Lajmet

​Të paktën 500 banorë të Kharkiv janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ka qenë nën bombardime intensive javët e fundit.

Publikuar

Të paktën 500 banorë të Kharkiv kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, njoftuan sot shërbimet e urgjencës të qytetit në verilindje të vendit.

BBC thotë se nuk mund ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë informacion nga burime të tjera.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ka qenë nën bombardime intensive javët e fundit.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut vlerëson se të paktën 691 civilë janë vrarë deri më tani, ndërsa 1.143 të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën.

Lajmet

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Publikuar

nga

Policia e Kosovës (PK) njofton se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra në Gjilan, të cilat u gjetën në një veturë që u ndalua për kontroll. Sipas Policisë, vetura kishte targa suedeze dhe u kap në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar për kontroll një veturë targa suedeze. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

KQZ publikon raportet financiare të subjekteve politike, kaq janë të hyrat dhe shpenzimet e VV-së, PDK-së dhe LDK-së

Publikuar

nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të martën raportet e audituara financiare të subjekteve politike për vitin 2023. Sipas KQZ-së, partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi dy milionë euro ose më shumti të hyra për vitin e kaluar krahasuar me partitë tjera. Në LVV-së të hyrat për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1 milonë e 384 euro.

Partia e dytë më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur të hyra 951 mijë e 483.00 euro më 2023, ndërsa shpenzime 717 mijë e 543 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë vitit 2023 ka pasur të hyra 723 mijë e 169 euro dhe shpenzime 431 mijë e 824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar të hyra 280 mijë euro dhe shpenzime 268 mijë e 16 euro gjatë vitit 2023.

Ndërsa subjekti politik Lista Serbe ka pasur 314 mijë e 348 euro të hyra, kurse shpenzime 295 mijë e 917 euro.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeministri hungarez në Ukrainë, vizita e parë e aleatit kryesor të Rusisë në BE që nga fillimi i luftës

Publikuar

nga

Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainën fqinje që nga pushtimi i plotë i Rusisë, kryeministri hungarez Viktor Orban i tha presidentit Volodymyr Zelensky të martën se lufta në vazhdim ishte “çështja më e rëndësishme për Evropën”.

I njohur si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në Bashkimin Evropian, vizita e Orbanit ishte një gjest i rrallë në një marrëdhënie të trazuar midis dy vendeve pasi Budapesti ka thyer vazhdimisht rangjet me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian dhe ka anuar drejt Moskës, shkruan AP.

Kryeministri hungarez ka bllokuar, vonuar ose zbutur në mënyrë rutinore përpjekjet e BE-së për të zgjeruar ndihmën ndaj Ukrainës dhe për të sanksionuar Moskën për luftën e saj, duke irrituar si Zelenskyy-n ashtu edhe liderët e tjerë të BE-së.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Autoritetet turke arrestojnë qindra persona pas protestave anti-siriane

Publikuar

nga

Autoritetet turke thanë të martën se kanë arrestuar mbi 470 persona pas protestave anti-siriane në disa qytete të shkaktuara pas akuzave se një burrë sirian ka ngacmuar një fëmijë.

Tensionet u përshkallëzuan nga e diela pas dhunës në një qytet qendror të Anadollit, pasi një turmë shkoi në tërbim, duke dëmtuar bizneset dhe pronat që i përkisnin sirianëve.

“474 persona u arrestuan pas veprimeve provokuese të kryera kundër sirianëve në Turqi”, tha Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya në “X”.

Burrat protestuan në biznese dhe prona siriane në Kayseri të dielën./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara