Lajmet

​20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19

Published

on

Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 është në Komunën e Prishtinës, me 4 mijë e 218 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 1 mijë e 721, Ferizaj me 1 mijë e 524, Podujeva me 1 mijë e 168. Numër të lartë të rasteve janë raportuar edhe në Pejë me 1 mijë e 160, Fushë Kosova me 1 mijë e 63.

Numri më i ulët i rasteve është në Komunë e Hanit të Elezit me 118 raste. Kurse që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me COVID-19, në Kosovë 155 mijë e 310 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ndërsa shkak i infektimit 2 mijë e 728 qytetarë kanë ndërruar jetë.

Për mbrojtje nga COVID-19 tashmë është edhe vaksina. Me ç’rast prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975 mijë e 279 doza të vaksinës, ndërsa 338 mijë e 147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVD-19. 

lajme

Dyshime për dhunim në Ferizaj: I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një rast i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është raportuar të ketë ndodhur më 27 tetor në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dhe viktima janë liruar, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Magazinë

Elon Musk ironizon humbjen e Republikanëve me “laserët e hapësirës”

Published

on

By

Ndonëse është tërhequr nga një rol i drejtpërdrejtë publik në administratën e Donald Trumpit, miliarderi Elon Musk ka mbetur një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Partisë Republikane. Megjithatë, pas rezultateve të pafavorshme dhe humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Musk ka reaguar me disa komente ironike në rrjetet sociale.

Përmes një sërë postimesh, miliarderi amerikan u shpreh me sarkazëm për dështimin e kandidatëve që mbështeti financiarisht. Në reagimin e tij të parë ai shkroi se “qendrat e të dhënave në hapësirë po duken gjithnjë e më tërheqëse tani”, duke ironizuar debatin e fortë gjatë fushatës në Teksas rreth ndërtimit të këtyre qendrave, temë kjo qënxiti pakënaqësi te votuesit dhe ndihmoi fitoren e demokratëve.

Veprimi jo i zakonshëm u pasua vetëm një minutë më vonë nga një tjetër mesazh ku Musk ironizonte pretendimet për ndërhyrje: “Me sa duket, laserët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”.

Këto deklarata vijnë pas një cikli zgjedhor ku u shpenzuan miliarda dollarë nga të dyja kampet politike. Musk vetë derdhi më shumë se 480 milionë dollarë në mbështetje të republikanëve, duke u renditur ndër donatorët më të mëdhenj individualë të këtyre zgjedhjeve. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Goditet grupi kriminal në Kosovë: Sekuestrohen 37 kg heroinë dhe arrestohen pesë persona

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar me sukses një operacion të madh me ç’rast ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga ishte e ndarë në 62 paketime, ndërsa vlera e saj në tregun e zi përllogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një deklarate publike, ministri Sveçla përgëzoi organet e rendit për punën profesionale dhe nënvizoi se angazhimi i institucioneve të sigurisë do të rritet edhe më tej.

Tutje ai shtoi se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të shërbejë asnjëherë si zonë e sigurt për grupet kriminale apo për aktivitete që cenojnë shëndetin, mirëqenien e rinisë dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ekonomia, lufta me Iranin dhe korrupsioni: Pse i kushtuan shtrenjtë Partisë Republikane zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Published

on

By

Rezultati zhgënjyes i Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka ardhur si një faturë e rëndë që qytetarët amerikanë ia kanë paraqitur administratës së Presidentit Donald Trump për mënyrën e qeverisjes gjatë këtyre viteve. Sipas të dhënave të para të një sondazhi të gjerë të realizuar nga kompania SSRS, gjendja e rënduar ekonomike dhe shqetësimet e thella rreth demokracisë ishin faktorët kryesorë që vulosën këtë kthesë të madhe politike.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve kanë theksuar se politikat e ndjekura nga Presidenti Trump i kanë përkeqësuar kushtet ekonomike në vend. Më shumë se katër në dhjetë qytetarë u shprehën se familja e tyre ndodhet në një gjendje ekonomike më të keqe krahasuar me dy vjet më parë, ndërsa gjashtë në dhjetë prej tyre u deklaruan jashtëzakonisht të shqetësuar për çmimet e kripura të benzinës dhe ushqimeve. Për më tepër, pjesa dërrmuese e votuesve ia atribuojnë rritjen e këtyre çmimeve vetë vendimeve të administratës, duke hedhur poshtë argumentet e faktorëve të jashtëm.

Në vendimin e votuesve peshë të madhe kanë pasur edhe zhvillimet e jashtme gjeopolitike, veçanërisht veprimet ushtarake kundër Iranit. Gjashtë në dhjetë të anketuar e cilësuan ndërhyrjen e SHBA-së si një vendim të gabuar, ndërsa tre të katërtat e tyre e konsideruan këtë konflikt si një faktor vendimtar ose tejet të rëndësishëm në përcaktimin e votës për Kongresin. Këtyre pakënaqësive iu shtuan edhe shqetësimet e përhapura për korrupsionin qeveritar, të cilin 90% e pjesëmarrësve në sondazh e panë si shtyllë kryesore të ndikimit në kutitë e votimit, si dhe pakënaqësia ndaj mënyrës së funksionimit të agjencive të zbatimit të ligjit të emigracionit.

Përballë këtij rezultati, Presidenti Donald Trump është shprehur i habitur, duke deklaruar se gjatë fushatës ndjente një energji tejet pozitive në tubimet me qytetarët amerikanë. Megjithatë, ai e ka pranuar humbjen dhe ka pohuar se Demokratët bënë një punë të mirë, duke lënë të kuptohet se pret një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen. Në një prononcim për The New York Times, Trump ka theksuar se po të kishte qenë emri i tij personalisht në fletën e votimit, ishte i bindur se rezultati do të ishte fitues.

Pavarësisht tronditjes politike që pësoi partia e tij, e cila u reflektua edhe me fitore historike të demokratëve në shtete tradicionale si Teksasi, sondazhi ka nxjerrë në pah një element pozitiv për demokracinë amerikane: shumica dërrmuese e qytetarëve ruajnë besimin se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të drejtë dhe se votat e tyre janë numëruar me saktësi të plotë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara