Lajmet

​Vrasja e shtatzënës, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror

Mbrëmë u vra një 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Published

on

Një grua shtatzënë e në prag të lindjes së foshnjës së saj është vrarë mbrëmjen e së mërkurës nga burri i saj. Ngjarja ndodhi pikërisht në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ku ajo priste të lindte foshnjën.

Lidhur me rastin kanë reaguar krerët shtetërorë e shoqëria civile. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se sot (e enjte) në ora 8:30 do të mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

“Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë. Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë. Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave. Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, tha Haxhiu.

Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa kërkoi dënim meritor për autorin.

“Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë. Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët. Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë. Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijën ende të pa lindur”, ka thënë Haxhiu.

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vushtrri

Published

on

By

 Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit A.Z. në Vushtrri.

Policia ka bërë me dije se dje rreth orës 20:35, ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

“Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raporton e policisë.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendim të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet tutje.

Rrjedha hetimore sipas policisë është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.

Continue Reading

Lajmet

​Shënohet 27-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Published

on

By

Sot mbushen 27 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan – Epopeja e Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Aktivitetet e shënimit të Epopesë së Dukagjinit janë organizuar nga Komuna e Deçanit dhe kanë filluar më 21 mars, ndërsa sot mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, nga ora 11:00-12:00 dhe një program artistik te Kulla e Haradinajt nga ora 13:00.

Më 24 mars 1998, në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Continue Reading

Lajmet

​26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake-policore të Serbisë.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Continue Reading

Aktualitet

Therja me thikë në Mitrovicë, i dyshuari në arrati

Published

on

Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.

Dyshohet se kjo plagosje ka ardhur pas një përleshje, derisa bëhet e ditur se i theruri me thikë për dërguar për tretman mjekësor.

 

Continue Reading

Të kërkuara