Lajmet

​Vdes një person si pasojë e aksidentit të djeshëm në Llukë të Deçanit

Viktima fillimisht ishte pranuar në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.

Published

on

Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të hënën në fshatin Llukë e epërme në Deçan.

Viktima fillimisht ishte pranuar në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.

Ndërsa për aksidentin, Policia e Kosovës është njoftuar dje në mesditë rreth orës 13:15.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion dhe njё motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr derisa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Mëngjesin e sotëm, Policia është njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërsa i dyshuari me vendim tё prokurorit është dërgua nё mbajtje pёr 48 orё.

Lajmet

Përfshihet nga flakët një kompleks banesor në Tiranë, shkaku dyshohet një shkëndijë elektrike

Published

on

By

Në një kompleks pbanesor është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”.

Ndërkohë, shkaku kryesor i këtij zjarri dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka rënë në kabinën elektrike të kompleksit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

“Rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Monica Bellucci shkëlqen në Kanë me fustan elegant të Fendi

Published

on

Aktorja italiane Monica Bellucci mori pjesë në premierën e filmit “Histoires De La Nuit” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq me një fustan të zi të personalizuar nga Fendi.

Dizajni kombinonte lëkurën dhe dantellën, duke i dhënë paraqitjes së saj një stil modern dhe elegant. E njohur për zgjedhjet e saj klasike në tapetin e kuq, Bellucci këtë herë solli një pamje më bashkëkohore, pa humbur sofistikimin karakteristik.

Fustani me mëngë të gjata dhe detaje të punuara me kujdes u shoqërua me bizhuteri minimaliste dhe flokë të stiluar me onde të lehta.

Paraqitja e saj në Festivalin e Kanës tërhoqi vëmendje për elegancën dhe thjeshtësinë e rafinuar që e karakterizon aktoren.

Continue Reading

Lajmet

Eliza Dushku nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa”

Published

on

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Lesley University gjatë ceremonisë së diplomimit 2026, për kontributin e saj në art, shëndetin mendor dhe mbështetjen për veteranët.

E njohur për rolet në filmat “Bring It On” dhe “Wrong Turn”, Dushku ka orientuar vitet e fundit angazhimin e saj drejt ndërgjegjësimit për traumën dhe shëndetin mendor, duke mbështetur terapi inovative për trajtimin e PTSD-së.

Ajo është gjithashtu producente ekzekutive e dokumentarit “In Waves and War”, që trajton traumën, luftën dhe procesin e shërimit. Nderimi vlerëson transformimin e saj nga yll i Hollywood-it në një zë të rëndësishëm të aktivizmit social dhe shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Të kërkuara