Lajmet

​11 anëtarë të një familjeje u helmuan në Deçan, familjari: Ne duhet t’i blejmë barnat

Published

on

11 anëtarë të një familje të fshatit Izniq janë helmuar. Ndonëse zyrtarisht ende nuk i dinë shkaqet e këtij helmimi, familjarë të tyre u bëjnë thirrje institucioneve që të qëndrojnë më pranë tyre në këtë kohë të vështirë. Mbi 1 mijë e 500 pacientë nga e shtuna kanë marrë shërbime në QKMF në Deçan. Ndërsa, mbi 20 në gjendje më të rëndë janë referuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sadik Çeku nga fshati Izniq tregon për KosovaPress se si të gjithë anëtarët e familjes janë helmuar. Për më tepër tregon edhe telashet që po kanë për të marrë shërbime.

“Komplet familjen e kam këtu, janë të helmuar. Shenjat e helmimit janë diarreja, vjellje, dhimbje koke, lodhje. Këto kryesisht janë. Dëgjova një donacion qe po jepet prej qytetarëve po blejnë injeksione se nuk kanë as injeksione këta këtu. Në bazë të mediave po thuhet që uji ne nëntë fshatra. Po këtu po shoh (banorë) edhe të Deçanit, Carabrekë dhe të gjitha fshatrave”, tregon ai.

Më tej, flet për gjendjen shëndetësore të 11 anëtarëve të familjes.

“11 anëtarë i kemi, 11 janë helmuar. Vjehrra e ka gjendjen pak më keq, këta të tjerët janë pak më mirë”, shton ai.

Banori i fshatit Izniq kritikon institucionet e vendit, meqë thotë se sot do te duhet të ishin të gjithë pranë familjarëve.

“Barnat duhet me i ble, shumica po janë por po duhet me i ble. Po duhet me u gjend ashtu qysh po mundem. Ka edhe që po shkojnë në privat në spitale të tjera. Ishte dashur që qeveria komplet me qenë këtu, është dashur ministri e komplet me qenë këtu. Me mijëra njerëz janë të sëmurë, nuk është e vërtetë që po thonë 100 e 200”, deklaron ai.

Si shkak i helmimit të shumë qytetarëve, Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Ndërkaq, sipas të dhënave nga Drejtoria e Shëndetësisë, nga dita e shtunë e deri më sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë shëndetësore mbi 1 mijë pacientë. Shumica prej tyre kanë simptomat e njëjta të helmimit.

Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij helmimi.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara