Sport

​Zvicër-Kosovë, janë shitur të gjitha biletat

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore në stadiumin “Letzigrund”.

Publikuar

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin “Letzigrund”. Megjithatë, të gjitha ulëset nuk do të mbushen, dy rreshtat e poshtëm do të mbeten bosh për arsye sigurie, si dhe disa vende me pamje të kufizuar.

Një stadium me më shumë se 20,800 vende mund të ishte mbushur, thotë shefi i medias Arnold, sepse, siç thotë ai “Cyrihu është një zgjedhje e mirë, pasi shumë nga miqtë tanë kosovarë jetojnë në këtë zonë”.

Kosova luan këtë ndeshjes pas suksesit në një tjetër ballafaqim miqësor ndaj Burkina Fasos të cilën e mposhti me rezultat 5-0 më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Kosova shënon sukses edhe në Botërorin e muaythait

Publikuar

nga

Garuesit e muaythait, Arbos Maliqi dhe Lindon Demiri, kanë arritur sukses në Kampionatin Botëror U-23, të mbajtur në Patra të Greqisë. Të dy përfunduan në vendet e pesta dhe me pak fat kanë mundur të sigurojnë medalje, ku ndikuan edhe lëndimet e pësuara në luftërat për medalje.

Arbosi shënoi dy fitore në kategorinë 63.5 kg, ndërsa Lindoni një fitore në kategorinë 54 kg.

Vendet e pesta vlerësohen si një prej sukseseve më të mëdha të Federatës së Muaythait të Kosovës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​“FIFA le ta harrojë atë”, Ancelotti merr vendimin e papritur për Real Madridin

Publikuar

nga

Trajneri italian Carlo Ancelotti ka zbuluar se klubi i tij Real Madrid nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025. Trajneri italian thotë se gjigantët e La Ligës dhe fituesit e rinj të Ligës së Kampionëve do të refuzojnë të marrin pjesë në Kupën e Botës të Klubeve që do të zhvillohet në SHBA vitin e ardhshëm.

Klubi dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e Real Madridit vlen 20 milionë, dhe FIFA dëshiron të na e japë atë shumë për të gjithë turneun. Në asnjë mënyrë. Ashtu si ne, edhe klubet e tjera do ta refuzojnë ftesën”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm i Champions League, duke fituar pesë herë trofeun, tre herë me Madridin dhe dy herë me Milanin. Ai kishte fituar edhe Kupën e Evropës dy herë si futbollist, gjithmonë me kuqezinjtë.

Ancelotti ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës me Real Madridin deri në qershor të vitit 2026. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Kane: Anglia ka përvojën e duhur për të pasur sukses në Euro 2024

Publikuar

nga

Gjysma e skuadrës së Anglisë së drejtuar nga trajneri Gareth Southgate për Euro 2024 nuk ka luajtur kurrë në një turne të madh, por kapiteni Harry Kane thotë se grupi ka mjaft përvojë në radhët e tyre për të qenë të suksesshëm në Gjermani.

Harry Maguire, i cili ka 63 ndeshje, dhe Jack Grealish 36 ndeshje ishin ndër ata që u hoqën nga lista pasi Southgate e zvogëloi skuadrën e tij në 26 lojtarë për Kampionatin Evropian 14 qershor-14 korrik.

Mendoj se kemi më shumë se mjaftueshëm përvojë”, tha Kane për mediat britanike. “Sidomos shumë lojtarë që kanë luajtur në dy ose tre turne. Gjithmonë do të ketë lojtarë të rinj, lojtarë që meritojnë të jenë këtu”, theksoi Kane.

Ai më pas foli edhe për lojtarët e larguar nga lista: “Është e trishtueshme t’i shohësh të largohen, por në fund të fundit kjo është ajo që mund të kesh duke luajtur për Anglinë. Trajneri duhet të marrë vendime të vështira. Të gjithë kanë fituar të drejtën për të qenë këtu. Kjo është ajo që kemi thënë. Të gjithë sjellin diçka të ndryshme në ekip dhe ne do të kemi nevojë për të gjithë 26 lojtarët nëse do të jemi të suksesshëm

Anglezi më tutje tha se është në gjendje të mirë fizike para këtij kampionati.

Unë jam i gjithi mirë. Plani ishte që unë të luaja 60 minuta kundër Islandës. Ka qenë një kamp shumë i mirë për mua personalisht në këtë kuptim. Të bëj një javë të mirë stërvitje, 30 minuta (kundër Bosnjë dhe Hercegovinës), disa ditë të tjera stërvitje, pastaj 60 minuta. Ndihem vërtet i përgatitur dhe në një vend të mirë.”

Anglia e nis fushatën e saj në Euro 2024 më 16 qershor kundër Serbisë në Grupin C./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Prishtina ishte arenë e spektaklit në basketbollin 3×3

Publikuar

nga

Të dielën përfundoi me spektakël FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier në Prishtinë. Kjo ngjarje e basketbollit 3×3 u mbajt më 8 dhe 9 qershor, që ishte hera e parë që u organizua në vendin tonë.

Në këtë garë morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat, derisa në fund, triumfoi Azerbajxhani në të dyja konkurrencat për tu kualifikuar në FIBA 3×3 Europe Cup.

Femrat fituan me rezultat 21:12, ku Tatyana Deniskina, ishte shënuesja më e mirë me 12 pikë. Ndërkohë, meshkujt fituan me rezultat 20:18, ku Jordan Davis shënoi 12 pikë dhe u shpall MVP.

Edicioni i nëntë i FIBA 3×3 Europe Cup do të mbahet në Vjenë më 22-25 gusht, me 12 shtete apo 24 në të dyja konkurrencat. Çmimet në të dyja konkurrencat i ndau Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

Në këtë garë mori pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat. Vashat e Kosovës pësuan nga Andorra, Qipro dhe Irlanda. Ndërkohë, Dardanët ndeshjet në grupe i përfunduan me një fitore e tri humbje. Dardanët fituan ndaj Armenisë 21:12, ndërsa pësuan nga Azerbajxhani, Qipro dhe Shqipëria. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara