Lajmet
Viti 2020 konsiderohet më i vështiri për viktimat e dhunës seksuale
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNë pranverë të hershme të vitit që lamë pas, vendi u mbyll pas përhapjes së COVID-19. Është pikërisht kjo kohë, ku mbi 20 mijë grave e burrave të moshave të ndryshme, ua kujton dhunimet seksuale nga paramilitarët serbë.
Për më tepër se dy dekada, ata kanë përcjellës ngjarjen në mendje, e shenjat në trup. Por, viti 2020 po konsiderohet si më i vështiri për ata, meqë mbyllja totale ua riktheu edhe një herë traumën e viteve ’98 e ’99. Gishti po i drejtohet edhe institucioneve, meqë po thuhet se harruan këtë kategori shoqërore. Ndërkohë që gjatë vitit kanë aplikuar 200 persona për njohjen e statusit, më pak se vitin 2019.
Feride Rushiti, e cila është drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tash e më shumë se dy dekada po punon me viktimat e ‘gjalla’ të luftës. Ajo thekson se viti 2020, ka qenë viti më sfidues dhe i vështirë për viktimat e dhunës seksuale.
Marsi, prilli e maji, këtyre viktimave u kujton Kosovën e përgjakur të vitit ‘98 e ’99. Pikërisht në këtë kohë, Kosova u mbyll për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, që në anën tjetër këtyre viktimave iu rikthye trauma.
“Ne e kemi vërejtur edhe në kontakte, edhe në telefonata ka pasur raste që me të vërtetë kanë qenë keq, kanë qenë të shqetësuara kanë kërkuar edhe tretman medikamentoz përtej shërbimeve psikologjike dhe kjo periudhë kohore ka qenë mjaft e vështirë dhe i ka rënduar edhe më shumë statuset e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Pastaj të jemi të hapur nuk ka pasur një masë të veçantë nga qeveria për me iu dhënë ndonjë pako apo përkrahje të caktuar grupeve të ndjeshme shoqërore. Ndoshta pse pandemia i ka atakuar moshat e shtyra, personat me sëmundje kronike dhe ka qenë e vështirë edhe për institucionet. Megjithatë viktimat e dhunës seksuale mund të them që kanë qenë grupet që me të vërtetë gjatë kësaj periudhe kanë vuajtur shumë, kanë pasur edhe vështirësi emocionale edhe shëndetësore edhe e kanë pasur të vështirë të jenë të qasshme nëpër institucione apo organizata ku atyre u ofrohet shërbimi.”, deklaron ajo.
Kjo periudhë kohore ua ka rënduar edhe më tej gjendjen e tyre sociale. Rushiti thekson se kanë shpërndarë mbi 200 pako ushqimore dhe higjienike, por që këto ndihma nuk është se ua plotësuan të gjitha nevojat.
“Ka qenë viti më i vështirë që njihet për të mbijetuarit e dhunës seksuale, për faktin që periudha e izolimit ka qenë mjaft e dëmshme dhe ne po i vërejmë edhe në seancat kur po vijnë dhe po i sjellin shqetësimet e veta”, shton ajo.
Në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, përkundër të gjitha sfidave, gjatë vitit janë paraqitur rreth 30 raste të reja.
Feride Rushiti kritikon punën e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, meqë sipas saj, rastet nuk po arrijnë të shqyrtohen për një vit, gjë që po shkakton ankth për viktimat dhe familjarët.
Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, anëtari i Sekretarisë së Komisionit, Labinot Bala njofton se gjatë vitit 2020 kanë aplikuar 200 persona për njohjen e statusit të tyre si viktimë e dhunës seksuale.
“Sipas kërkesës suaj ju njoftojmë se në vitin 2020 deri me tani kemi pranuar gjithsej 200 aplikacione (gjinia nuk mund të dihet pasi që aplikacionet pranohen në pliko të mbyllur) ndërsa në vitin 2019 kemi pranuar 266 aplikacione. Gjatë këtij viti janë trajtuar 377 lëndë nga to 349 femra dhe 28 meshkuj. Statusi viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës iu është njohur 222 aplikuesve dhe janë refuzuar 101 kërkesa për njohje të statusit viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ndërsa 55 aplikacione janë në proces të trajtimit”, thuhet në këtë përgjigje.
Se ky vit ka qenë sfidues e thotë edhe Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave. Në këtë qendër tash e sa kohë, gratë përjetimet e tyre, po i shkrijnë në art, duke punuar shumë aksesorë. Viti pandemik solli shumë vështirësi 15 grave të cilat janë të angazhuara në këto punime.
“Secili grua në njëfarë mënyre ka menduar që është ndonjë luftë, jo ndonjë pandemi për arsyeje se këto gra e kanë përjetuar luftën dhe çdo gjë që ndodhë në Kosovë, gjithmonë vëmendja u kthehet në luftë. Është riaktivizuar trauma të këto gra. Po ashtu, ka qenë që këto gra ka qenë shumë vështirë në këtë situatë, nuk kanë pasur komunikim me shoqatën tonë që e kanë quajtur si familje e dytë. Po ashtu, me familjarë në njëfarë mënyrë janë izoluar, masat e qeverisë kanë qenë shumë të rrepta”, thekson Tahiraj.
Deri më tani, pranë kësaj qendre janë paraqitur 230 gra të cilat u dhunuan seksualisht nga kriminelët serbë. Udhëheqësja e kësaj qendre thotë se gjatë vitit 2020, numri ka rën për shkak të frikës. Megjithatë, ka pasur raste të reja të cilat kanë shkuar për ndihmë.
“Në 2018 ka qenë fluksi i madh i aplikimeve, diku 107, në vitin 2019 ka qenë rreth 60. Këtë vit ka qenë numri i rasteve që i kemi identifikuar 34 raste. Këtu është një diferencë, por ne fatbardhësisht e kemi një mbështetje nga QKRMT, jemi në partneritet me projektet e mbështetura nga Ambasada Britanike, ku kemi mbajt takime nëpër fshatra, institucione, këtu kemi arritur edhe të identifikojmë rastet e reja”, shton ajo.
Në anën tjetër, në qendrën “Drejtësi për të gjithë”, nuk është se ka pasur shumë viktima të paraqitura, por që kanë punuar me procedimin e rasteve pranë institucioneve të drejtësisë.
Nafi Krasniqi, i cili është edhe vëllai i gruas së parë që foli publikisht për tmerrin e përjetuar, Vasfije Krasniqit, thotë për KosovaPress, se është një rast i paraqitur në qendrën e tyre, ku dhunuesit shumë shpejt pritet t’i konfirmohet aktakuza.
“Sa i përket qendrës sonë, është një rast që shumë shpejt do t’i konfirmohet aktakuza për dhunimin që është përfshirë për shkak se ai është i përfshirë edhe në krime të tjera. Aq sa kemi informacione ai duhet të jetë i përfshirë edhe në dhunime të tjera. Përderisa edhe puna e policisë ka qenë e kufizuara shkaku i pandemisë”, thekson ai.
Gjatë këtij viti, pritet edhe ngritja e pesë kallëzimeve të tjera penale.
“Mendojmë që në vitin 2021, nëse ka mundësi na lejohet mundësia për të punuar, ne shpresojmë shumë duke iu referuar dëshmive dhe duke iu referuar të mbijetuarave që kanë arritur të identifikojnë edhe i njohin kryerësit e krimeve që kanë të bëjnë me dhunimet, ne besojmë që në vitin e ardhshëm do të mundemi të ofrojmë dëshmi të mjaftueshme, për të ngritur për pesë raste kallëzime penale. Për pesë raste të ndryshme, janë të përfshirë persona të ndryshëm dhe besojmë shumë që në vitin e ardhshëm neve kemi me arrit me i pas të ngritura këto kallëzime penale”, shton ai.
Pavarësisht, rasteve të reja të paraqitura, po konsiderohet se kjo kategori shoqërore është më e margjinalizuara për më tepër se dy dekada. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave e të Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thekson se viktimat e dhunës seksuae nuk janë trajtuar asnjëherë në përputhje me nevojat që i kanë.
“Në kohën e pandemisë thuaja se të gjithë janë trajtuar në përputhje me situatën, është njëfarë kaosi, frike, stresi, paqartësie, është një pasiguri dhe kurrkush nuk ka pasur kohë me u marrë as me viktimat e dhunës seksuale, as me invalidët e luftës, as me personat e hendikepuar. Pothuajse të gjithë janë zier në një kazan, ndërkaq për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës kryesisht janë marrë organizatat jo-qeveritare të cilat edhe e kanë pasur meritat kryesore për thyerjen e heshtjes të cilat edhe në këtë kohë të pandemisë janë përpjekur që sado pak t’iu ndihmojnë qoftë në mënyrë simbolike. Ndërkaq shteti nuk ka pasur mundësi, deshëm apo jo është njëfarë kaosi, një gjendje e jashtëzakonshme e cila nuk është shpallur si gjendje e jashtëzakonshme dhe shteti e ka humbur kokën në këtë situatë”, shprehet Shala.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj thekson se masat që janë marrë anti-COVID, kanë ndikuar keq tek grupet caktuara që kanë përjetuar situata të tilla në të kaluarën.
“Ne deri më sot nuk është që ju kemi krijuar shumë hapësira që këto viktima me fol edhe me rrëfyer, tërë atë që e kanë përjetuar… Ne si shoqëri duhet të bëjmë më shumë me i kuptuar këto viktima, me u solidarizua me krejt atë çfarë ka ndodhë, dhe në anën tjetër edhe me i trajtuar në formën që ato e meritojnë ose ju duhet. Unë kam parë një praktikë shumë të mirë në shtetet e ndryshme të botës, që aplikohet tek këto raste, dhe mendoj që tek ne mungon, është trajtimi i nga një organizate të specializuar që ofron shërbime psiko-sociale për këto raste duke e trajtuar secilën viktimë veç e veç dhe duke u ofruar mbështetje në çdo kohë. Po besoj që e kemi obligim edhe e kemi borxh këtë formë të trajtimit ta zbatojmë edhe në Kosovë”, shprehet Qelaj.
Më shumë se dy dekada, pas përfundimit të luftës, asnjë person individualisht nuk është dënuar për krime seksuale.
Lajmet
Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte kundër popullsisë civile
Published
12 hours agoon
February 3, 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Sërgjan Lazoviq për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 3 shkurt 2026, raporton Ekonomia Online.
Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve.
“Trupi gjykues sot, me datë 03.02.2026, në emër të popullit merr këtë aktgjykim ndaj të akuzuarit, Sërgjan Lazoviq është fajtor sepse gjatë kohës së luftës në Kosovë… ka kryer arrestime dhe privime të kundërligjshme nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme të komunitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë. Arrestimet dhe keqtrajtimet, ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 qytetarë civilë të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt… me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në bazë të dispozitave ligjore të akuzuarin e gjykojnë me dënim burgimi me kohëzgjatje prej 12 vitesh e 6 muaj”, tha ai.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sërgjan Lazoviq, për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.
Sipas aktakuzës Sërgjan Lazoviq akuzohet se në periudhën kohore 1998 – 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka kryer arrestime dhe privim të kundërligjshëm nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike.
Në këtë aktakuzë janë përshkruar mënyrat dhe rrethanat e keqtrajtimeve dhe arrestimeve të popullsisë civile shqiptare, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.
Në aktakuzë thuhet se nga data 3 shtator 1998 deri më 5 shtator 1998, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, me dashje, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, Lazoviq ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, rreth 500 qytetarë civilë, të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt.
Aty thuhet se banorët e fshatrave të Malishevës dhe Klinës së bashku me familjet e tyre, ishin detyruar që të largoheshin nga fshatrat dhe shtëpitë e tyre, duke shkuar në drejtim të bjeshkëve të fshatit Panorc dhe më të arritur në fshat popullata civile has në një postbllok të forcave policore serbe, të cilët e kishin rrethuar zonën ku ndodhej popullata civile, ku thuhet se forcat serbe fillimisht i ndajnë burrat nga gratë dhe fëmijët, këtyre të fundit u japin urdhër të largohen kurse rreth 500 meshkuj civilë shqiptarë i arrestojnë dhe i dërgojnë në drejtim të shkollës së fshatit, ku gjatë rrugës i maltretojnë dhe i rrahin, në mesin e tyre edhe të dëmtuarin Ahmet Zenuni
Gzim Mujaj/Ekonomia Online/
Lajmet
“Nata e tmerrit” që Mitrovica nuk e harron: Masakër e planifikuar e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi
Published
12 hours agoon
February 3, 2026
Nata ra mbi Mitrovicë, por me të nuk erdhi qetësia. Mes datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, qyteti u mbulua nga krisma armësh, britma dhe heshtja e atyre që duhej të mbronin civilët. Për Halil Baranin, kryetar i KMDLNj-së për rajonin e Mitrovicës dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve, ajo mbetet “nata e tmerrit”. Brenda shtëpive dhe banesave të tyre, 10 shqiptarë u pushkatuan, mes tyre edhe një fëmijë 13-vjeçar, Nderim Mehmeti. Dhuna nuk u ndal me vrasjet, dhjetëra të tjerë u plagosën e u keqtrajtuan barbarisht, ndërsa mijëra u dëbuan me dhunë.
25 persona u plagosën me armë zjarri, 93 të tjerë u keqtrajtuan fizikisht në mënyrën më barbare, pa dallim moshe apo gjinie. Dy prej të plagosurve nuk i mbijetuan pasojave të dhunës dhe vdiqën më vonë në spitalin e Prishtinës.
Të gjitha këto, sipas dëshmisë së Baranit, në prani të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut, që mbetën vetëm shikues të një krimi që edhe sot, pas gati tri dekadash, nuk ka marrë drejtësi.
“Nata mes datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, përkujtohet jo vetëm nga unë, por nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës, përkatësisht të pjesës së okupuar të Mitrovicës, si natë e tmerrit, sepse në prani të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut, brenda nëpër shtëpi dhe banesat e tyre, janë pushkatuar 10 shqiptarë. Në mesin e tyre, një fëmijë 13-vjeçar, Nderim Mehmeti. Në prani të këtyre forcave që i përmenda më herët, apo ‘paqeruajtësve’, u dëbuan me dhunë nga banesat dhe shtëpitë e tyre, pothuajse të gjithë shqiptarët që jetonin në pjesën e okupuar të qytetit. Natën e tmerrit që, ashtu e kam quajtur me kohë atëherë në 2000-tën, nata e tmerrit, jo vetëm këta 10 të pushkatuar, por kanë qenë edhe 25 të plagosur me armë zjarri, pa dallim moshe e gjinie. Të keqtrajtuar fizikisht në mënyrën më barbare 93 të tjerë, ku dy prej tyre, me 27, përkatësisht me 28 shkurt 2000, kanë vdekur në spitalin e Prishtinës. Të gjitha këto, janë bërë në prani të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut. Të gjithë, një pjesë e madhe e këtyre shqiptarëve, atë natë kanë kërkuar ndihmë prej francezëve dhe prej policisë së UNMIK-ut. Ata vetëm kanë bërë sehir, nuk u kanë ofruar ndihmë. Kur e kanë kryer kriminelët punën e tyre, kriminelët çetnikë serbë, kur e kryejnë punën e tyre, atëherë i kanë marrë të plagosurit, i kanë çuar në spitalin e improvizuar maroken që ka qenë në lagjen Bair të Mitrovicës. Ndërsa të pushkatuarit apo trupat e pajetë të 10 shqiptarëve, i kanë bartur prej atje, i kanë sjell në pjesën e okupuar, në pjesën tjetër, nga pjesa e okupuar e qytetit, në pjesën tjetër të qytetit të Mitrovicës”, thotë Barani për KosovaPress.
Ai tregon se masakra nuk ishte e rastësishme. Sipas tij, pas luftës së vitit 1999, Mitrovica u shndërrua në strehë për persona që kishin kryer krime ndaj shqiptarëve nëpër Kosovë. Më 2 shkurt 2000, civilë të armatosur serbë hynë në pjesën veriore të qytetit dhe evidentuan banesat ku jetonin shqiptarët. Një natë më vonë, më 3 shkurt, rreth orës 21:00, nisi sulmi që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të 4 shkurtit, duke lënë pas viktima e plagë.
“Po dihet, sepse në Mitrovicë janë grumbulluar menjëherë pas lufte, në vitin 1999, kur kanë hyrë forcat paqeruajtëse në Kosovë, nga të gjitha qytetet e Kosovës krejt ata kriminelë që kanë bërë krime mbi popullatën shqiptare, janë vendosur në Mitrovicë. Po të njëjtit, po tash ai është i pushkatuar vetë nga bashkëkriminelët e tij, Oliver Ivanoviqi, ka qenë prijësi apo kryekrimineli, ata vetë e kanë vrarë më vonë por ai ju ka pri dhe i kanë pushkatuar brenda nëpër banesa. Duhet të ceket se më 2 shkurt, të vitit 2000 kanë ardhur një pjesë e madhe e civilëve të armatosur serbë në pjesën e okupuar të Mitrovicës dhe e kanë bërë evidentimin e banesave dhe shtëpive ku jetojnë shqiptarët. Pastaj me 3 shkurt të viti 2000, prej orës 21 kur ka filluar në mbrëmje masakrimi i shqiptarëve ka zgjatur deri në orën 4 të mëngjesit të datës 4 shkurtit. Brenda kësaj kohe janë pushkatuar, përkatësisht plagosur dhe keqtrajtuar fizikisht në mënyrën më barbare ata shqiptarë”, thotë ai për KosovaPress.
Barani të gjitha deklaratat e dëshmitarëve për rastin e 14 prillit 1999 dhe rastin e 4 shkurtit 2000 i ka deponuar me 25 shkurt 2013 në Prokurorinë e EULEX-it.
Por, edhe pas gati tri dekadash, drejtësia për këtë masakër mungon. Barani thekson se në Kosovë janë kryer mbi 400 masakra dhe se ajo e Mitrovicës mbetet ndër më të rëndat, pikërisht sepse ndodhi në prani të forcave ndërkombëtare. Ai kujton se, ndonëse ka dëshmuar edhe në Hagë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, askush nuk është mbajtur përgjegjës për atë që ndodhi atë natë në Mitrovicë.
“More nuk është vendosur drejtësi për të gjitha masakrat që janë mbi 400 masakra në mbarë Kosovën, anë e mbanë, se jo për kjo, po kjo është më e llahtarshmja, kjo është më e rëndësishmja sepse është kry masakra në praninë e forcave të ashtuquajtura paqerujtëse, apo policisë së UNMIK-ut dhe ushtrisë franceze. Në shkurt të vitit 2002, unë kam qenë edhe në Hagë si dëshmitar kundër kasapit të Ballkanit për krimet që i ka bo, me ushtrinë dhe policinë dhe civilët e armatosur serb në Kosovë, dhe të gjitha këto janë prezantuar, edhe ato të mëhershmet. Se në Mitrovicë janë 12 masakra gjithsej, ’98, ’99. Po kjo është masakra e fundit që ka ndodh para syve të këtyre që kanë ardh si paqerujtës. Po asgjë. Më vonë, pas vitit 2000, 2002 në realitet, është akuzuar kryekrimineli Oliver Ivanoviq dhe është dënuar me nëntë vite burg. Pastaj është kthyer nga apeli në rigjykim lënda e tij, dhe është liruar ai deri në gjykimin tjetër. Po, e vranë bashkë-veprimtarët, bashkë-kriminelët e tijna vet, kështu që mbet pa u gjykuar askush. Ka edhe të tjerë, kanë me emër e mbiemër kanë qenë në gjyq. Deri më tani, nuk ka asgjë në atë drejtim”, rrugën Barani.
Në qytetin ku, janë vrarë gjithsej 544 shqiptarë civilë, përfshirë fëmijë, gra shtatzëna, të moshuar dhe persona të paralizuar të pushkatuar në shtrat, familjarët e viktimave vazhdojnë të jetojnë me kujtime, dhimbje dhe pritje të pafundme. Sot, ata përkujtohen rrallë, siç thotë Barani, zakonisht vetëm në kohë fushatash zgjedhore, ndërsa “nata e tmerrit” mbetet një plagë e hapur në kujtesën e Mitrovicës dhe të Kosovës.
“Familjarët e viktimave, jo vetëm të këtyre të shkurtit, të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, po edhe ato sepse, para këtyre, sepse në Mitrovicë gjithsej janë vrarë 544 shqiptarë, pa dallim moshe e gjinie. Në mesin e tyre fëmijë, gra shtatzëna, pleq, plaka, pleq dhe plaka të paralizuar, të shtrirë nëpër shtretër dhe janë pushkatuar të gjithë. Të gjithë kanë pritur një kohë të gjatë, por tashmë i kanë humbur shpresat, sepse askush, deri kur të vijnë zgjedhjet, askush nuk i përmend. Ndërsa kur vijnë zgjedhjet, fillojnë me i përmend aty-këtu, po edhe ato shkarazi shkojnë edhe kalojnë këto punë”, thekson ai.
3-4 shkurti i vitit 2000 vazhdon të jetë një kujtesë e gjallë e një krimi. Atë natë u vranë: Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci, Nimon Sejdiu, Sebiha Abrashi dhe Muharrem Sokoli.
/Kosovapress/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.
Presidentja Osmani në këtë Samit është ftuar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në Samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët Presidentja do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.
Gjatë vizitës, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në sesione kyçe të Samitit, ku do të mbajë ndër fjalimet kryesore. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në sesione të ndryshme të forumit dhe tryeza tematike.
Samiti Botëror i Qeverisjes shërben si një platformë globale që bashkon liderë, organizata ndërkombëtare e kompani për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Lajmet
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT realizojnë vizitë studimore në verarinë “Stone Castle” në Rahovec
Published
16 hours agoon
February 3, 2026By
ubtnews
Fakulteti i Shkencave të Ushqimit në UBT ka realizuar një vizitë studimore në vreshtarinë dhe verarinë e njohur “Stone Castle” në Rahovec, në kuadër të aktiviteteve akademike dhe praktike që synojnë përgatitjen profesionale të studentëve sipas standardeve bashkëkohore të industrisë ushqimore.

Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen nga afër me proceset teknologjike të kultivimit të rrushit, prodhimit të verës, kontrollit të cilësisë, sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të industrisë së pijeve alkoolike, duke ofruar një përvojë të drejtpërdrejtë praktike për studentët e këtij fakulteti.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin nga afër fazat kryesore të prodhimit të verës, duke u njohur me teknologjitë moderne që aplikohen në këtë sektor, standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe procedurat e sigurisë ushqimore. Po ashtu, ata zhvilluan diskutime profesionale me stafin e verarisë “Stone Castle”, duke shkëmbyer përvoja konkrete nga praktika industriale.
Këto aktivitete janë pjesë përbërëse e filozofisë së Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT, i cili fokusohet në ndërlidhjen e dijes teorike me praktikën reale në industri, duke përgatitur kuadro të afta për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me biznese dhe kompani lidere në sektorin ushqimor, UBT u ofron studentëve mundësi reale për zhvillim profesional dhe karrierë të qëndrueshme.
Vizitat studimore të tilla përforcojnë rolin e UBT-së si institucion i arsimit të lartë që promovon mësimdhënien praktike, inovacionin dhe partneritetin me industrinë, duke krijuar ura të forta ndërmjet akademisë dhe ekonomisë vendore.
Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City
Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte kundër popullsisë civile
“Nata e tmerrit” që Mitrovica nuk e harron: Masakër e planifikuar e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi
Presidentja Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit në UBT realizojnë vizitë studimore në verarinë “Stone Castle” në Rahovec
Dhuna në familje – shtim drastik i rasteve
Policia gjen narkotikë në Podujevë e Gjakovë
Fillon gjyqi për përdhunim ndaj djalit të princeshës së kurorës së Norvegjisë
Sekuestrohet armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
-
Lajmet nga UBT3 months agoFushata e klikimeve dhe e votave: Kur rrjetet sociale nuk përputhen me kutitë e votimit
