Kulturë

​10 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Ai u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij, të cilët thanë se kishin humbur kontaktet që prej datës 18 korrik.

Published

on

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Ai u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij, të cilët thanë se kishin humbur kontaktet që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve, ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja kishte humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, Kosovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005. 

Lajmet

Kultura si urë bashkimi, shënohet Dita Botërore për Diversitetin Kulturor

Published

on

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj, me synimin për të promovuar diversitetin kulturor, dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve.

Kjo ditë ndërkombëtare u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s, pas reagimeve globale ndaj shkatërrimit të statujave të Budave të Bamiyanit në Afganistan në vitin 2001.

Përmes kësaj date synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së kulturave të ndryshme, respektit të ndërsjellë dhe jetesës në frymë harmonie e tolerance.

Kjo ditë ka domethënie të veçantë edhe për Kosovën, e cila konsiderohet një vend me diversitet kulturor dhe bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton Muzeun Kombëtar, vazhdojnë punimet për restaurim dhe modernizim

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet për restaurimin dhe përmirësimin e hapësirave muzeale.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore të vendit, me fokus në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e funksionalitetit të deposë së muzeut.

Sipas Bogujevcit, përveç restaurimit, projekti parasheh edhe rikonceptimin e ekspozitave të përhershme, në mënyrë që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Continue Reading

Lajmet

Rikthehen “Akordet e Kosovës”, RTK sjell edhe festivalin për fëmijë

Published

on

Radiotelevizioni i Kosovës dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit kanë nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi për rikthimin dhe zhvillimin e festivalit tradicional “Akordet e Kosovës”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës shqipe në vend.

Marrëveshja u firmos nga ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu dhe ministrja Saranda Bogujevci, në prani të kryetarit të Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla dhe këshilltarit të lartë të ministrisë, Muhedin Nushi.

Sipas marrëveshjes, nën ombrellën e “Akordeve të Kosovës” do të organizohet Festivali i Këngës në RTK, ndërsa risi kryesore do të jetë rikthimi i festivalit për fëmijë, i cili për herë të parë do të organizohet nga RTK. Institucionet vlerësuan se ky bashkëpunim do të ndikojë në fuqizimin e skenës muzikore vendore, promovimin e talenteve të reja dhe rritjen e prezencës së Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës.

RTK ka bërë të ditur se synon pjesëmarrjen në “Eurovision Song Contest” dhe “Junior Eurovision Song Contest”, të organizuara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), duke e konsideruar festivalin si një platformë të rëndësishme për promovimin e artistëve kosovarë. Marrëveshja paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit trevjeçar mes RTK-së dhe Ministrisë së Kulturës, ndërsa detajet për datat, formatin dhe aplikimet pritet të publikohen në ditët në vijim.

“Akordet e Kosovës”, i themeluar më 1963 nga Radiotelevizioni i Prishtinës, konsiderohet ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës shqipe, duke kontribuar në afirmimin e shumë këngëtarëve dhe kompozitorëve ndër vite.

Në tri edicionet e fundit të Festivalit të Këngës në RTK, fitues kanë qenë La Fazani me këngën “Oj Kosovë”, Endrit Krasniqi me “Flas me gjethen” dhe Arsi Bako me këngën “Rreze zjarri”.

Continue Reading

Kulturë

Ndahet çmimi mbarëkombëtar “Jakov Xoxa” për letërsi

Published

on

By

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit Mbarëkombëtar “Jakov Xoxa” në Letra për edicionin 2025–2026.

Laureat i këtij edicioni u shpall shkrimtari Gëzim Aliu, i cili e pranoi çmimin në praninë e personaliteteve nga fusha e politikës, kulturës dhe letërsisë.

Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja Saranda Bogujevci, akademikë, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe familjarë të shkrimtarit Jakov Xoxa.

Ky çmim vazhdon të vlerësojë autorët që kontribuojnë në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë shqipe.

Continue Reading

Të kërkuara