Lajmet

​Zelensky i kërkon Bidenit që të mos e sanksionojë Abramovichin, zbulohet arsyeja

Ai mund të ndihmojë për të lehtësuar bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar administratës Biden të mos sanksionojë oligarkun rus, Roman Abramovich, pasi ai mund të ndihmojë për të lehtësuar bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

Abramovich, i cili ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore pas nisjes së pushtimit të Vladimir Putinit në Ukrainë, ishte planifikuar të goditet sanksionet e presidentit Joe Biden ndaj rusëve të pasur në mbarë botën, por Zelensky i kërkoi Bidenit për një “zbutje” në të paktën rastin e Abramovich, raporton “The Wall Street Journal”.

Abramovich thuhet se është një ndërmjetës i mundshëm i dobishëm midis Zelenskyt dhe Kremlinit, kështu që Zelensky i kërkoi Bidenit në një telefonatë të fundit të ndalonte sanksionimin e Abramovich, thonë burimet për “Journal”.

“Ne nuk do të publikojmë biseda private midis Presidentit Biden dhe Presidentit Zelensky”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Emily Horne.

Planet për të sanksionuar Abramovichin nuk janë unike për administratën e Bidenit, pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar që Abramovich të ngrijë asetet në mbarë botën.

Lajmet

Veliaj: Kjo është një betejë që e bëj edhe për Ogertën, Florin e Arlindin

Published

on

By

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, aty ku po shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij si të ligjshëm apo jo nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se kjo është që betejë që ai është duke e bërë edhe për ata që do të vijnë pas tij.

Gjithashtu, Veliaj bëri edhe një analogji me kryetarin e Bashkisë së Tropojës dhe kërkoi të njëjtin trajtim.

“Për analogji, doja të përmendja një rast po në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë, por në shtëpinë e tij. Tani lind pyetja, a janë të gjithë qytetarët e barabartë. Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës nga një qytetar i Tropojës dhe pse toleranca në Tropojë është 11 muaj dhe në Tiranë është dy javë, 3 muaj dhe 7 muaj? Këtu kemi një disbalancë totale.

Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Për të gjithë ata që kanë argumentin, po për qytetarët? Po patjetër, por së pari kam unë një betim dhe një kontratë të lidhur me qytetarët që duhet ta mbrojë. Së dyti, edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë këtë Ogertës, Florit, Arlindit?! Kaosi që kemi tani nuk është gjë hiç me kaosin që mund të krijohet nëse kjo do të kthehet në standard. Kështu që kjo është edhe një betejë për ata që do të vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë”, tha Veliaj./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ndalohet një person për shkak se ndikoi gjatë zgjedhjeve në Kllokot

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me iniciale D.K. nga fshati Verbovc të Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtrojë ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet./KP

Continue Reading

Lajmet

​OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Qëllimshëm u anashkaluam sërish

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave.

Sipas OVL-UÇK-së, kryeministri në detyrë “edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës”.

Nga kjo organizatë thonë se Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi.

Përmes këtij reagimi OVL e UÇK-së kërkon nga qeveria e ardhshme që pensionet e veteranëve të përfshihen në rritjen e pagës minimale.

Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht. Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit. OVL UÇK kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin në vlerë prej katër miliardë euro për vitin 2026.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti.

Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi për vendimet e Kurtit: Mashtrimi elektoral nuk kalon, uji i turbullt s’pihet dy here

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë për miratimin e projektbuxhetit 2026, rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Krasniqi e ka quajtur këtë “tentativë për mashtrim elektoral”, në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve parlamentare.

Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh e për zgjedhje parlamentare,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se “krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen”.

Krasniqi në fund ka dhënë mesazhin se “mashtrimi elektoral nuk kalon” dhe se “uji i turbullt s’pihet dy herë”.

Buxheti për vitin 2025 ishte 3.6 miliardë euro, derisa paga minimale ishte 350 euro bruto, shtesat për fëmijë ishin 20 euro, pensioni bazik 120 euro./KP

Continue Reading

Të kërkuara