Lajmet

​U ngujuan në minierë, 123 minatorët e Trepçës dalin në sipërfaqe shëndoshë e mirë

Këtë e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Minatorëve, Gani OsmanI.

Published

on

123 minatorët e që kishin mbetur të ngujuar në minierën Trepçës për shkak të defektit të energjisë elektrike tashmë kanë dal nga aty.

Këtë e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani i cili tha se edhe gjendja shëndetësore e të gjithë minatorëve është e mirë.

Osmani, përmes telefonit, ka thënë se punëtorët e KEDS-it, por edhe të minierës Trepça kanë arritur ta sanojnë defektin e energjisë elektrike.

Mjeshtrit e KEDS dhe të Trepçës që janë edhe e kanë evituar defektin….(Gjendja e minatorëve) Mirë nuk është keq, por me zgjatë shumë nuk është mirë me zgjatë pak kohë nuk ka problem se ne jemi mësuar ashtu. Por me zgjatë shumë prishet ajri në minierë aty, nuk ka zgjatë shumë për fat të mirë. Mirë është mirë kanë qenë 123 minatorë“, theksoi ai.

Kryetsindikalisti i minatorëve, Gani Osmani u shpreh se defekti ka ndodh rreth orës 11:00 dhe në ora 15:00 është rregulluar prishja.

Minatorët ndërrimi i parë sot fillojnë punën në ora 07:00 dhe në ora 14:00 fillojnë me dal prej minierës por rryma është ndal ka pas një defekt për shkak se ka pas vetëtima dhe murmurimë e shi shumë. Ka pas një defekt diku në orën 11:00. Prej orës 11:00 deri në orën 15:00 nuk është ardhur rryma, pas orës 15:00 ka ardhur rryma, sipas informatave që kontaktova me kujdestarin e minierës ata veçse kanë filluar me dal dhe brenda 15 minutave kryhet kjo punë. Shkaku ka qenë vetëm defekti në rrymë”, u shpreh Osmani.

Osmani po ashtu ka thënë se ka pas edhe raste të tjera kur minatorët kanë mbetur brenda në hapësirat e minierës së Trepçës për shkak të defekteve të energjisë elektrike.

Lajmet

​Deputetët mblidhen sërish sot për seancën konstituive

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i njëzet e gjashtë me radhë që prej 15 prillit kur ka nisur seanca konstituive.

Vendi është zhytur në një ngërç politik pasi që Kuvendi nuk po bëhet, rrjedhimisht as qeveri të re nuk mund të ketë.

Tashmë për disa seanca me radhë deputetët po refuzojnë të formojnë një komision për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi I seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, por është refuzuar nga partitë e tjera parlamentare.

Ideja për votim të fshehtë ka ardhur pasi kandidatja e partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa, Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Çështja e votimit të fshehtë tashmë është edhe në Gjykatën Kushtetuese pasi është dërguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë e tjera që deri më tash ishin në opozitë.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston në kandidaturën e Haxhiut, ndërkaq, partitë e tjera kanë deklaruar se nuk e mbështesin atë për kryetare të Kuvendit.

Thirrje për zhbllokim të ngërçit politik janë bërë brenda dhe jashtë Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim më 15 maj me përfaqësues të partive politike, por as aty nuk ka pasur pajtim rreth konstituimit të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës konstituive sot, më 4 qershor, pritet të bëhet nga ora 11:00.

Kuvendi do të mund të konstituohet vetëm pasi të zgjedhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.

Më pas, i hapet rruga formimit të qeverisë së re.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, asnjë parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme./KP

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për bashkatdhetarët

Published

on

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se nga tani e tutje të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht përmes platformës elektronike zyrtare E-Kosova.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se shërbime si lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera do të realizohen vetëm për qytetarët që kanë rezervuar paraprakisht një takim online.

Caktimi i terminit bëhet përmes këtij linku:

Udhëzimet për caktimin e terminit janë si më poshtë:

Hyni në platformën eKosova

Zgjidhni opsionin Shërbimet Konsullore

Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë

Zgjidhni shërbimin e nevojshëm dhe përfundoni aplikimin

Qytetarët që kanë caktuar termin, duhet të paraqiten në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Sot mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Sot do të mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Tash e katër muaj në vend janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi vazhdon të jetë në ngërç politik.

Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, që është njëherësh edhe deputeti më i vjetër, Avni Dehari ka vënë në procedurë votimin për Komision zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për kryetarin, por edhe ky proces është bllokuar në mungesë të kuorumit.

Çështjen e votimit të fshehtë, AAK e ka dërguar në Kushtetuese.

 

Continue Reading

Aktualitet

KEK thirrje bizneseve që kanë dalë në treg të hapur

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar një njoftim duke thënë se inkurajojnë të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike të lidhin kontrata komerciale me KEK.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) inkurajon të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.”

KEK thotë se deri tani ka lidhur 15 marrëveshje komerciale.

“Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe deri më tani ka lidhur me sukses 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.”

KEK ka listuar disa arsye se pse duhet të zgjidhet KEK’u si furnizues.

“Pse të zgjidhni furnizimin komercial direkt nga KEK?

·         Furnizimi nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është një zgjidhje e përkohshme, me periudhë 60-ditore dhe çmime më të larta nga tregu.

·         Sipas udhëzimeve të ZRRE-së, konsumatorët që nuk zgjedhin furnizues kalojnë automatikisht te FMF për 60 ditë, ku çmimet janë më të larta se në tregun e lirë. Pas afatit, kontratat me furnizues të rregullt është e detyrueshme.

·         Marrëveshjet komerciale me KEK ofrojnë çmime konkurruese, furnizim të qëndrueshëm dhe transparencë.

·         KEK siguron furnizim referuar në çmimet e tregut të publikuara në bursën zyrtare të energjisë ALPEX.”

“Veproni tani! Lidhja e kontratës komerciale është hapi më i sigurt për të shmangur pasigurinë dhe kostot e larta të furnizimit përmes FMF-së.”

Continue Reading

Të kërkuara