Lajmet

​109 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura.

Published

on

Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbajt më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo-malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës të vitit 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte ”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor të vitit 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Qeveria e Vlorës:

Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Lajmet

Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 10:10 në fshatin Nashec, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar teksa ai ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë

Published

on

Dy raste që lidhen me përdorimin dhe posedimin e armëve janë raportuar në Kaçanik dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në fshatin Bajnic të Kaçanikut, më 26 prill, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se nga vetura kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me 35 fishekë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër është shënuar në fshatin Vidimriq të Mitrovicës së Jugut, ,ku gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore me 15 diabolla. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nderon akademikun Rexhep Qosja, familja kërkon privatësi dhe refuzon ceremonitë zyrtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të veçantë duke nderuar me një minutë heshtje figurën e akademikut, shkrimtarit dhe kritikut të shquar letrar, Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Ndonëse shteti i Kosovës e shpalli 24 prillin ditë zie kombëtare në nderim të kontributit të tij kolosal, përcjellja e fundit e akademikut është bërë në rreth të ngushtë.

Nipi i të ndjerit, Valjet Rexhepi, njoftoi se me dëshirën e vetë Qosjes, varrimi është kryer të enjten përmes një ceremonie private familjare.

Për më tepër, familja ka bërë të ditur se nuk do të organizojë pritje për ngushëllime dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional, duke kërkuar publikisht që t’u respektohet privatësia për të mbajtur zi në qetësi.

Continue Reading

Lajmet

Hapet zyra e Ministrisë së Bujqësisë në Mitrovicën e Veriut; Kurti: Diskriminimit i erdhi fundi

Published

on

By

Të hënën është hapur zyrtarisht në Mitrovicën e Veriut zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Peci, Sveçla e Krasniqi.

Gjatë kësaj ngjarjeje, vëmendja e mediave u përqendrua te mungesa e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, për të cilin Kurti u shpreh se institucionet duhet të fokusohen më shumë te qytetarët e thjeshtë sesa te shtresa e lartë e zyrtarëve, duke sugjeruar që mediat të mos shqetësohen për figurat politike.

Kryeministri theksoi se hapja e kësaj zyre simbolizon fundin e diskriminimit dhe ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse për të gjithë, duke falënderuar kontribuuesit që mundësuan shtrirjen e këtyre funksioneve administrative në veri të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara