Aktualitet

​17 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 74.

Published

on

17 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 74, kurse 10
persona janë shëruar në 24-orëshin e fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në
të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 830 mijë e 68 doza të vaksinës.
Deri sot 823 mijë e 509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 103 mijë e 47
doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /UBTNews/

Bota

I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme do të vizitojë Moskën për bisedime me Putinin

Published

on

By

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë në Moskë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, derisa Washingtoni kërkon të ndërmjetësojë një armëpushim në Ukrainë.

Siç raporton ‘Bloomberg’, duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me diskutimet, vizita e Witkoffit në Moskë, që pritet këtë javë, shënon udhëtimin e tij të dytë në Rusi në rolin e tij si i dërguari i Trumpit.

Udhëtimi i tij është caktuar të përkojë me takimet në Arabinë Saudite midis zyrtarëve ukrainasë, sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.

Të dielën, Trump sugjeroi se SHBA-ja pret që Ukraina të tregojë gatishmëri për të negociuar paqen, duke theksuar se “kemi takime të mëdha që vijnë”, që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën në Arabinë Saudite.

Rubia dhe Waltz u takuan dje në Arabinë Saudite me zyrtarë të lartë ukrainasë, të udhëhequr nga Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Takimi me ekipin amerikan filloi në mënyrë shumë konstruktive, ne po punojmë për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Yermak në rrjetet sociale.

Continue Reading

Bota

Trump urdhëron tarifa 50% për çelikun dhe aluminin kanadez

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot në rrjetin e tij social Truth Social se administrata e tij do të rrisë tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit me 25 për qind shtesë, duke e çuar tarifën totale në 50 për qind.

Trump tha se ai prezantoi tarifat më të fundit në përgjigje të vendimit të qeverisë së provincës kanadeze të Ontarios për të vendosur një taksë 25 për qind mbi eksportet e energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan tha se ky vendim hyn në fuqi më 12 mars.

Kryebashkiaku i Ontarios, Doug Ford, prezantoi taksën në shenjë hakmarrjeje për tarifat 25 për qind të Trump për importet nga Kanadaja, raporton CNBC.

Në njoftim, Trump kërkoi që Kanadaja të heqë menjëherë tarifat për disa produkte të qumështit amerikan, të cilat ai i quajti një “masë anti-amerikane” dhe paralajmëroi se së shpejti do të shpallte një “emergjencë kombëtare të energjisë në zonën e prekur” të Shteteve të Bashkuara.

Continue Reading

Bota

Waltz: Po përparojnë bisedimet SHBA-Ukrainë

Published

on

By

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha sot se Shtetet e Bashkuara po përparojnë në bisedimet që po zhvillojnë me një delegacion të lartë ukrainas, që po mbahet në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite.

Waltz i bëri Komentet për gazetarët gjatë një pauze të shkurtër të bisedime. Takimi filloi në mesditë sipas orës lokale, në qytetin buzë Detit të Kuq.

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, pjesë e delegacionit ukrainas, në një postim në rrjetin social X; shkruante “në punë e sipër”. Yermak gjithashtu ka vlerësuar se “takimi ka filluar në mënyrë shumë konstruktive”. Gjatë takimit delegacioni ukrainas pritet të prezantojë një plan të pjesshëm armëpushimi me Rusinë.

Plani ukrainas përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk po merr pjesë në takimin e së martës. Ukraina përfaqësohet nga shefi i tij i personelit Andriy Yermak, ministri i jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ministri i mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandanti Pavlo Palisa.

Para takimit, Presidenti Zelensky shkroi në “X” se Ukraina shpreson për “rezultate praktike”.

Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të kuptojnë se sa është Kievi i gatshëm për bisedime që do t’i japin fund luftës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, drejtojnë delegacionin e Shteteve të Bashkuara mes përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës që filloi më 2022.

Sekretari Rubio tha të hënën se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë zgjidhje për të vazhduar ndihmat për Ukrainën.

Ukrainasit tani po marrin të gjitha informacionet e inteligjencës. Shpresoj të zgjidhim çështjen e ndalimit të përkohshëm të ndihmave. Ajo që do të ndodhë gjatë takimit ka rëndësi kyçe për këtë çështje”, iu tha Sekretari Rubio gazetarëve në bordin e avionit gjatë rrugës për në Xhedah të Arabisë Saudite.

Gjatë takimit nuk do të diskutojmë çështje madhore, por do të kuptojmë se çfarë lëshimesh janë të gatshëm të bëjnë ukrainasit”, tha zoti Rubio. Ai shtoi se nuk ka një zgjidhje ushtarake për luftën dhe se Rusia dhe Ukraina duhet të jenë në gjendje “të marrin vendime të vështira”.

Continue Reading

Bota

Pakistan, sulmohet me armë treni me qindra pasagjerë

Published

on

By

Një sulm me armë u krye ndaj një treni brenda të cilit ndodheshin rreth 500 persona në rajonin Balochistan, në jugperëndim të Pakistanit.

Sipas lajmit të gazetës “Dawn”, zëdhënësi i qeverisë së Balochistanit, Shahid Rind, konfirmoi sulmin ndaj trenit.

Rind bëri të ditur se forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe se po bëhen përpjekje për të përcaktuar përmasën e ngjarjes dhe nëse është apo jo një sulm terrorist.

Kontrolluesi i hekurudhave, Muhammad Kashif, gjithashtu njoftoi se treni u ndalua nga persona të armatosur në tunelin numër 8 në Quetta.

Kashif vuri në dukje se po bëheshin përpjekje për të arritur tek rreth 500 pasagjerët dhe personeli në tren.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Waseem Baig, ndau informacionin se një gjendje emergjence u shpall në spitalin “Sibi” në rajon dhe se ambulancat u drejtuan në vendngjarje.

Në anën tjetër u theksua se zona ku u ndal treni është një zonë malore, që e cila ka lehtësuar që sulmuesit të fshihen dhe planifikojnë sulmin e tyre.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur të vdekur, të plagosur apo pengje në sulm.

Continue Reading

Të kërkuara