Sport

​Tri klube italiane kontaktojnë Chelsean për Brojën

Deri pak muaj më parë, Broja është ndjekur nga Atalanta dhe Interi.

Published

on

Armando Broja është një nga sulmuesit e rinj më të kërkuar të momentit. Kjo për dy arsye: sezonin e kaluar te Southampton, ai tregoi të gjithë vlerën e tij, duke bindur Chelsean që ta mbante në skuadër edhe këtë sezon. Së dyti sepse “Blutë” nuk po e përdorin shumë, pavarësisht se qasja e re është e fokusuar te të rinjtë.

Kështu Chelsea mund të konsiderojë një lamtumirë të mundshme në afatin kalimtar të dimrit, mundësisht në formë huazimi për të shmangur humbjen e kontrollit të lojtarit. Situata e tij, megjithatë, lidhet me një blerje në repartin ofensiv. Javët e fundit është përfolur shumë për Christoph Nkunku, francezi i Leipzigut, i cili ka kryer edhe kontrollet mjekësore me londinezët.

Deri pak muaj më parë, Broja është ndjekur nga Atalanta dhe Interi, ndërsa javët e fundit janë tre skuadra të tjera që kanë pasur kontakte për të kuptuar situatën. Bëhet fjalë për Napolin, ndoshta për të zëvendësuar Osimhen, por edhe Romën dhe Milanin. 

Sport

Besnik Hasi mendon ta transferojë Adnan Januzajn te Anderlechi

Published

on

Adnan Januzaj mund të rikthehet në klubin ku nisi karrierën si futbollist profesionist, pasi gazetës Het Laatste Nieuws, Anderlecht ka hyrë në bisedime me menaxherin e tij për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Klubi belg drejtohet nga Besnik Hasi, i cili e njeh mirë futbollistin pasi vijnë të dy nga Kosova.

Sevilla, klubi që zotëron kartonin e 30-vjeçarit, i ka dhënë dritën jeshile për largim, po kërkon mënyra për të ndërprerë kontratën që është e vlefshme deri verë 2026. Januzaj është lojtari më i paguar te klubi andaluzian, gjë që ka ndikuar në gatishmërinë e tyre për të mbyllur bashkëpunimin.

Sezonin e fundit ai e kaloi në formë huazimi te Las Palmas, ku u paraqit në 18 ndeshje në La Liga, duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asistim.

As Las Palmasi dhe as Sevilla nuk e kanë në planet e tyre për sezonin 2025/26.

Januzaj e nisi karrierën e tij në akademinë e Anderlechtit para se të transferohej te Manchester United, ku shpërtheu si talent i madh në Ligën Premier.

Continue Reading

Sport

Xabi Alonso ka vendosur 11-shen më të mirë të Real Madridit për sezonin 2025/26 – duket e frikshme

Published

on

Real Madridi ka qenë aktiv në afatin kalimtar të verës deri më tani. Pas një sezoni zhgënjyes 24/25 ku Los Blancos dështuan në shumë fronte, Carlo Ancelotti u shkarkua, u zëvendësua nga ish-lojtari Xabi Alonso.

Gjigantët spanjollë kanë punuar shumë për të përmirësuar skuadrën e tyre përpara Kupës së Botës për Klube dhe pikërisht këtë e kanë bërë, duke nënshkruar tashmë me Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

Ata pritet të nënshkruajnë me mbrojtësin e majtë të Benfica-s, Alvaro Carreras, në muajt e ardhshëm, ndërsa mund të ketë edhe prurje tjera. Ardhjet e verës nënkuptojnë se Alonso tani ka në dispozicion një ekip të pasur.

Sipas gazetarit spanjoll Manu Carreno, 43-vjeçari tashmë e ka në mendje formacionin e tij më të mirë titullar përpara sezonit të ri. Pasi zbuloi formacionin formues në programin sportiv radiofonik El Larguero të Cadena SER, Carreno tha:

“Ky është formacioni titullar që Xabi Alonso ka në mendje tani, jo për Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, por për fillimin e La Ligës”.

Formacioni pritet të jetë një rreshtim 4-4-2, ku në portë parashihet Thibaut Courtois, ndërsa mbrojtja do të formohej nga Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Eder Militao/Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras.

Mesfusha qendrore do të formohet nga Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, ndërsa në krah pritet të vendosen Jude Bellingham dhe Franco Mastantuono.

Në sulm, Alonso do t’i besojë dy yjeve kryesor të skuadrës: Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Continue Reading

Sport

Tottenhami e zgjedh trajnerin e ri

Published

on

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht të enjten se Thomas Frank, trajneri i deritanishëm i Brentford, është emëruar trajner i ri i ekipit.

Danezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare, duke zëvendësuar Ange Postecoglou, i cili u shkarkua të premten e kaluar.

Për të liruar Frank nga kontrata me Brentford, që ishte e vlefshme edhe për dy vite të tjera, Tottenham ka paguar rreth 10 milionë funte.

Frank mori drejtimin e Brentford në tetor të vitit 2018 dhe e udhëhoqi ekipin drejt promovimit në Premier League në vitin 2021, përmes “play-off”-it të Championship.

Continue Reading

Sport

Kosova synon medalje në Botërorin e xhudos

Published

on

Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë.

Kampionati Botëror për seniorë, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Kosova, shteti i medaljeve olimpike, dotë përfaqësohet me krenari nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani po ndërton kampionë.

Continue Reading

Të kërkuara