Lajmet

​Vaksinimi i personelit shëndetësor fillon edhe në Suharekë

Published

on

Nga sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personelit shëndetësor në komunën e Suharekës, pasi që kjo komunë është pajisur me 110 dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Por në këtë komunë thonë se këto doza nuk janë të mjaftueshme për stafin shëndetësor të Suharekës. Vaksinimi në këtë komunë po bëhet në një hapësirë të veçantë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi tha se tashmë edhe në këtë komunë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor, por thotë se 110 doza e vaksinës AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për këtë kategori pasi kjo komunë ka 215 profesionistë shëndetësor.

“Edhe në komunën e Suharekës ka filluar vaksinimi anti-COVID, respektivisht në këtë hapësirë këtu e kemi ndarë për vaksinimin që ka filluar si proces, edhe në ditët në vazhdim po vazhdojmë me këtë proces. Kështu i bëj thirrje stafit shëndetësor të vaksinohen sepse janë të parët qe kanë kontakte me personat e prekur apo me ata me simptoma, stafi shëndetësor që pret për t’u vaksinuar është 215, ne kemi pranuar vetëm 110 vaksina presim në vazhdim me na i sjell edhe pjesën tjetër ”, tha ajo.

Kuqi tha se me qëllim të vaksinimit sa më efikas kanë angazhuar të gjitha kapacitetet e tyre.

“Nëse eventualisht do të kemi një fluks më të madh të vaksinimit, kemi paraparë një pjesë tjetër apo edhe sallën ‘11 Qershori’ ose edhe Bibliotekën e qytetit dhe në koordinim me drejtorinë e QKMF-së, dhe kryetarin ne do të jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet që i kemi për ta përfunduar këtë proces”, theksoi Kuqi.

Sanije Gashi, e cila është pjesë e Urgjencës në këtë komunë ndjehej mirë pasi e mori vaksinën. Ajo kërkoi që ta marrin të gjithë vaksinën nëse duan ta shpëtojnë jetën e tyre.

“Vaksinën e mora nuk ishte dicka rrezik, apo e trishtueshme shumë mirë kalova.. Nuk pata asnjë frikë u nisa me marr vaksinën dhe e mora. Do thosha ta marrin vaksinën e gjithë popullata ta shpëtojnë veten”, tha ajo.

Vaksinën anti-Covid në këtë komunë e mori edhe koordinatorja e Sistemit Informativ Shëndetësor, Valdete Krasniqi e cila në sistemin parësor në këtë komunë është edhe infermiere. Ajo thotë se nuk ka hezituar ta marr këtë vaksinë.

“Vetëm sa e mora nuk mund të konkludoj se si po ndihem, por nuk kam pasur hezitim për ta marr. Iu kisha rekomanduar të gjithë ta marrin vaksinën edhe qytetarëve, por edhe profesionistëve tjerë shëndetësor”, u shpreh ajo.

E që nga dita e premte në disa komuna të Kosovës ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor. Më 28 mars, Kosova nga COVAX-i i OBSh ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë paraparë të jepen për profesionistët shëndetësor, kategoritë e të moshuarve mbi moshën 85 vjec dhe atyre me sëmundje kronike.

Deri tani mbi 3 mijë mjekë e infermierë janë vaksinuar kundër COVID-19. Ndërsa, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID, nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, që përfshinë mbylljen e gastronomisë ku lejohen vetëm shërbime “merr me vete”, ndërsa mbyllja e qendrave tregtare.

Po ashtu është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Këto masa do jenë në fuqi deri më 18 prill.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara