Lajmet

​Udhëheqësit e G7 dënojnë Rusinë, mbështesin Ukrainën

“Ne e siguruam atë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”, thanë liderët.

Publikuar

Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të industrializuara në botë G7 kanë lëshuar një deklaratë pas një takimi virtual ku mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ne e siguruam atë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”, thanë liderët.

Ata shtuan se do të vazhdojnë përpjekjet për të hequr dorë nga furnizimet ruse të naftës dhe për të përforcuar sanksionet që synojnë të gjymtojnë aftësinë e qeverisë ruse për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës.

Udhëheqësit gjithashtu u zotuan të “vazhdojnë dhe ngritin fushatën tonë kundër elitave financiare dhe anëtarëve të familjes, të cilët mbështesin presidentin (Vladimir) Putin në përpjekjet e tij të luftës dhe shpërdorojnë burimet e popullit rus”.

Lajmet

Vazhdon edhe sot dëshmia e Bislim Zyrapi në Speciale

Publikuar

nga

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot është dita e tretë e dëshmisë së Bislim Zyrapit në Speciale.

Dëshmitari Bislim Zyrapi pohoi se Jakup Kransiqi ka qenë zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë periudhës së 1998-së.Dëshmitari tha se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur takime të vazhdueshme për shkak të situatës së luftës, mirëpo ato me komandantët e zonave ishin më të rralla.

Dëshmitari Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij ka treguar se ka pasur nofkën “Bisi” në kohën e luftës dhe se me këtë emër i është drejtuar Rexhep Selimi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në Tiranë po mbahen homazhet për Ismail Kadarenë

Publikuar

nga

Po mbahen homazhe për shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Kadare varroset sot dhe në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë edhe liderë nga Kosova.

Poeti shqiptar vdiq të hënën në mëngjes në Urgjencën e Tiranës, në moshën 88-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një vajzë në Suharekë raporton se dy persona e sulmuan dhe dhunuan

Publikuar

nga

Dy persona janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se e kanë sulmuar dhe dhunuar një vajzë në Suharekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00, ndërsa fillimisht ishin arrestuar tre të dyshuar, por njëri prej tyre u lirua në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot fillon ekzekutimi i pagesave për subvencione

Publikuar

nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë.

3 mijë e 906 fermerë do të përfitojnë nga pagesat e sotme që ka filluar Ministria e Bujqësisë.

Vlera e përgjithshme e pagesave kap shifrën e 3.8 milionë eurove.

“3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues. Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024”, ka shkruar Peci.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara