Kronikë e zezë

​Tentim vrasje, një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale L.V

I pandehuri L.V, tentoi ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G.

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasja në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas gjykatës, me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri L.V:, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G.

“Paraburgimi do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasja në tentativë nga neni 172 e lidhur me nenin 28 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:- Me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri L.V:, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë. Me datë, kohë dhe vend te njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri L.V., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me të arritur policia në vendin e ngjarjes të njëjtit ia gjejnë: një pistoletë me ngjyrë të zezë me mbishkrimin ‘’Astra UNCETA CIA S.A Gverina Spain Mod-A-80’’, me nr. serik: 70927 me një karikator dhe 11 fishekë të kalibrit 9mm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njofitm.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale ku i pandehuri L.V. gjuan me armë në vend publik, si dhe për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale ka rrezik të ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, pasi që Gjykata ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit L.V., nga sjellja e mëparshme e tij i njëjti është i regjistruar edhe si kryerës i shumëfishtë i veprave tjera penale kryesisht vepra penale të dhunës, andaj caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze është më i arsyeshëm dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale.

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara