Sport

​Tuchel jep shenja dorëzimi në luftën për titull

Megjithatë, Chelsea mbetet në vendin e dytë me 42 pikë.

Publikuar

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka dhënë shenja dorëzimi sa i përket luftës për titull pas barazimit 1-1 me Brightonin të mërkurën.

“Blutë” kaluan në epërsi me golin e Romelu Lukakut dhe e ruajtën atë deri në minutat e fundit kur Danny Welbeck shënoi golin e barazimit për mysafirët, që do të thotë se skuadra e Tuchel tani është tetë pikë prapa Manchester City-t, që fitoi kundër Brentfordit mbrëmë.

Tuchel ka sugjeruar se ishte jo reale që Chelsea të konsiderohet favorit për titull duke parë lëndimet që i ka skuadra si dhe numrin e madh të rasteve me Covid-19.

“Kemi shtatë raste me Covid. Kemi pesë ose gjashtë lojtarë që mungojnë për gjashtë ose më shumë javë. Si duhet të konkurrojmë në një garë për titull?”, tha Tuchel për “BBC Sport”.

“Të gjithë të tjerët kanë skuadrën e plotë në dispozicion, të gjitha janë duke u stërvitur me kapacitet të plotë në stërvitje. Do të ishim budallenj po të mendonim se mund ta bënim këtë me të gjitha këto probleme. Është e vështirë”, tha Tuchel më tutje.

Përkundër kësaj serie jo të mirë të rezultateve, Chelsea mbetet në vendin e dytë me 42 pikë, pra tetë më pak se lideri Manchester City.

Sport

​I përfundoi huazimi në Angli, Origi rikthehet në Serie A

Publikuar

nga

Nottingham Forest e konfirmon se Divock Origi ka arritur në fund të periudhës së huazimit në klub, kështu që belgu do të kthehet në Milano.

Reprezentuesi belg rikthehet në Milano pas një huazimi një-vjeçar në Nottingham Forest, konfirmoi skuadra e Premier Ligës me një deklaratë zyrtare.

Nottinghami tha se Origi dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Gio Reyna, Nuno Tavares, Gonzalo Montiel dhe Rodrigo Ribeiro “kanë arritur në fundin e huazimeve të tyre në Trentside“.

Origi, 29 vjeç, iu bashkua Milanit në një transferim të lirë nga Liverpool në vitin 2022, por nuk arriti të bënte përshtypje në sezonin e tij të parë në “Stadio Meazza”, duke shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai u huazua te Nottingham Forest verën e kaluar, por ish-sulmuesi i Liverpoolit pati një tjetër periudhë zhgënjyese në klub, duke shënuar vetëm një herë në 22 paraqitje.

Pas sezonit të tij në klub, Origi nuk ishte më pjesë e planeve të Stefano Piolit dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri i ardhshëm i Milanit do të mbështetet tek ai në sezonin 2024/2025.

Origi fiton 4 milionë euro në sezon në “Stadio Meazza” dhe kontrata e tij me gjigantin e Serie A skadon në qershor të vitit 2026.

Vazhdo të lexosh

Sport

Zyrtare: Chelsea e konfirmon të ardhmen e Pochettinos

Publikuar

nga

Përmes një komunikate në faqen e klubit, Chelsea e ka bërë zyrtare se ka arritur marrëveshje të ndërsjellë me trajnerin Mauricio Pochettino për t’i ndarë rrugët në fund të këtij sezoni.

Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajneri i Chelseat nga sezoni i ardhshëm 2024/25.

Drejtorët sportiv të klubit, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley thanë:

Në emër të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Ballkani dhe Prishtina luftojnë sot për trofeun e Kupës së Kosovës

Publikuar

nga

Pasi fitoi titullin e kampionit, Ballkani do të synoj që ta pasurojë sezonin edhe me një trofe tjetër. Skuadra e Ilir Dajës do të ballafaqohet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës.

Para ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Emanuel Ogbo, ka deklaruar se kjo është një finale që Prishtina duhet të shkojë me synimin e vetëm për ta fituar atë.

Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Vazhdo të lexosh

Sport

Roberto Martinez publikon listën e të ftuarve për EURO 2024

Publikuar

nga

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Portugalia do të zhvillojë tri ndeshje miqësore si fazë parapërgatitore kundër Finlandës më 4 qershor, Kroacisë më 8 qershor dhe kundër Republikës së Irlandës më 11 qershor.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:

Portierë- Diogo Costa, Jose Sa dhe Rui Patricio.

Mbrojtës – Antonio Silva, Danilo Pereira, Diogo Dalot, Gonçalo Inacio, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Nuno Mendes, Pepe dhe Ruben Dias.

Mesfushorët – Bruno Fernandes, Joao Neves, Joao Palhinha, Otavio Monteiro, Ruben Neves dhe Vitinha.

Sulmues – Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Francisco Conceiçao, Gonçalo Ramos, Joao Felix, Pedro Neto dhe Rafael Leao./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara