Lajmet

​Vëllai i Zahir Pajazitit kujton ditën kur morën lajmin për vdekjen e heroit

Bajrami thotë se e ndjen mungesën e të vëllait, por është krenar për veprën e tij.

Published

on

Bajram Pajaziti nuk do të harrojë asnjëherë ditën kur mori lajmin për vrasjen e vëllait të tij, heroit Zahir Pajaziti. Në 25-vjetorin e rënies të vëllait së bashku me Hakifin dhe Edmondin, Bajrami thotë se ndjen mungesën e Zahirit por flijimi për liri është krenari.

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. Ndërsa Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave.

Bajrami tregon për KosovaPress se lajmin për vdekjen e Zahirit e morën një ditë më pas, më 1 shkurt.

“Lajmi ka qenë jashtëzakonisht i rëndë dhe si rrufe, ajo ka qenë ditë e shtune. Ne më 1 (shkurt) e kemi marrë vesh, ai ka rënë me 31 (janar). Ne e kemi marrë vesh mbas 24 orëve. Unë me një kushëri dolëm në Podujevë, ditë pazari edhe vëllai i Hakifit i vogli Sabedini erdh duke qarë, tu i fshih lotët. Unë nuk po e di çka u bë edhe po i them ‘çka u bë bre Sabedin’, ‘çka ki pse po qan?’ ‘Janë vra –thotë- Zahiri dhe Hakifi’ ka qenë një lajm jashtëzakonisht i rëndë dhe i vështirë. Dhe kemi ardhur me kushëririn t’i tregojmë familjes se nuk e kanë ditur familja”, kujton vëllai i Zahirit, Bajrami.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Angazhimi vijoi deri në rënien e tij si dëshmor.

Bajrami thotë se e ndjen mungesën e të vëllait, por është krenar për veprën e tij.

“Sot shënuam 25-vjetorin e dhënies së tre dëshmorëve, Zahirit, Hakifit dhe Edmondit. Normalisht ndjenja është mikse. Ajo mungesa e tyre ndjehet shumë, por është edhe një krenari e cila na mban, se ata punuan, vepruan më në fund u flijuan e ranë për liri”, ka thënë ai. 

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Rama takohet me komandantin e Forcave Detare të SHBA-së

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, Admirali Stuart B. Munsch.

Në këtë takim është diskutuar për hapat konkretë të Shqipërisë për ringjalljen e industrisë ushtarake, avancimin e projekteve të Korridorit VIII dhe zhvillimin e Portit të Ri të Durrësit, shkruan rtsh.al.

“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se është diskutuar për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përparimi i projektit të Korridorit VIII, një arterie e rëndësishme infrastrukturore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Korridori VIII konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke lehtësuar tregtinë, transportin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë.

Projekti synon të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe ushtarak mes vendeve të rajonit, duke e bërë Shqipërinë një nyje të rëndësishme logjistike në Ballkan./S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Spanja tërheq ambasadorin nga Tel Aviv

Published

on

Spanja thirri ambasadorin e saj në Tel Aviv, pasi qeveria izraelite akuzoi Madridin për antisemitizëm dhe ndaloi dy ministra spanjollë të hynin në Izrael.

Të hënën, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi nëntë masa që synojnë ndalimin e asaj që ai e quajti gjenocid në Gaza.

Ato përfshijnë një embargo të përhershme armësh, një ndalim të importeve nga territoret e pushtuara dhe ndalimin e individëve të përfshirë në luftën e Gazës të hyjnë në Spanjë, shkruan Anadolu.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar iu përgjigj, duke e quajtur qeverinë e Sanchez antisemite dhe duke njoftuar se zëvendëskryeministres Yolanda Diaz dhe ministres së Rinisë Sira Rego do t’u ndalohej hyrja në Izrael.

“Është një pikë krenarie që një shtet gjenocidal po më ndalon mua”, u përgjigj Diaz.

Sa’ar tha gjithashtu se Izraeli do të informojë aleatët e tij për sjelljen armiqësore të qeverisë spanjolle dhe natyrën antisemite dhe të dhunshme të deklaratave të bëra nga ministrat e saj.

Më vonë të hënën, Spanja dënoi një sulm terrorist në Jerusalem që vrau gjashtë persona, përfshirë një shtetas spanjoll.

Debati vazhdoi të përshkallëzohej, me Spanjën që thirri ambasadorin e saj dhe Sa’ar që shkroi më vonë: “Sanchez është ngatërruar me njerëzit e gabuar. Ditët e Inkuizicionit, persekutimit dhe dëbimit kanë mbaruar. Izraeli është një vend i fortë dhe sovran.”/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara