Sport

​Zyrtare, Lirim Kastrati bëhet me skuadër të re

Kastrati thotë se ka pasur oferta edhe nga klube të tjera.

Published

on

Klubi hungarez, Mol Fehervar ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin e Kosovës, Lirim Kastratin me të cilin ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do ta mbajë fanellën me numrin 10.

“Në bazë të marrëveshjes mes Legia Ëarszaëa dhe klubit tonë të hënën, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën e tij me ne”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërsa me këtë transferim u shpreh shumë i lumtur Kastrati, i cili bëri të ditur se ka pasur oferta edhe nga klube të tjera.

“Disa klube më janë afruar në periudhën e kaluar, por Vidi u tregua opsioni më i mirë në çdo aspekt. Para se të pranoja ofertën e klubit, fola me drejtorin sportiv István Sallói dhe trajnerin Michael Boris, dhe ishte shumë mirë që ata të dy donin që të transferohesha te Székesfehérvár. Një nga gjërat më të rëndësishme për një lojtar është të ndjejë besim. Përveç dy specialistëve kam folur edhe me ish-shokun tim të skuadrës, Myrto Uzuni, për futbollin hungarez dhe Vidin. Mendoj se kjo do të jetë një mundësi e mirë që të tregohem, qëllimi im i pazbuluar është të performoj në atë mënyrë që trajneri i Kosovës të llogarisë sërish tek unë, kam shumë besim se do të kemi një sezon të suksesshëm dhe me lojë të mirë, gola”, ka thënë Kastrati.

Sport

Stefan Bajcetic pritet të largohet nga Liverpool para mbylljes së afatit kalimtar

Published

on

By

Mesfushori 20-vjeçar nuk ka pasur minuta që kur Arne Slot mori drejtimin e Liverpoolit verën e kaluar. Trajneri i ri vendosi që Bajcetic të huazohej te RB Salzburg në fillim të sezonit 2024/2025, por ai nuk arriti të marrë hapësirat e pritura në klubin austriak dhe u rikthye në Liverpool në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, qëndrimi në “Anfield” ishte i shkurtër, pasi Bajcetic u huazua sërish te Las Palmas për gjysmën e dytë të sezonit. Pas rikthimit të fundit, ai nuk ka ende vend në skuadrën e Slot, dhe me konkurrencën e madhe në mesfushë, lojtarit i është dhënë drita jeshile për largim.

Liverpooli po kërkon të shesë Bajcetic për të mbledhur fonde, pas një vere me investime të mëdha në skuadër. Sipas raportimeve të Estadio Deportivo, lojtari dëshiron të kthehet në La Liga dhe negociatat me Gironën janë në fazat përfundimtare. Empire of the Kop thekson se Bajcetic është rikuperuar plotësisht nga operacioni në muskujt e pasmë të kofshës, por kjo nuk ka ndryshuar vendimin e trajnerit Slot.

Liverpooli është i hapur për të dy opsionet, huazimin njëvjeçar ose shitjen përfundimtare, ndërsa afati kalimtar po afrohet.

Continue Reading

Sport

Nico Paz zgjedh të qëndrojë te Como, refuzon Tottenham

Published

on

By

Tottenham ka bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh për mesfushorin argjentinas Nico Paz, i cili aktualisht luan te Como, por kjo ofertë është refuzuar, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

20-vjeçari dëshiron të qëndrojë te Como edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin për t’u rikthyer më vonë te Real Madrid. Klubi spanjoll ka një klauzolë riblerjeje prej 10 milionë eurosh që hyn në fuqi në vitin 2026 dhe planifikon të kompensojë Comon për të ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit.

Edhe pse Tottenham ka ofruar një shifër të lartë, 70 milionë euro, Como ka vendosur të mos e pranojë.

Sezoni i fundit i Paz ka qenë i mirë, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 9 asiste nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, përfshirë Tottenham.

Continue Reading

Aktualitet

Dalin në shitje në mënyrë fizike biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Published

on

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.

Continue Reading

Aktualitet

Donjeta Sadiku drejt Botërorit të Boksit

Published

on

Nga 13 gushti deri më 2 shtator 2025, boksierja kosovare Donjeta Sadiku, së bashku me trajneren dhe selektoren Marjola Sallauka, po zhvillon përgatitje intensive në kampin stërvitor në Sheffield të Anglisë.

Ky kamp përfaqëson një hap vendimtar në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror të boksit, i cili do të mbahet nga 4 deri më 14 shtator në Liverpool të Anglisë.

Sadiku ka dëshmuar prej kohësh cilësitë e saj si një nga emrat më të fuqishëm të boksit botëror. Ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2022 në Stamboll, një tjetër medalje të bronztë në Kampionatin Evropian 2022 në Budva, si dhe ka shkëlqyer këtë vit me triumfe të njëpasnjëshme duke fituar medalje të arta në tri turnetë prestigjioze: Strandja në Bullgari, Brussels Capital Tournament në Belgjikë dhe Feliks Stamm në Varshavë të Polonisë.

Me këtë përvojë, pritshmëritë dhe besimi janë të mëdha: që Donjeta Sadiku të kurorëzohet në Liverpool si Kampione e Botës, duke sjellë medaljen e artë në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara