Shëndet

​Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Disa ushqime ndihmojnë për ta nxjerrë nikotinën jashtë organizmit tuaj.

Published

on

Nikotina është një kimikat në përbërjen e cigareve dhe shërben si një stimulant që mund të bllokojë funksionimin normal të qelizave nervore dhe muskulore.

Ajo mund të rrisë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, madje mund të shtojë rrezikun e goditjes nga infarkti. Në qoftë se je një duhanpirës dhe e ke të pamundur ta ndalosh, duhet të dish se disa ushqime ndihmojnë për ta nxjerrë nikotinën jashtë organizmit tuaj.

Ja dhjetë prej tyre:

1. Boronica e kuqe

2. Brokoli

3. Fara gruri

4. Karota

5. Lakra jeshile

6. Limoni

7. Portokajt

8. Shega

9. Spinaqi

10. Xhinxheri

Shëndet

Hani një dardhë çdo ditë, trupi juaj nuk do të jetë më i njëjti!

Published

on

Dardhat ndoshta nuk janë ndër frutat më të preferuara, por tani që është sezoni i tyre, ia vlen t’u japim më shumë vëmendje.

Me shijen e tyre të butë dhe të ëmbël, dardhat mund të konsumohen në shumë mënyra:Të pjekura me pak mjaltë dhe kanellë, në sallata, në tërshërë, në smoothie, apo edhe mbi pica me djathë dhe proshutë.

Përfitimet kryesore të dardhave për shëndetin:

Ndihmojnë në rënien në peshë

Janë të pasura me fibra, që ju mbajnë të ngopur gjatë. Kjo do të thotë që mund të konsumoni më pak ushqim pa ndjerë uri. Kanë pak kalori.

Luftojnë kapsllëkun

Fibrat e dardhave ndihmojnë tretjen dhe e bëjnë më të lehtë jashtëqitjen. Mos i hiqni lëkurën, sepse është e pasur me fibra.

Ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut

Fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, kaliumi në dardha ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut e mbron shëndetin e zemrës.

Forcojnë imunitetin

Dardhat përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë viruset dhe sëmundjet. Varietetet e ndryshme ofrojnë përfitime të ndryshme, ndaj provoni sa më shumë lloje të ndryshme.

Mbrojnë nga sëmundjet kronike

Konsumimi i rregullt ulë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe madje edhe Alzheimeri, falë fibrave dhe antioksidantëve që përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe trurit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Hani sa më shumë, ja përfitimet që merrni nga avokado

Published

on

Avokado është një nga frutat më ushqyese dhe më të dobishme për shëndetin, e pasur me yndyrna të mira, vitamina dhe minerale thelbësore.

Një porcion prej 80 gramësh avokado përmban rreth 152 kalori, 5 g proteina, 6 g yndyrë, 5 g karbohidrate, 6 g fibra, si dhe vitaminë E dhe kalium në sasi të konsiderueshme.

Ja pesë përfitimet më të rëndësishme që ofron avokado për organizmin:

E pasur me vlera ushqyese

Përmban yndyrna të pangopura të shëndetshme, vitaminë E, folat, dhe minerale si hekuri, bakri dhe kaliumi. Ajo është ndër frutat me përmbajtjen më të lartë të fibrave të tretshme, që ndihmojnë tretjen dhe mbështesin funksionin e zorrëve.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Rreth 60% e yndyrave në avokado janë të pangopura, lloj yndyre që ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut. Përmbajtja e lartë e kaliumit, folatit dhe fibrave kontribuon gjithashtu në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Yndyrnat e avokados, veçanërisht acidi oleik dhe acidi linoleik, janë të njohura për aftësinë për të ulur kolesterolin e keq dhe për të rritur kolesterolin e mirë, duke mbështetur një shëndet më të mirë të zemrës.

Ndihmon në rregullimin e oreksit

Falë përmbajtjes së lartë të yndyrnave dhe fibrave, avokado ndihmon në krijimin e ndjesisë së ngopjes për më gjatë, duke ulur dëshirën për të ngrënë tepër dhe ndihmuar në menaxhimin e peshës trupore.

Mbron shëndetin e syve

Avokado është e pasur me vitaminë E dhe karotenoide si luteina dhe zeaksantina, antioksidantë që mbrojnë sytë nga dëmtimet oksidative dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të syve, si degjenerimi makular. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A janë qetësuesit aq të pafajshëm sa mendojmë?

Published

on

Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i qetësuesve mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për goditje në tru ose atak në zemër.

Hulumtimi, i realizuar nga Universiteti “Yang-Ming” në Taipei ka përfshirë 56 mijë të rritur që vuajnë nga hipertensioni dhe presioni i lartë i gjakut.

Gjatë studimit u analizua përdorimi i disa qetësuesve të zakonshëm si ibuprofeni, celecoxibi, mefenamic acidi, diklofenaku dhe naprokseni.

Shumica e pjesëmarrësve nuk ishin të vetëdijshëm se këto medikamente mund të përkeqësojnë gjendjen duke rritur presionin e gjakut.

“Rezultatet tona ofrojnë informacion të rëndësishëm për pacientët me hipertension,” deklaroi Dr. Chia Hsuin Chang, drejtuesi i studimit.

Ndërkohë, disa kardiologë kanë bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm të këtyre barnave, pasi u vu re se personat që konsumonin ibuprofen kishin 31% më shumë rrezik për të pësuar arrest kardiak. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Dieta me bazë bimore: Mrekulli për shëndetin dhe parandalimin e diabetit

Published

on

Dieta me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin tonë.

Studimet tregojnë se kufizimi i mishit të kuq dhe konsumimi i drithërave, frutave dhe perimeve mund të ulë nivelin e kolesterolit, të reduktojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të parandalojë diabetin e tipit 2 dhe madje të kontribuojë në zgjatjen e jetës.

Sipas një studimi të ri që analizoi 206 lloje ushqimesh për parandalimin e diabetit, këto përfitime shfaqen vetëm kur dieta me bazë bimore është e shëndetshme dhe kufizon ushqimet e përpunuara dhe ato të pasura me sheqer.

Një analizë 12-vjeçare mbi 113,000 pjesëmarrës nga studimi “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar i ndau njerëzit në katër kategori bazuar në konsumimin e frutave, perimeve dhe drithërave të freskëta.

Një grup konsumonte më shumë ushqime të përpunuara me bazë bimore të ulët, ëmbëlsira, drithëra të rafinuara dhe pije me sheqer, tjetri grup hante më shumë fruta, perime dhe drithëra të freskëta, duke pasur një dietë më të shëndetshme.

Njerëzit që ndiqnin dietën më të shëndetshme kishin indeks të ulët të masës trupore dhe nivele më të mira të sheqerit në gjak.

Përfitimet ishin të dukshme edhe tek individët me predispozicion gjenetik ndaj diabetit ose me faktorë të tjerë rreziku, si obeziteti.

Alysha Thompson, studente doktorature në Universitetin Queen’s, Belfast, tha: “Këto të dhëna janë veçanërisht të rëndësishme për ata me rrezik të lartë për diabet, pasi tregojnë se një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të ulë ndjeshëm rrezikun.”

Por si ndihmon dieta me bazë bimore në mbrojtjen kundër diabetit të tipit 2?

Prof. Aedín Cassidy, nga Instituti për Sigurinë Ushqimore Globale, tregoi për CNN se përfitimet lidhen me përmirësimin e metabolizmit të mëlçisë dhe veshkave: “Për herë të parë kemi treguar se dieta e shëndetshme me bazë bimore përmirëson funksionin e mëlçisë dhe veshkave, gjë që shpjegon zvogëlimin e rrezikut për diabetin e tipit 2.”

Sipas dietologes Duane Mellor nga Shkolla Mjekësore Aston në Birmingham, shëndeti i mëlçisë dhe reduktimi i inflamacionit lidhen drejtpërdrejt me dietën dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara