Lajmet

​Uran Ismaili nisi aktivitetin 24-orësh, do të takohet me qytetarë nëpër Prishtinë

Ismaili do të takojë qytetarët.

Published

on

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili nisi sot aktivitetin 24-orësh, periudhë kjo ku vazhdimisht do të takojë qytetarët nëpër kryeqytet.

Ismaili në një konferencë për media tha se gjithë këtë po e bënë pasi që është i bindur se kryeqyteti meriton një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e qytetarëve.

“Ajo që i duhet Prishtinës nuk është vetëm ndërrimi i qeverisjes lokale, por ndryshimet rrënjësore. Kemi zhvilluar një program vizionar për një qytet te pastër e te sigurt. Kemi realizuar gjëra të arritshme për lagjet tona. Sot po filloj një aktivitet 24 orësh me qytetarët e këtij qyteti. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për të bëre transformimin e qytetit. Kjo është arsyeja pse unë kam dhënë dorëheqje nga detyra e deputetit. Qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak sesa një kryetar komune që është 100 përqind i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Në 24 orët e ardhshme do të takoj përfaqësues të institucioneve publike, banorë të lagjeve të ndryshme e të njihem për problemet e tyre. Po, do të kem takime ditën e natën”, tha ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Lajmet

Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

Published

on

By

Vizita e sotme e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

Një nga mesazhet kryesore të tij pritet të jetë nevoja për formimin e institucioneve të reja dhe dalja nga kriza politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Diplomati amerikan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpo nuk treguan agjendën e diskutimit.

Krahas Kurtit, zyrtari i DASh-it do të takohet edhe përfaqësues të partive parlamentare në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se është në interes të vendit thellimi i partneritetit me SHBA-në.

Sipas tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit politik përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, ai vë në pah edhe vonesat në emërimin e një ambasadori të ri amerikan në Kosovë, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

Është një lajm i mirë dhe një tregues që, përkundër agjendës së stërngarkuar dhe ngjarjeve globale ku SHBA-ja është e përfshirë, interesi për Kosovën mbetet i gjallë. Kjo vizitë duhet të shërbejë si një tërheqje e vëmendjes për faktin që Kosova ende nuk ka formuar institucionet e dala nga zgjedhjet. Ka kohë që nuk kemi as ambasador të SHBA-së në vend, gjë që për mua dhe për LDK-në, është shqetësuese, sepse mungesa e përfaqësimit në atë nivel mund të interpretohet si mesazh për qeverinë dhe klasën politike që interesi për partneritet duhet të jetë i yni dhe jo i njëanshëm”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik Dorajet Imeri, deklaron për KosovaPress se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, dëshmon vazhdimin e përfshirjes strategjike të SHBA-së në rajon, me synimin për të ruajtur qëllimet e saj afatgjata në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht vështirësive që ka Kosova në procesin e konstituimit të institucioneve, SHBA-ja nuk ndalet së vepruari në kuadër të strategjisë së saj në rajon. Ajo vazhdimisht dërgon diplomatë për të shtyrë përpara agjendat e veta. Është e qartë se SHBA-ja ka nevojë për një partner në Kosovë, dhe për këtë arsye kërkohet që qeveria e re të burojnë nga një shumicë funksionale në Kuvend. Një Kuvend i pakonstituuar dhe një qeveri në detyrë nuk mund të funksionojnë me kapacitete të plota”, shton ai.

Megjithatë, Imeri thekson se mungesa e emërimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, si dhe në disa vende të tjera të rajonit, është një sinjal i mundshëm i mungesës së interesit aktiv të SHBA-së për rajonin në rrethanat aktuale.

SHBA-ja ka kohë që nuk ka dërguar ambasadorë në shumë prej vendeve të rajonit. Kjo është një pasqyrë e politikës së administratës aktuale, e cila mund të interpretohet si një qasje më e tërhequr ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë në emërime është sinjal pesimizmi që SHBA-ja nuk e sheh më me prioritet rajonin tonë”, deklaron ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë Herecgovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Continue Reading

Lajmet

Pesë emigrantë të paligjshëm zbulohen në një kamion në Ferizaj, ndalohet shoferi

Published

on

By

Pesë emigrantë pa dokumente janë zbuluar të premten pasdite brenda rimorkios së një kamioni në terminalin doganor në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

Rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informacione se në rimorkion e një kamioni me targa vendore mund të ndodheshin persona të dyshuar për qëndrim të paligjshëm në territorin e Kosovës.

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj.

Me hapjen e rimorkios janë gjetur pesë emigrantë pa dokumente identifikimi: tre prej tyre 17-vjeçarë, një 18-vjeçar dhe një 28-vjeçar,” ka njoftuar Policia.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe Njësia për Migrim. Emigrantët janë marrë në trajtim, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetasi kosovar B.B., 38 vjeç, është ndaluar dhe ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë

Published

on

By

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Continue Reading

Lajmet

Zëvendëssekretari i Shtetit njofton për takimin me presidenten Osmani

Published

on

By

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimet ekonomik.

Në takimin tim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, diskutuam fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

Për këtë takim më herët ka njoftuar edhe presidentja Osmani duke thënë se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për “të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.

Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara