Lajmet

​Wigemark: Bashkëpunimi mes Kosovës e EULEX-it do të vazhdojë

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Publikuar

Shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi sot se bashkëpunimi mes Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë në forcimin e demokracisë dhe fuqizimit të rendit dhe ligjit. Ai këto komente i bëri në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në PPSM (CSDP) për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it, e cila u zbarkua përkohësisht në Kosovë në muajin mars 2022.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Ai vlerësoi partneritetin me aleatët ndërkombëtar të Kosovës në fushën e sigurisë, derisa theksoi se janë të vendosur në ngritjen profesionale të Policisë së Kosovës, luftimit të krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar të EULEX-it përbëhet prej 70 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë nga Portugalia dhe Franca. Ajo zbarkoi në Kosovë duke iu përgjigjur nevojës së EULEX-it për të pasur forca shtesë në terren, në mënyrë që ky Mision të jetë në gjendje t’i mbështesë më mirë homologët e tij kosovarë nëse kjo kërkohet duke marrë parasysh mjedisin e sigurisë në Kosovë dhe sigurinë në rajon. 

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Firma izraelite e armëve shënon rritje të fitimit

Publikuar

nga

Elbit Systems, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes të Izraelit, ka shënuar rritje prej 11.5 për qind në të ardhurat e tremujorit të parë nga viti në vit pasi ushtria izraelite kërkon më shumë produkte për luftën e saj në Gaza.

Elbit furnizon me armë dhe pajisje Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, duke përfshirë simulatorë, dronë, artileri, municione dhe lazer me fuqi të lartë, tha CEO Bezhalel Machlis.

Përveç rritjes së fitimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, fakti që sistemet e Elbit janë “në përdorim operacional” në Izrael po nxit kërkesën nga klientët ndërkombëtarë, tha Machlis. Rrjedhimisht, kompania pret të arrijë objektivat e saj të të ardhurave më herët se sa ishte parashikuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Publikuar

nga

Agjencia e lajmeve AFP raporton se edhe qeveritë e Norvegjisë dhe Irlandës kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

“Norvegjia ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, tha ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, kur vendimi hyri në fuqi.

Ndërkaq nga Qeveria e Irlandës thanë se do të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çitaku: Edhe ne e duam dorëheqjen e Kurtit, por mundësia e vetme është shpërbërja e Kuvendit

Publikuar

nga

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa e kësaj partie për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është më e mundshme për shkak se nuk i kanë numrat për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Thotë se s’mund ta imponojnë as dorëheqjen e Albin Kurtit.

Çitaku thotë se në këtë moment, mundësia e vetme që të shkohet në zgjedhje është përmes shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa si preferencë thotë se e kanë edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ajo thotë se alternativat tjera janë të pamundura.

“Fillimisht dua ta qartësoj që PDK nuk ka asnjë shtizë për opozitën për kolegët tanë opozitë. Ne sigurisht që do të preferonim që kryeministri Kurti të jep dorëheqje, mirëpo dorëheqja nuk është një akt i cili ne si opozitë mund ta imponojmë sikurse që nuk i kemi numrat e mjaftueshme që ta shkarkojmë Qeverinë e kryeministrit Kurti. Në politik nuk operohet me dëshira por me të mundshmen dhe në këtë moment e mundshme është të shkohet në zgjedhje të reja përmes shpërbërjes, përkatësisht shpërndarjes së Kuvendit. Ne të gjithë po pajtohemi së paku ne si opozitë edhe PDK edhe LDK edhe AAK që vendi ka nevojë për zgjedhje që Qeveria nuk është duke bërë punën e saj, që qeverisja është e dobët, që raportet e Kosovës me aleatët janë acaruara, që ekonomia në vend ka stagnuar, që migrimi është duke shënuar parametra të dhimbshëm”, thotë Çitaku.

Ndërsa mosgatishmërinë e partive tjera për takim me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, e sheh të gabuar. Thotë se nuk i kanë sulmuar as partitë tjera kur janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse të gjithë po pajtohemi që këto janë fakte atëherë detyra jonë si opozitë posaçërisht mandatin sa më parë t’ua kthejmë qytetarëve. Tash ne po synojmë të bashkërëndohemi me opozitën, kryetari Krasniqi është takuar para se të takohet me kryeministrit Albin Kurti, është takuar me kryetarin e LDK-së dhe me kryetarin e AAK-së, ata kanë vendosur që mos t’i përgjigjen kërkesës për një takim me kryetarin e LVV. Kjo është si të themi në domenin e përgjegjësive të tyre, ne jemi subjekte politike të ndryshme me identitet politik të ndryshëm edhe secili mban përgjegjësi dhe që i ndërmerr vet. Ka pasur raste në të kaluarën që ftesave të  ngjashme u janë përgjigjur kolegët tanë në opozitë dhe ne nuk kemi shkuar por nuk i kemi sulmuar pse ata janë takuar me kryeministrin Kurti”, u shpreh Çitaku.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara