Lajmet

​Von Cramon: E mbështesim aplikimin e Kosovës në KiE, por jo edhe në BE

Në raportin për Kosovën përmendet edhe liberalizimi i vizave.

Published

on

Parlamenti Evropian gjatë ditës së sotme ka miratuar raportet për Kosovën dhe Serbinë. Në këtë raport theksohet nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Deputetja gjermane, Viola Von Cramon e cila ka përgatitur raportin për Kosovën, ka deklaruar se përkrahin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por jo edhe në Bashkimin Evropian. Mes tjerash, ajo ka theksuar se mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon tha se ky raport është i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës me pika fondamentale.

Përkrahim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kemi bërë një dallim të qartë me aplikimin për BE. Kur kemi thënë se nuk është kohë e duhur për shkak të çështjes së mosnjohjes, që do të rriste pritjet lokale që do të duhej ta menaxhojmë më vonë. Po ashtu, e kam thënë këtë edhe në Kosovë kur isha atje në herën e fundit”, ka deklaruar raportuesja për Kosovën.

Ajo pati fjalë të mira për qeverisjen aktuale, ku tha se është nisur një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kemi pasur një kthesë të madhe politike në mes kohës 2020-2021 me qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, që ka ndërmarrë punë pas fitores së madhe të vitit 2021, e kanë qëllimin dhe po punojnë për reformat të cilat do ta sjellin Kosovën më afër BE-së dhe në një situatë shumë të vështirë ekonomike. Por, kanë nisur me një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, këtë po e shohim edhe në një moment special në kontekstin ndërkombëtar. Po e shohim se ka një agresion rus që është veçanërisht një shqetësim i madh për vendet në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, po e shohim një disponim në Kosovë që ka çuar në fuqizimin e forcave të EULEX-it në vend dhe sidoqoftë nuk kemi parë dhe nuk kemi vërejtur një kërcënim serioz për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës, si në veri ashtu edhe në ndonjë pjesë tjetër”, ka thënë ajo.

Më tej, në këtë raport përmendet edhe nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në tekstin e raportit, po ashtu theksohet nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që bazohet në njohjen reciproke, si parakusht për qasjen në BE të dyja vendeve. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka qenë fort sipër në agjendën dhe marrëveshjen që janë arritur në të kaluarën. Tash po vihen në pyetje, që po tregon se nuk ka angazhim serioz dhe është kritikuar shumë nga individë, deputetë, po ashtu edhe në raportin tonë”, ka shtuar ajo.

Ajo shtoi se në raport thuhet se do t’i jepet përkrahje e plot të dërguarit special për dialog, Miroslav Lajçak. Sipas saj, ka pasur lajme të mira për dialog pas katër vitesh, me arritjen e marrëveshjes për energjinë dhe personat e zhdukur. Mes tjerash, Von Cramon ka bërë thirrje edhe për përfshirjen e grave në procesin e dialogut.

Në raportin për Kosovën përmendet edhe liberalizimi i vizave.

E kemi përkrahur këtë vazhdimisht dhe tashmë amendamentet dhe shumicën në parlament tash theksohet me të vërtetë nga shumica e kolegëve të mi, se liberalizimi i vizave ende po e bllokon Kosovën në nivelin e Këshillit të Evropës, as në parlament e as në komision dhe këtë e çojmë gjithmonë në nivelet më të larta të qeverive franceze dhe holandeze. Kam qenë në Paris kam folur për këtë çështje dhe jemi munduar që sa më shumë që ta zhbllokojmë situatën. Tash kanë mbaruar zgjedhjet në Francë dhe po shohim se ka një momentum të ri që kjo të zhbllokohet”, ka theksuar ajo.

Ajo ka ftuar që qeveria të punojë me partnerët ndërkombëtarë dhe të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Von Cramon ka ftuar që të zbatohen edhe vendimet e gjykatave për Manastirin e Deçanit

Lajmet

SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive

Published

on

Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime produktive dhe konstruktive, por ende duket se nuk ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.

I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë.

Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh si një kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën dhe një plan ekonomik dhe prosperiteti.

Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis të dërguarit të SHBA-së dhe atij rus, Kirill Dmitriev./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.

Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.

Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.

Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.

Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.

Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.

U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës

Published

on

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.

Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

Published

on

Odhise Paskali, njëri ndër themeluesit e skulpturës shqiptare dhe personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar, u lind në Përmet më 22 dhjetor 1903.

Hapat e para të karrierës së Odhisesë, janë në fushën e publicistikës, si dhe u shqua në estetikë dhe kritikë arti.

Më 1919 ai shkoi në Itali, ku kreu Liceun më 1923 dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.

Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat: “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968, “Naum Veqilharxhi”, bust në bronz, në Korçë, “Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968 etj.

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të Shqipërisë.

Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë.

Në studion-muze ruhej edhe arkivi i pasur i Odhise Paskalit me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave.

Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni “Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e spikatur e artit, Floriana Paskali.

Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet.

Ai ndërroi jetë në Tiranë, më 13 shtator 1985, i nderuar dhe i përcjellë me një ceremoni madhështore nga mijëra bashkatdhetarë e adhurues të veprës së tij të pavdekshme./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara