Sport

​Trajneri kosovar i volejbollit merr drejtimin e skuadrës hungareze Veszpremi Egyetemi

Ibrahimi është gjithashtu trajner i Kombëtares U17 në kategorinë e femrave.

Published

on

Edon Ibrahimi emërohet trajner i klubit hungarez, Veszpremi Egyetemi Sport Club.

Trajneri kosovar i volejbollit, Edon Ibrahimi ka ndarë rrugët me KV Fer Volley për të nënshkruar me klubin e volejbollit nga Hungaria, Veszpremi Egyetemi Sport Club, i cili bën gara në ligën e parë në volejbollin hungarez.

Ibrahimi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me këtë ekip, pas një sezoni relativisht të suksesshëm me Fer Volley, ku arriti të fitojë Kupën e Federatës, siguroi finalen e Kupës së Kosovës, si dhe ishte finalist i playoffit në Superligën e Kosovës.

Ai gjithashtu shkroi historinë në volejbollin kosovar, duke i siguruar Kombëtares së Kosovës medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për senior në Beach Volley, teksa udhëhoqi dyshen Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani drejt këtij suksesi.

Ibrahimi është gjithashtu trajner i Kombëtares U17 në kategorinë e femrave.

Continue Reading

Sport

Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga

Published

on

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, u shpall trajneri i muajit dhjetor në La Liga për sezonin 2024-25 të hënën.

Ky çmim vjen pasi Atletico mposhti Barcelonën 2-1 të shtunën, duke u ngjitur në krye të tabelës së La Liga-s me fitoren e 12-të radhazi në të gjitha garat.

Pas ndeshjes, trajneri argjentinas pranoi se Barcelona ishte skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të lojës dhe vlerësoi shpirtin luftarak të lojtarëve të tij, pasi ata përmbysën rezultatin nga një disavantazh për të siguruar fitoren e parë jashtë fushe ndaj katalanasve që nga viti 2006, pesë vite para se ai të merrte drejtimin e klubit.

Aktualisht, Atletico Madrid prin në La Liga dhe është në formë të jashtëzakonshme.

Continue Reading

Sport

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë, kjo është renditja e plotë

Published

on

Me dy ndeshjet e sotme, është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me vështirësi fitoi 2:1 ndaj Feronikelit 74.

E pas 18 xhirove, Drita prin në tabelë me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33, kurse e treta është Malisheva me 30.

Në vendin e katërt është Prishtina me 27 pikë, kurse Suhareka e pesta me 25.

Me nga 21 pikë në vendet 6 dhe 7 gjenden Gjilani dhe Dukagjini.

Ferizaj është në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 20 pikë, kurse Llapi është i parafundit me dy më pak.

Krejt në fund, është Feronikeli 74 me 10 pikë të grumbulluara.

Continue Reading

Sport

Në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë

Published

on

Boksieri serb Stefan Mariç, i cili hyri në ring me këngën nacionaliste serbe “Gëzohu popull serb” – një këngë që reflekton pretendimet mbi Kosovën ka pësuar humbje të dielën në Tiranë nga boksieri shqiptar Ahmed Koçi. Koçi triumfoi në raundin e dytë të përballjes, e cila ishte pjesë e një mbrëmjeje boksit në kryeqytetin shqiptar.

Hyrja e Mariç në ring me një këngë që konsiderohet provokative ndaj Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ku shumë e kanë cilësuar si një veprim të papërshtatshëm për një ngjarje sportive. Pavarësisht tensioneve dhe mesazheve të tilla, Koçi ka arritur të sigurojë fitoren, duke i dhënë një mësim të rëndësishëm rivalit të tij në ring./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Juventusi rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh, zona Champions tri pikë larg!

Published

on

Pas një serie prej katër barazimeve, Juventusi më në fund ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat. Në kuadër të javës së 17-të të Serisë A, skuadra e udhëhequr nga trajneri Thiago Motta mposhti Monzën me rezultatin 2-1, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt garës për zonën Champions. Aktualisht, bardhezinjtë numërojnë 31 pikë, vetëm tri pikë larg vendit të katërt.

Në “U-Power Stadium,” Juventusi filloi fuqishëm dhe gjeti golin e parë në minutën e 14-të, falë një goditjeje të saktë me kokë nga Weston McKennie, pas një krosimi nga këndi. Megjithatë, Monza reagoi shpejt dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 22-të me një gol të bukur nga Birindelli, i cili goditi saktë me të majtën jashtë zonës.

Në minutën e 39-të, Nico Gonzalez riktheu avantazhin për Juventusin, duke përfituar nga një pasim i shpejtë dhe duke dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës. Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat u përpoqën të shtonin presionin për të ndryshuar rezultatin, por portierët Di Gregorio dhe Turati ishin në formë të shkëlqyer, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme nga të dyja palët. Përkundër përpjekjeve të Monzës për të barazuar, Juventusi ruajti avantazhin deri në fund, duke siguruar tri pikë të çmuara.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe mbetet në garë për një vend në zonën Champions, që aktualisht është tri pikë larg. Kjo ndeshje i jep një frymëmarrje të re bardhezinjve dhe i kthen ata në rrugën e duhur për të synuar objektivat sezonalë.

Skuadra e Thiago Mottës do të kërkojë të vazhdojë këtë moment pozitiv, ndërsa ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të konsoliduar pozitat në renditje dhe për të synuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Tifozët shpresojnë që ky rezultat të jetë fillimi i një serie pozitive që do të forcojë pozitën e klubit në elitën e futbollit italian./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara