Lajmet

​Të dielën shumë spektakël në garën e 3×3 në Gërmi

Published

on

Të dielën në Prishtinë do të mbahet gara atraktive në 3×3, e organizuar nga 3×3 Prishtina dhe e mbështetur edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky është edicioni i katërt i kësaj gare, derisa në këtë vit do të mbahet nga ora 15:00 në Amfiteatrin e Gërmisë.

Kjo ngjarje është një ditë e plotë kushtuar kulturës sportive dhe urbane ku qejfi dhe basketbolli bëhen një. Përveç garave në 3×3, do të ketë edhe aktivitete zbavitëse, muzikë, ‘performancë live’ dhe shumë shpërblime për ekipet pjesëmarrëse.

Ditë më parë 3×3 Prishtina ka lansuar edhe edicionin e ri të fanellave, që janë në shërbim në pesë ngjyra të ndryshme.

Garat të dielën do të fillojnë në ora 15:00 dhe do të zgjasin deri në mesnatë, ku do të ketë shumë aktivitete dhe shumë mysafirë special.

Hyrja është e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu, ku mund të përcjellin lojtë e ekipeve, shijojnë muzikën, aktivitete e tjera të shumta të organizuara nga 3×3 dhe partnerët e tyre, si dhe të krijojnë shoqëri të reja.

Lajmet

​Humb jetën pasi i rrokulliset traktori

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në komunën e Zubin Potokut, pasi traktori që po drejtonte është rrokullisur.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipet e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit janë në vazhdim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Published

on

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me një tjetër sezon që pritet të sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mira të kontinentit.

Sezoni 2024/25 solli për herë të parë formatin e ri të garës, duke hequr fazën klasike të grupeve dhe duke e zëvendësuar atë me një ligë me 36 ekipe, secila me nga tetë ndeshje.

Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, derisa finalja u luajt në Allianz Arena ku PSG dominoi Interin me një fitore historike 5-0 triumfi më i thellë në historinë e finales së Champions League.

Edhe këtë vit, do të zhvillohen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës.

Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off për t’u kualifikuar më tej. Finalja e madhe do të luhet në Puskás Arena të Budapestit, më 30 maj 2026.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve premton spektakël, surpriza dhe emocione deri në finalen e madhe të Budapestit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se dje është gjetur pa shenja jete në banesën e saj grua në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prishtinë/ 14.09.2025 – 10:58. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

​26 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Published

on

Sot bëhen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Kaqandollit, ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara