Lajmet

​Zv.ministrja e Ukrainës për Serbinë: Të fitosh para me gjak ukrainas është e padenjë për një vend kandidat për BE

Dzheppar ka thënë se AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore për në Moskë.

Publikuar

Pas agresionit ndaj Ukrainës, kompanitë evropiane kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por që njëjtë nuk veproi edhe Serbia.

Zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme në Ukrainë, Emine Dzheppar ka thënë se teksa vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet për avionët rus dhe pezulluan fluturimet në Rusi, AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore për në Moskë.

Ajo teksa tha se Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur, theksoi se është e padenjë për një vend kandidat në BE të fitojë para me gjak ukrainas.

“#AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore ndërsa linjat ajrore kanë pezulluar fluturimet dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për linjat ajrore dhe individët. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur. Të fitosh para me gjak nuk është e denjë për një vend kandidat në BE”, ka shkruar ajo në Twitter.

#AirSerbia подвоїла прямі рейси до🇷🇺в той час як авіакомпанії країн🇪🇺припинили сполучення з🇷🇺й закрили повітряний простір для🇷🇺авіакомпаній & приватних осіб. Сербія-єдина в Європі з відкритим для🇷🇺небом. Наживатися на крові 🇺🇦 негідне для країни-кандидата в 🇪🇺#StandWithUkraine pic.twitter.com/gMyDww58EY

— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 12, 2022

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania dënon protestat e dhunshme ndaj UNRWA-s

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme gjermane ka dënuar protestat e dhunshme ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor.

“Izraeli duhet të ofrojë mbrojtje ndaj objekteve të OKB-së dhe personelit. OKB-ja duhet t’i shërbejë mandatit të rëndësishëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor”, shkroi Ministria në platformën “X”.

UNRWA mbylli të enjten selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi izraelitët i vunë zjarrin zonave në skaj të kompleksit të saj.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA, tha se ky ishte incidenti i dytë i dhunshëm në më pak se një javë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Konvertimi i patentë shoferëve, Italia përgëzon Qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Patentë shoferët e strukturave jo legale serbe nga sot mund të konvertohen në patentë shoferë të Republikës së Kosovës dhe kjo procedurë do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme, të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit në formular elektronik.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, duke përgëzuar Qeverinë e Kosovës.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferëve. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane në platformën “X”.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjatë pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Serwer: Escobar dhe Lajçak dështuan në misionin e tyre, normalizimi tani është i largët

Publikuar

nga

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka shkruajtur për takimin lamtumirës në Uashington në mes të dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

Në platformën Peacefare.net, Serwer shkruan se megjithatë Escobar dhe Lajcak nuk arritën të prodhonin normalizim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, synim ky që ishte prioritet i tyre kryesor.

Profesori amerikan thotë se të dy e kishin nisur keq dhe përfunduan edhe më keq. Ndërkaq duke rikujtuar gjithë ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë këtyre tri viteve potencon se politika ndërkombëtare ka nevojë për një rivendosje.

Sipas tij, është e qartë që politika perëndimore ndaj Serbisë nuk është duke funksionuar dhe se Uashingtoni e Berlini s’janë duke bërë shumë më mirë në Kosovë.

Serwer gjithashtu thotë se dialogu për çështje teknike që në të kaluarën ka qenë më i suksesshëm, duke qenë se ishte fokusuar në çështje që prodhonin përfitime të dukshme për qytetarët e të dy shtete.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara