Sport

​Top-20 klubet më të vlefshme në botë, PSG “dështon” sërish përkundër ofrimeve galaktike

Published

on

Ekipi i ëndrrave i ndërtuar nga Paris Saint – Germain, me yje si Sergio Ramos, Neymar, Mbappe, Messi, Donnarumma, Hakimit e të tjerë, nuk është skuadra me vlerën më të madhe në botë.

Klubi francez ofroi në skuadër emrat kryesorë të futbollit edhe pse shumica prej tyre me kosto zero, por sipas evidentimeve më të fundit nga Transfermaket Data, PSG vazhdon të mos jetë skuadra më e vlefshme.

Më poshtë renditen top-20 skuadra që kanë vlerën më të madhe në botë:

20: Aston Villa – 429.30 milionë euro

19: Milan – 430.40 milionë euro

18: Everton – 495.50 milionë euro

17: Napoli – 503.75 milionë euro

16: Leicester City – 549.10 milionë euro

15: Arsenal: 553.00 milionë euro

14: RB Leipzig – 560.55 milionë euro

13: Borussia Dortmund – 572.85 milionë euro

12: Juventus – 609.10 milionë euro

11: Inter 658.80 milioën euro

10: Tottenhami 704.00 milionë euro

9: Atletico Madridi – 729.40 milionë euro

8: Barcelona – 763.00 milionë euro

7: Bayern Munich – 818.50 milionë euro

6: Real Madrid – 848.50 milionë euro

5: Manchester United 858.25 milionë euro

4: Chelsea – 896.50 milionë euro

3: Liverpool – 904.50 milionë euro

2: PSG – 993.75 milionë euro

1: Manchester City – 1.06 bilionë euro

Sport

Doncic vazhdon shkëlqimin, Lakers triumfojnë ndaj Denver Nuggets

Published

on

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku vëmendja ka qenë në Kaliforni. Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Denver Nuggets me 12 pikë diferencë 120:108.

Luka Doncic luajti ndeshjen e tij të 200-të me 30 ose më shumë pikë në NBA mbrëmë kundër Denverit.

Lakers fituan ndaj Denverit 120:108, ndërsa Doncic e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.

Austin Reaves gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Në shtatë sezonet e mëparshme e gjysmë në një fanellë të Dallasit, ai shënoi 30 ose më shumë pikë 192 herë, dhe kjo ishte ndeshja e tij e tetë e tillë nga 16 përpjekjet me një fanellë të Lakers.

 

Continue Reading

Sport

Të gjitha biletat e shitura, përkrahje maksimale për Kosovën sonte në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të gjitha biletat për përballjen mes Kosovës dhe Islandës janë shitur, me “Dardanët” që do të ofrojnë përkrahje maksimale nga tribunat.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Kosovën që kërkon fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh pastaj para ndeshjes kthyese, e cila zhvillohet të dielën.

Continue Reading

Sport

Dardanët gati për ndeshjen ndaj Islandës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim.

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.

Optimistë për fitore u shpreh edhe sulmuesi anësor, Milot Rashica i cili deklaroi se përkundër se Islanda ka lojtarë kualitativ,.Dardanët duhet tq bëjnë lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë individuale që kanë lojtarët.

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, pra rreth 13 mijë.

Continue Reading

Sport

FIFA i kthen përgjigje Shqipërisë për kosovarin, Etnik Brruti

Published

on

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA i ka dhënë përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet qysh në ndeshjet e këtij muaji.

Ai edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli.

Etnik Brruti gjatë këtij muaji e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A, me Sylvinhon që e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Shqipëria fillimisht luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.

Continue Reading

Të kërkuara