Lajmet

​“Tre Çukat e Gllavës” në Memaliaj, pasuri natyrore me bukuri të rrallë

Ky ka marrë statusin e Monumentit të Natyrës.

Published

on

Bukuritë natyrore në Bashkinë Memaliaj janë thesare të fshehura që zgjojnë kurdoherë kureshtjen e çdo vizitori për t’i eksploruar dhe shijuar.

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj përcolli në rrjete sociale pamje nga një prej zonave natyrore piktoreske më paronamike që gjendet në njësinë administrative Buz.

“Nëse do të vini t’i vizitoni, do të surprizoheni nga gjithçka kjo zonë ofron, ku bukuritë natyrore ndërthuren aq bukur me historinë, traditën dhe kulturën”, shkroi ai.

Të njohura si “Tre Çukat e Gllavës”, një prej pasurive natyrore më të rralla, që jo pa shkak ka marrë statusin e Monumentit të Natyrës.

I shtrirë në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, një ballkon natyror me fushë pamje 360°, ku në kohë të kthjellët mund të dallosh qartë ishullin e Sazanit, qytetin e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Tepelenës dhe Memaliaj, transmeton ATSh.

“Kjo është panorama që ofron Memaliaj, për çdo vizitor që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë”, u shpreh Malaj.

Continue Reading

Bota

Netanyahu miraton armëpushim në Liban

Published

on

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka miratuar armëpushimin me Hezbollahun në Liban, pas një periudhe bisedimesh ndërmjetësuese. Sipas raportimeve të mediave izraelite, qeveria e Tel Avivit ka dhënë dritën jeshile për arritjen e armëpushimit, duke lejuar Amos Hochstein, këshilltarin e lartë të presidentit amerikan Joe Biden, të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Në një takim të zhvilluar mbrëmë për sigurinë, ku morën pjesë Netanyahu dhe disa ministra, është diskutuar mbi propozimin për armëpushim dhe është dhënë miratimi për të avancuar me këtë marrëveshje. Raportohet se diskutimet janë përqendruar në sigurinë e vijës kufitare mes Sirisë dhe Libanit, si dhe në rolin e ushtrisë izraelite në këtë zonë. Izraeli ka kërkuar dhe marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar lirinë e veprimit të ushtrisë izraelite në kufi në rast të shkeljeve të armëpushimit.

Burime të paidentifikuara izraelite kanë njoftuar se “armëpushimi pritet të shpallet brenda dy ditëve”. Gjithashtu, ato kanë shtuar se “marrëveshja me Libanin është tashmë nënshkruar”, dhe Netanyahu po punon për të shpallur zyrtarisht këtë lajm për opinionin publik. Kjo marrëveshje vjen pas javësh tensionesh dhe përplasjeve ushtarake në kufirin libanez, duke ofruar një mundësi për uljen e tensioneve në rajon./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Osmani në Halifax : Diskutova për shembullin e Kosovës si një ndër sukseset më të mëdha në histori

Published

on

By

Presidentja ë Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrur pjesë në panelin përmbyllës në Kanada me temën “Epoka e optimizmit, tani varet nga ne”, në forumin Ndërkombëtar në Halifax.

Osmani tha se ka diskutuar në këtë panel për Kosovën, si një ndër sukseset më të mëdha, sipas saj, në histori, si dhe bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gashi thotë se kjo legjislaturë po shkon drejt fundit

Published

on

By

Ndërkohë, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, debatin e hënës së ardhshme e ka quajtur si më të rëndësishmin deri tash pasi që sipas tij legjislatura po shkon drejt fundit.

“Do të ketë disa seanca, ajo që është më e rëndësishme është seanca e ditës së hënë ku do të diskutohet qeverisja 4 vjeçare e Albin Kurti dhe Vetëvendosjes. Aty do të jetë vëmendja kryesore, aty do të diskutohen veprimet e mos veprimet për  4 vjet dhe do të diskutohen masat dhe veprimet dëmtuese që Qeveria Kurti i ka bërë në këto 4 vite”, tha Gashi.

I pyetur për dialogun me Serbinë, Gashi tha se nuk pret zhvillime në këtë proces meqë vendi është drejt një procesi zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

AAK-ja kërkon debat për punën e qeverisë Kurti

Published

on

By

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti nga AAK-ja Besnik Tahiri në konferencën për media ka thënë se për katër vjet qeverisje nuk është kryer asnjë projekt.

Tahiri tha se AAK-ja e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës dhe kërkesa e tyre për debat të shpërfaqet.

“Rezoluta jonë për tri vite qeverisje, propozimi në kryesi ka qenë që të shqyrtohet  për mandatin e kësaj qeverie. AAK e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që kuvendi i Kosovës, fillimisht kërkesa jonë për debat rreth kësaj teme duhet të shpërfaqet. Kjo qeverisje e dështuar e cila përveç faktit që ka dëmtuar në rrafshin e jashtëm në rrafshin e brendshëm ka probleme më serioze që ndërlidhen me mirëqenien e ekonomisë dhe në secilin sektor. Katër vjet asnjë projekt nuk është përmbyllur, për katër vjet, një mandat kjo qeveri do të përshkruhet, si qeveri që e ka normua kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme. Ky debat do të jetë ballafaqimi i kësaj qeverie me AAK-në thirrëse me opozitën në mënyrë që të shpërfaqim efektet që kanë ndodhur”, ka thëne Tahiri.

Continue Reading

Të kërkuara