Lajmet

​Zgjatet deri në 24:00 orari i qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban

Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve vlen për linjat 1, 1A, 3 dhe 4.

Published

on

Bazuar në vendimin e komunës së Prishtinës, Trafiku Urban sot ka bërë të ditur ndryshimin e orarit të qarkullimit të autobusëve të kësaj kompanie duke filluar nga data 20 korrik.

Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve për linjat 1, 1A, 3 dhe 4 do të jetë deri në orën 24:00, thuhet në një njoftim për media.

Ndryshe, Trafiku Urban disponon me gjithsej shtatë linja të qarkullimit me 5 mijë udhëtarë në ditë. 

Lajmet

Kosova dhe Shqipëria prezantohen në Kanë me pavijon të përbashkët dhe premierën e filmit “Dua”

Published

on

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar hapjen e Pavijonit të Kosovës në kuadër të Marché du Film, tregut zyrtar të Festivalit të Filmit në Kanë. Ky prezantim shënon vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë botërore të filmit.

Për të 15-in vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë po prezantojnë së bashku kinematografinë shqiptare përmes pavijonit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të produksioneve nga të dy vendet.

Ky edicion shënohet edhe me një moment të veçantë: premierën botërore të filmit “Dua”, i cili është përzgjedhur në programin prestigjioz Semaine de la Critique, ku garon për katër çmime kryesore. Përzgjedhja në këtë program konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për filma të rinj në Kanë.

Pjesëmarrja e përbashkët dhe prezantimi i filmit “Dua” pritet të forcojnë më tej praninë e kinematografisë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Në Durrës hapet ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”

Published

on

Në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, e cila sjell për publikun pamje të rralla të Shqipërisë së fillimshekullit XX.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber. Ekspozita është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Ambasadës së Zvicrës në Tiranë dhe FotoKlub Durrës, duke ofruar një udhëtim të veçantë vizual përmes fotografive të realizuara nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard dhe bashkëshortja e tij, Hélène Pittard.

Gjatë viteve 1921 dhe 1924, çifti Pittard udhëtoi nëpër Shqipëri duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat, peizazhet dhe traditat shqiptare. Përmes objektivit të tyre, ekspozita sjell dëshmi autentike të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar, të ruajtura në fotografi me vlerë të veçantë historike dhe kulturore.

Në fjalën e saj, Klodiana Spahiu e vlerësoi këtë nismë si një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke falënderuar organizatorët për sjelljen e kësaj ekspozite për publikun durrsak.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria nesër në skenën e Eurovision 2026, Alis Kallaci përfaqëson vendin me këngën “Nan”

Published

on

Shqipëria do të ngjitet nesër në skenën e madhe të Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësohet nga këngëtari Alis Kallaci me këngën “Nan”.

Performanca shqiptare pritet të sjellë emocion, ndjeshmëri artistike dhe interpretim vokal të fuqishëm, ndërsa fansat shqiptarë kanë shprehur mbështetje të madhe për këngën që do të prezantohet para publikut europian.

Alis Kallaci do të performojë më 14 maj në një nga netët më të rëndësishme të kompeticionit muzikor europian, duke synuar kualifikimin në finalen e madhe të Eurovisionit. Ndërkohë, delegacioni shqiptar tashmë ka mbërritur në Vjenë të Austrisë për të mbështetur përfaqësuesin e Shqipërisë në këtë edicion të festivalit.

Eurovision Song Contest mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë, ku artistë nga vende të ndryshme konkurrojnë për trofeun prestigjioz dhe vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Kulturës organizon aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Muzeut

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar organizimin e aktiviteteve të veçanta në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut.

Sipas njoftimit, aktivitetet synojnë ta afrojnë publikun me koleksionet muzeale, historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit, përmes programeve edukative dhe prezantuese.

Në kuadër të agjendës do të organizohen vizita, ekspozita dhe aktivitete të hapura për qytetarët, duke e prezantuar muzeun si një hapësirë aktive të jetës kulturore dhe jo vetëm si vend ruajtjeje të objekteve historike.

Ministria ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të planifikuara për shënimin e kësaj dite, me synimin për të promovuar rëndësinë e muzeve në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara