedhjet, ndryshe nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, kur KQZ kishte muaj të tërë kohë për përgatitje, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Afati i subjekteve politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës, koha për deklarim të koalicioneve dhe të gjitha aktivitetet tjera zgjedhore do të organizohen në afate tepër të shkurtra kohore.

Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ ka në dispozicion vetëm 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. Kjo është një e drejtë që KQZ-së ia jep Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pra, të gjitha aktivitetet duhet të organizohen brenda këtyre ditëve”, tha Elezi.

Sipas Elezit, KQZ së shpejti do të vendosë për afatet kohore të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, përfshirë edhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore për subjektet politike.

Së shpejti, KQZ do të marrë vendim për caktimin e afateve kohore të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pra, përmes këtij vendimi, KQZ do të caktojë afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, afatet për akreditimin e vëzhguesve, e të tjera”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë procesi i katërt zgjedhor brenda vitit, pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe raundit të dytë më 9 nëntor./EO

Continue Reading

Lajmet

30 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit

Published

on

Sot mbushen tri dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BeH në 51 për qind në territorin e Federatës së BeH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.

Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300 mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​SHBA bojkoton samitin G20 në Afrikën e Jugut

Published

on

SHBA-ja nuk do të merr pjesë në samitin G20 më 22-23 nëntor në Afrikën e Jugut, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Vërejtjet e saj erdhën pasi presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha se SHBA dhe Afrika e Jugut po diskutojnë pjesëmarrjen e Uashingtonit në samit pas një ndryshimi të mendjes.

“Do të isha e lumtur të shpjegoja pasi nuk ka ndonjë ndryshim. Shtetet e Bashkuara nuk po marrin pjesë në bisedimet zyrtare në G20 në Afrikën e Jugut. E pashë presidentin e Afrikës së Jugut duke folur pak kundër Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara më herët sot, dhe kjo gjuhë nuk vlerësohet nga presidenti ose ekipi i tij”, tha Leavitt.

“Ambasadori ose përfaqësuesi i Ambasadës në Afrikën e Jugut është thjesht atje për të njohur se Shtetet e Bashkuara do të jenë pritësit e G20; ata po e marrin atë përshëndetje në fund të ngjarjes, ata nuk janë atje për të marrë pjesë në bisedime zyrtare pavarësisht asaj që presidenti i Afrikës së Jugut po pretendon në mënyrë të rreme”, shtoi ajo.

Afrika e Jugut është vendi i parë afrikan që udhëheq G20, pasi mori presidencën vjetore me rotacion të grupit dhjetorin e kaluar.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pretorisë zyrtare kanë qenë të ftohta pas mosmarrëveshjeve mbi disa çështje të jashtme dhe të brendshme. Më parë këtë muaj, Trump tha se asnjë zyrtar amerikan nuk do të merrte pjesë në samitin e Johanesburgut, duke akuzuar Afrikën e Jugut për “abuzime me të drejtat e njeriut” kundër afrikano-amerikanëve të bardhë.

Afrika e Jugut ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat, duke thënë se pretendimet për persekutim sistematik ose konfiskime tokash që synojnë afrikano-amerikanët e bardhë nuk mbështeten nga provat./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Televizionit

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit e cila simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.

Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale,

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.

Kjo Ditë e njeh televizionin si një medium jetësor në informimin, edukimin dhe ndikimin e opinionit publik, si dhe në nxitjen e komunikimit dhe mirëkuptimit global.

Globalisht data e 21 nëntorit festohet i rezultat i pas shpalljes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të miratuar në vitin 1996./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara