Lajmet

​Vazhdojnë përplasjet në Kuvend për komisionin hetimor

Opozita shpreh kritika.

Published

on

Po vazhdojnë përplasjet pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovës për komisionin hetimor parlamentar për krizën energjetike.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh e gatshme për tërheqjen e nënshkrimeve të propozimit të tyre për formimin e komisionit hetimor për energjinë, por me kusht që opozita të përfshijë kërkesat e tyre.

“Ky insistim jo që është i pakuptimtë, por opozita po i jep të drejtë vetes të mbajë këtë rrugë, por po e qet veten më të dobët… Ne po ju themi, merrni kërkesat tona në temat për hetim parlamentar. Madje këto aktuale të përmendjes së ambasadorit, takimet e tij që po i dini dhe bilancet të dy-tri ditëve të fundit nuk i keni në kërkesë. Duhet të azhurnoni kërkesën, momentin që azhurnoni me të kërkim të gjetura të reja përfshini edhe këto tonat. Ne po i lejojmë 6 nënshkrime, po i miratojmë, s’kemi nevojë as për 40 nënshkrime… merrni temat tona bëni pjesë të propozimit tuaj dhe do ta votojmë që sot kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë”, tha ai.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nëse i mohohet opozitës e drejta e themelimit të komisionit hetimor nuk ka asnjë kuptim qëndrimi i tyre në Kuvend.

“Nëse na mohohet një e drejtë, është minim i demokracisë. Qëndrimi ynë tani e tutje këtu s’ka asnjë kuptim. Nëse na mohohet një e drejtë e jona, s’ka më kuptim. Është absurde ta korrektoni ju opozitën, duke thënë se keni kërkesën mirë dhe po ua ndreqim pak”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, u shpreh kritik për debatet lidhur me komisionin hetimor parlamentar.

“Debat koti, përfundime koti, fyerje koti dhe njerëzit normalisht që na shohin nuk ka si të mos ketë përshtypje tjetër për neve përveç urrejtjes. Në vend se të diskutonim kur të na vijnë përfundimet e raportit, ne sot po luajmë rolin e hetuesit dhe përfunduesit të çështjeve dhe vijmë në konkludime tejet absurde… Për secilën temë hapni e themeloni komision hetimor dhe i keni nënshkrimet tona. A e dini ku kapemi ne? Nëse themeloni komision hetimor për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. E aty s’do të gjeni asgjë. Vetëm aty e prekni LDK-në, në asnjë fushë tjetër LDK-në nuk e prekni”, deklaroi ai.

Lajmet

Mediumi spanjoll për Muriqin: Po shkëlqen me golat e tij

Published

on

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po kalon një moment fantastik te Mallorca në La Liga, duke u shndërruar në një nga lojtarët më efikas të kampionatit spanjoll. Mediumi i njohur spanjoll, “Marca”, ia ka kushtuar një artikull performancës së tij, duke theksuar se Muriqi është kthyer në formën më të mirë dhe po shkëlqen me golat e tij.

“Marca” shkruan se Muriqi aktualisht ka shënuar tetë gola, të barabartë me Robert Lewandowskin, dhe vetëm Kylian Mbappe me 14 gola është më efikas se ai. Gazeta thekson se ky edicion po i buzëqesh sulmuesit prizrenas, i cili po luan një rol kyç te ekipi i trajnerit Arrasate.

“Futbolli po i buzëqesh. Ai është më i zjarrtë se kurrë dhe është përsëri figurë kyç në ekipin e trajnerit Arrasate. Aq i rëndësishëm është saqë ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të skuadrës së tij. Mallorca i ka 15 gola gjithsej. Tetë prej tyre mbajnë firmën e Muriqit, që ka luajtur në 13 ndeshje”, shkruan “Marca”.

Sulmuesi vazhdon të jetë i vendosur për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas. Me 53,3 për qind të golave të skuadrës, ai kryeson këtë statistikë në La Liga, duke e lënë pas edhe Kylian Mbappen, i cili ka realizuar 48,27 për qind të golave të Real Madridit.

Gazeta spanjolle vlerëson gjithashtu ndikimin e ardhjes së Jan Virgilit, i cili ka ndihmuar Muriqin të marrë më shumë topa në zonën e kundërshtarit, duke i mundësuar sulmuesit të shënojë rregullisht.

Edicioni më i mirë i Muriqit te Mallorca mbetet 2022/2023, kur sulmuesi shënoi 15 gola dhe dhuroi tri asistime në 35 ndeshje kampionale, duke realizuar 40,5 për qind të golave të skuadrës. “Sulmuesi kishte shënuar shtatë gola deri në javën e 15-të në La Liga atë edicion. Pra një më pak se këtë edicion. Nëse Muriqi mund ta ruajë këtë efikasitet para portës, atij nuk do t’i duhet shumë kohë për të arritur shifrat më të mira në të gjithë karrierën në ishull”, ka shkruar Marca./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i Ambasadës Amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Published

on

By

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Në reagim është thënë se  veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë të pamenduara dhe përçarëse.

Aty përmendet se me këtë mund të vazhdojë edhe më tej ndërprerja e dialogut strategjik.

Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagim./EO

Continue Reading

Rajoni

Balla: Buxheti 2026 sjell rritje të re pagash për Policinë e Shtetit

Published

on

By

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Nga janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune e ushqim rriten në çdo nivel hierarkik, nga inspektori i thjeshtë deri te drejtuesit e lartë, duke e çuar pagën mesatare deri në 171,500 lekë për drejtuesit e parë. Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike”, shkruan Balla në një postim nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist, shkruan ATSH.

Sipas Ballës, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së punonjësve të uniformave blu./KP

Continue Reading

Sport

​Spalletti: Zhegrova është një “shkëndijë”

Published

on

Juventusi siguroi një fitore të pastër 2–0 kundër Udinezes në Kupën e Italisë, një ndeshje ku trajneri Luciano Spalletti pati hapësirë t’i rikthehej edhe disa prej lojtarëve që kanë munguar për shkak dëmtimesh. Një prej tyre ishte Edon Zhegrova, i cili u aktivizua në dhjetë minutat e fundit të takimit dhe u prit me interes të madh nga tifozët bardhezi.

Pas ndeshjes, Spalletti u ndal veçanërisht te futbollisti kosovar dhe dha një vlerësim shumë pozitiv për të.

Ai tha se Zhegrova po kthehet gradualisht pas një dëmtimi të gjatë, por mbetet një lojtar me cilësi të padiskutueshme. Sipas tij, Zhegrova është një “shkëndijë”, një futbollist që kur e nis ndeshjen mund të shpërthejë në çdo moment.

Trajneri theksoi se lojtari ka talent të veçantë dhe se asnjëherë nuk e di se çfarë lëvizjeje ose zgjidhjeje mund të sjellë në një situatë të caktuar, duke e cilësuar si një futbollist të paparashikueshëm në aspektin pozitiv.

“Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, por ai është një futbollist, një shkëndijë. Kur është titullar, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai e ka atë talent; nuk e di kurrë se çfarë mund të bëjë në çdo kohë të caktuar.”

Aktivizimi i tij i shkurtër në minutat e fundit u pa si një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë, ndërsa Spalletti la të kuptohet se Zhegrova mund të ketë më shumë hapësira në Kupë, aty ku ai mund të tregojë shpërthimin e tij të shumëpritur./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara