Aktualitet

​220 pacientë me COVID-19 në spitalin e Pejës, 50 në gjendje të rëndë

Published

on

50 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Spitali i Pejës kanë njoftuar në këtë spital janë të shtrirë 220 pacientë me COVID-19, prej tyre 189 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa nëntë të tjera janë në CPAP.

Ndërkohë që të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për vdekjen e 24 qytetarëve që ishin të infektuar me COVID-19.

Bota

Liberalët fitojnë zgjedhjet për Gjykatën e Lartë të Wisconsin, Trump dhe Musk dështojnë

Published

on

Në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë të Wisconsin, Susan Crawford fitoi kundër konservatorit Brad Schimel, duke siguruar një shumicë liberale prej 4:3 në gjykatë. Kjo fitorje u pa si një “referendum” për presidencën e Donald Trump dhe shërbeu si një pengesë për planet e tij dhe aleatit të tij, miliarderin Elon Musk, i cili mbështeti Schimel. Fushata ishte një nga më të shtrenjtat në histori, me më shumë se 90 milionë dollarë të shpenzuar për të mbështetur kandidatët dhe grupet politike.

Crawford, një gjykatëse e qarkut, mundi Schimel me një epërsi prej nëntë pikësh pas numërimit të votave, duke shpallur fitoren e saj në një ngjarje festive në Madison. Ajo e përshkroi garën si një konkurrencë mes saj dhe një miliarderi nga jashtë shteti, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të luftonte me njeriun më të pasur në botë për drejtësinë e Wisconsin.

Demokratët e panë këtë fitore si një hap të rëndësishëm për të rikthyer kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2026. Ken Martin, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik, e quajti rezultatin një kundërshtim ndaj ndikimit të Musk dhe Trump. Në një tjetër zhvillim politik, republikanët fituan dy zgjedhje speciale në Florida, duke siguruar një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

I dyshuari për vrasjen e policit Muhamed Lika, ende në arrati

Published

on

Polici, Muhamed Lika, mbeti i vrarë mbrëmjen e 1 prillit në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. I dyshuari për vrasjen e tij gjendet ende në arrati.

Këtë për Klankosova e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli po ashtu shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vepre të rëndë.Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij. Rastin mbrëmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për Gazetën Express se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

Rrethanat e vdekjes janë akoma të paqarta.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

2 prilli, Dita Botërore e Autizmit

Published

on

Më 2 prill shënohet Dita Botërore e Autizmit.

Në kuadër të kësaj dite, në “Europe House”, do të organizohet panel diskutimi të dedikuar për ngritjen e vetëdijes dhe eksplorimin e zgjidhjeve për një përfshirje dhe mbështetje më të mirë për personat me autizëm në Kosovë.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Continue Reading

Aktualitet

Vritet një polic në Kaçanik

Published

on

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë, rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se viktima u gjet në gjendje të rëndë pranë hyrjes së ndërtesës së tij.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, ekipet hetimore dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Shkaqet e plota të ngjarjes mbeten ende të panjohura./Telegrafi/

Continue Reading

Të kërkuara