Sport

​Villas-Boas jep dorëheqje dhe akuzon rëndë drejtuesit e Marselle

Published

on

Trajneri portugez André Villas-Boas njoftoi të martën se ai ka dhënë dorëheqje si trajner i Olympique de Marseille sepse nuk pajtohet me politikën sportive të klubit.

“Unë kam dorëzuar dorëheqjen time te menaxhmenti, ende nuk kam asnjë përgjigje”, tha trajneri në një konferencë shtypi para ndeshjes së ligës që nesër do të luahet kundër Lensit.

Villas-Boas, i cili erdhi në Marsejë në fillim të sezonit të kaluar nga drejtori i atëhershëm sportiv Andoni Zubizarreta, kritikoi performancën e klubit gjatë këtij afati kalimtar veror, në kundërshtim me dëshirat e tij si menaxher.

“Unë nuk dua asgjë nga Marseille, unë nuk dua as para. Unë thjesht dua të largohem për shkak të mospërputhjeve të mia me politikën sportive. Është për të ardhur keq për këtë”, tha trajneri i cili rrëfeu se kishte kundërshtuar ardhjen e Olivier Ntcham, nga Celtic Glasgow.

“Është një vendim që u bë pa pëlqimin tim, unë e takova atë këtë mëngjes kur lexova mediat. Ai është një lojtar që thashë se nuk e doja, ai nuk ishte në listën time “, tha trajneri.

Trajneri, i cili tha javën e kaluar se nuk do të qëndronte në klub në fund të këtij sezoni, tha se ai preferon të japë dorëheqjen para se të shkarkohet.

Villas-Boas, 41 vjeçar, ishte tashmë në prag të largimit nga Marseille në fund të sezonit të kaluar pas shkarkimit të Zubit, por klubi e bindi atë që të vazhdojë. 

Lajmet

Portieri i Kosovës Muriq huazohet te klubi italian

Published

on

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq do të nisë një aventurë të re në Itali në Seria A.

Ai është huazuar nga Ipsuiç te Sasuolo në Serinë A, ku vetë klubi italian i ka uruar mirëseardhjen gardianit 26-vjeçar.

Për portierin kosovar kjo është hera e parë që do të mbrojë në Itali, pasi ai më parë këtë e ka bërë në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Ai pritet të debutoj më 23 gusht në Serie A kundër kampionit në fuqi, Napolit.

Continue Reading

Lajmet

Miliona të shpenzuara për mbijetesë në Premierligë, Sunderlandi i Xhakës i dyti në listë

Published

on

Sunderland që fitoi promovimin në maj të vitit të kaluar pas fitoreje në play-off ndaj Sheffield United, ka shpenzuar shumë gjatë merkatos verore, duke sjellë në skuadër emra të mëdhenj si mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, dhe talentin e ri Habib Diarra.

Sipas analizës së Transfermarkt, skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkato pas promovimit është Nottingham Forest, e cila në verën pas ngjitjes në sezonin 2021/22 shpenzoi plot 155.2 milionë euro për 13 lojtarë, duke arritur të mbijetojë me mund në Premierligë, duke përfunduar në vendin e 17-të.

Në vend të dytë është Sunderland me 153 milionë euro, dhe me një transferim të ri mund t’i kalojë Forest.

Në vend të tretë renditet Aston Villa, promovuar në sezonin 2019/20, që shpenzoi 148.6 milionë euro dhe gjithashtu arriti të mbijetojë. Burnley, që u promovua këtë sezon, ndodhet në vend të katërt me shpenzime prej 125.7 milionë eurosh.

Në vend të pestë dhe të gjashtë janë Ipswich dhe Southampton, të cilët shpenzuan shumë para sezonin e kaluar por u rrëzuan.

Fulham dhe Burnley kanë shpenzuar gjithashtu shifra të mëdha në sezonet kur u promovuan, por nuk arritën të mbijetonin.

Wolves dhe Leeds, me buxhete më të ulëta, kanë arritur të qëndrojnë në Premierligë.

Megjithëse shpenzimet e mëdha nuk garantojnë gjithmonë mbijetesën, Sunderland po tregon ambicie të madhe në rikthimin e saj në elitën e futbollit anglez.

Continue Reading

Lajmet

Real Madrid bind në miqësoren e fundit para startit të kampionatit

Published

on

Real Madrid ka dhënë një provë force në ndeshjen e fituar me shifrat 4-0 ndaj Tirol në Austri, në atë që ishte ndeshja e fundit përgatitore për skuadrën e Çabi Alonsos para startit të kampionatit.

Madrilenët kishin fituar një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Leganes pak ditë më parë, ndaj ky ishte testi i vërtetë për ta para nisjes së La Liga në fundjavën tjetër.

Skuadra madrilene, siç pritej, diktoi ritmin ndaj austriakëve falë lojës ë Arda Gyler, i cili duket se do të ketë një rol qendror në lojën që kërkon Çabi Alonso. Gjithsesi, goli i parë erdhi nga Militao, ndërsa turku krijoi të dytin që u finalizua nga Mbape pak minuta më vonë.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte përsëri Mbape ai që shënoi për shifrat 3-0, ndërsa pas një numri të madh zëvendësimesh, kishte vend edhe për golin e katërt të shënuar nga Rodrigo, pas pasimit të Mbape, për të vulosur fitoren përfundimtare.

Continue Reading

Lajmet

Shkëndija pëson 5 gola në Azerbajxhan, skuadra shqiptare e mbyll aventurën në Champions

Published

on

Shkëndija e Tetovës i jep fund aventurës së saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag me rezultatin e thellë 5-1.

Pas humbjes së parë në Maqedoni me rezultatin 0-1, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin në Baku, ku shënuan në minutën e 10’ me anë të Tamba pas një asisti të Ibraimit.

Por pas vetëm 8 minutash, gjithçka u përmbys me një autogol të Cakes dhe golin e Borges.Pjesa e parë vazhdoi të sillte vuajtje për ekipin shqiptar, pasi pësoi dhe dy gola të tjerë nga Akhundzade dhe Jankovic, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjetën dhe golin e pestë me Andrade.

Kështu Shkëndija e mbyll aventurën në Champions, teksa do të zbresë menjëherë në play off-et e Europa League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të eliminohet nga çiftiFerencvaros-Ludogortes, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në Conference League. 

Continue Reading

Të kërkuara