Sport

​Zhvillime të reja mbi të ardhmen e Dybalas

Juventusi po përballet efektivisht me Dybalan kundër agjentit të tij.

Published

on

Sipas raportimeve të fundit, Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë Paulo Dybalës kontratën origjinale për të cilën ai ra dakord në tetor, por vetëm nëse agjenti i tij heq dorë nga komisionet e kërkuara.

Situata është zvarritur për muaj të tërë, pasi palët kishin rënë dakord për një marrëveshje për zgjatje të kontratës në tetor të vitit 2021 për 8 milionë euro në sezon plus 2-3 milionë euro bonuse të ndryshme të lidhura me performancën.

Klubi më pas u ftoh në këtë drejtim, pjesërisht për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëndimeve të Dybalas dhe mungesës së formës në fushë, dhe në vend të kësaj propozoi një marrëveshje me pagë më të ulët, përcjellë KosovaPress.

Kjo e acaroi lojtarin, i cili mund të jetë lojtar i lirë në korrik, pasi kontrata e tij aktuale është vetëm deri më 30 qershor.

Tani “Calciomercato.com” pretendon se Juventusi ka bërë një propozim të ri për Dybalan dhe agjentin e tij, Jorge Antun.

Ata janë të përgatitur të qëndrojnë pranë pagës fillestare prej 8 milionë euro plus bonuse, por vetëm nëse Antun pranon të heqë dorë nga një pjesë e madhe e komisionit të kërkuar për vazhdimin e kontratës.

Juventusi po përballet efektivisht me Dybalan kundër agjentit të tij, duke shpresuar të mbështetet në dëshirën e “La Joya” për të qëndruar në Torino me “Bianconerët”.

Kur Juve u përpoq ta shiste atë në vitet e mëparshme, ai refuzoi ofertat nga Tottenham Hotspur dhe skuadrat tjera, duke dashur të qëndronte me “Zonjën e Vjetër”.

Sport

Jashari e do vetëm Milanin, ky i fundit e ka “fatin” e tij në dorë

Published

on

Milani e ka vënë në shënjestër Ardon Jasharin për repartin e mesfushës: lojtari i lindur në vitin 2002 shihet si përforcimi ideal për mesfushën e re që do t’i vihet në dispozicion trajnerit Allegri.

Negociatat me Club Brugge – siç ka treguar edhe rasti i Charles De Kaetelare – nuk janë të lehta: ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve.

Megjithëse ka interes nga klube të tjera evropiane, qëndrimi i lojtarit është i qartë: ai dëshiron Milanin.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano komentoi këtë çështje në platformën “X”:

“Sipas informacioneve, Ardon Jashari nuk po negocion me klube të tjera në këtë fazë: ai dëshiron t’i bashkohet Milanit. Ka marrë vendimin dhe është i bindur se Milani është destinacioni ideal për të ardhmen. Oferta aktuale është rreth 30 milionë euro plus bonuse, por nuk mjafton pasi Club Brugge kërkon më shumë. Tani është në dorë të klubit.”

Ardon Jashari u transferua te Club Brugge verën e kaluar për shumën e gjashtë milionë eurove nga Luzerni.

Vetëm në vitin e tij të parë në Belgjikë, Jashari fitoi dy çmime: “Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit” dhe “Lojtari më i Mirë i Sezonit”.

 

Continue Reading

Sport

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Published

on

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.

Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.

Continue Reading

Sport

Mesazhi lamtumirës i Gallapenit për Prishtinën dhe i fillimit të kapitullit të ri në Poloni

Published

on

Dion Gallapeni u zyrtarizua sot nga klubi i tij i ri, Widzew Lodz.

Futbollisti kosovar nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin polak, tek i cili do të luajë deri në verën e vitit 2029, natyrisht nëse e respekton kontratën, shkruan “Gazeta Express”.

E pasi u prezantua nga klubi polak, futbollisti i deridjeshëm i Prishtinës e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e falënderoi klubin Bardhekaltër për mundësinë dhe emocionet, ndërsa foli me entuziazëm për eksperiencën e re që e pret tash e tutje në Poloni.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit të krahut të majtë.

 

Continue Reading

Sport

Bayern-PSG, dueli tjetër gjigant në Botërorin e Klubeve

Published

on

By

Bayern Munich e mposhti Flamengo-n me rezultat 4–2 në ndeshjen e 16‑s në Hard Rock Stadium, Miami, dhe siguroi një vend nëçerekfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

Goli i parë erdhi në minutën e 6-të, kur mbrojtësi Pulgar shënoi në portën e vet pas një korneri të Kimmich. Tre minuta më vonë, Harry Kane thelloi avantazhin me një goditje të bukur nga distanca, përcjellë KosovaPress.

Leon Goretzka shënoi golin e tretë në minutën e 41-të, ndërsa Flamengo kundërpërgjigjej me gola nga Gerson dhe Jorginho (penallti) përkohësisht duke ngushtuar diferencën në 3–2

Harry Kane bëri histori si sulmuesi i parë anglez që arrin 40+ gola në tri sezone të njëpasnjëshme në ligat kryesore evropiane dhe u barazua me Phil Foden dhe Ëayne Rooney si shënuesi më i mirë anglez në historinë e Club Ëorld Cup (3 gola)

Bayern do të përballet me Paris Saint-Germain, kampionin në fuqi të Champions League, në çerekfinale.

Në këtë mënyrë Bayern siguroi një vend në top 8 të botës, duke treguar formë dhe dominim, veçanërisht në tri ndeshjet me rivalë të fortë. PSG – si kundërshtari i ardshëm – do të jetë një test i madh për bavarezët.

Continue Reading

Të kërkuara