Sport

​Trajnerja e Kosovës në futboll: Në çdo ndeshje hyjmë me qëllimin për të fituar

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur sot përgatitjet.

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Lihtenshtajnit, që do të zhvillohen më 13, përkatësisht më 16 korrik.

Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhëses Anneli Andersen si test përfundimtar para nisjes së edicionit promovues të Ligës së Kombeve në shtator.

“Është ndjenjë shumë e mirë të jemi sërish këtu. Jam e lumtur që i kam takuar lojtaret. Është gjithmonë mirë të fillosh përgatitjet në Kosovë. Ky grumbullim është paksa më sfidues, ngase disa lojtare kanë pasur pushime disa javore, e disa lojtare kanë luajtur edhe në fundjavën që e lamë pas. Gjithsesi, ne duhet t’i mbledhim forcat dhe të përballemi me Lihtenshtajnin. Duhet të fokusohemi që pas çdo stërvitje dhe pas çdo ndeshje të jemi më të mira. Kemi një kundërshtar që nuk dimë asgjë për të dhe kjo është një sfidë e re, por njëherësh për vajzat është një përvojë e re të luajnë me ekipe të ndryshme. Sa herë që hyjmë në fushë e kemi qëllim të luajmë mirë dhe të fitojmë. Këto ndeshje na shërbejnë që të përmirësohemi në mbrojtje dhe sulm dhe mendoj se kemi gjasa të mira për fitore”, ka theksuar përzgjedhësja Andersen pas stërvitjes së parë.

Ndërkaq, optimiste për paraqitje të mira në këto dy miqësore janë shprehur edhe dy lojtaret, Viola Avduli dhe Donjeta Halilaj. Dardanet do të vazhdojnë me stërvitje nesër paradite, derisa dy ndeshjet miqësore do të zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara