Sport

​U nda me Liverpoolin, këto janë momentet më të mira të Shaqirit me skuadrën angleze

Published

on

Të dielën klubi francez Lyon njoftoi në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin në radhët e tyte të Xherdan Shaqirit.

Edhe pse ende nuk janë shpalosur detajet zyrtare, reprezentuesi nga Zvicra raportohet se ka nënshkruar një kontratë trivjeçare me skuadrën franceze, ndërsa çmimi i paguar për shërbimet e tij është 12 milionë euro.

Në Liverpool, Shaqiri u transferua në vitin 2018 nga Stoke City ku brenda periudhës trevjeçare realizoi shtatë gola dhe pesë asistime në 45 paraqitje.

Në të kaluarën Shaqiri ka luajtur për skuadra të tjera të mëdha si Basel, Bayern Munih e Inter. Këto janë shtatë golat dhe pesë asistent e Xherdan Shaqirit në Liverpool.

Lajmet

Mourinho: Gabim që shkova te Fenerbahce, po kthehem te niveli im

Published

on

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është rikthyer në vendlindje dhe është bërë zyrtarisht trajneri i ri i Benficës, vetëm pak ditë pas largimit nga Fenerbahçe.

Në konferencën për prezantim, Mourinho nuk e fshehu pendimin për aventurën në Turqi.

“Bëra gabim që shkova te Fenerbahce. Duke menaxhuar Benfican, tregon se po kthehem te niveli im. Dhe niveli im është që unë të jem trajner i klubeve të mëdha të botës”, u shpreh ai.

Kjo është hera e parë që Mourinho drejton një klub portugez që prej fillimit të karrierës së tij si trajner.

Ndeshja e parë zyrtare e tij do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, klub me të cilin ai ka fituar dy herë Premier Leaguen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Nënshkruhet Master Plani mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe EHF-së

Published

on

Federata e Hendbollit të Kosovës ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të këtij sporti.

Të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Ky plan është i vlefshëm për tre vjet dhe synon kryesisht shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, gjë që pritet të ndikojë në rritjen e numrit të fëmijëve dhe lojtarëve të rinj që merren me këtë sport.

Marrëveshja u nënshkrua në prag të Kongresit Zgjedhor të EHF-së, i cili po mbahet sot dhe nesër në Andau të Austrisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rashford: “Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite”

Published

on

Marcus Rashford shkëlqeu me një dopietë në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve, duke dhënë një mesazh të qartë drejtuesve blaugrana dhe tifozëve që dëshiron të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.

Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, u shpall edhe MVP i ndeshjes dhe pas sfidës deklaroi:

“Dua të qëndroj këtu për sa më shumë vite. Ndihem shumë mirë dhe dua të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë.”

Rashford, 27-vjeçar falënderoi trajnerin Hansi Flick për besimin dhe vlerësoi shokët e skuadrës, duke theksuar atmosferën pozitive në ekip.

“Është freskuese të luash me këta djem të rinj që luajnë me vetëbesim. Të luash për Barcelonën është një përvojë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Fitorja ndaj Newcastle ishte e para jashtë fushe për Barcelonën në hapje të fazës së grupeve të Champions-it pas 19 vitesh.

Rashford la të kuptohet qartë se dëshiron ta shndërrojë huazimin në një qëndrim afatgjatë në Kataluni./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Renditja e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26

Published

on

Pas mbylljes së javës së parë të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, surprizat nuk kanë munguar dhe renditja aktuale e dhjetë skuadrave kryesuese premton një garë të fortë.

Në krye të tabelës ndodhet Eintracht Frankfurt që ndan vendin e parë me Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndjekje të tyre janë Club Brugge dhe Sporting, të dyja me tre pikë dhe një diferencë golash +3.

Vendin e pestë e ndajnë Union Saint-Gilloise, Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Manchester City, të gjitha me nga tre pikë dhe golavarazh +2, duke treguar se konkurrenca është tepër e ngushtë që në start.

Qarabağ, me një fitore minimale dhe golavarazh +1, mbyll dhjetëshen e parë.

Renditja e javës së parë tregon qartë se format i ri i fazës së ligës sjell më shumë rivalitet dhe çdo gol mund të bëhet vendimtar për pozitën përfundimtare.

Edhe pse është vetëm fillimi, pritet një sezon i nxehtë ku ekipet më të mëdha të Europës do të luftojnë fort për të siguruar një vend në fazat e eliminimit direkt./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara