Lajmet

​Takimi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut me raportuesin special të OKB-së, pa praninë e mediave

Duda Balje ka kërkuar që mbledhja të mbahet pa praninë e gazetarëve.

Publikuar

Takimi i anëtarëve të Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut me Fabian Salvioli, raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare, është duke u mbajtur pa prezencën e mediave.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje ka kërkuar që mbledhja të mbahet pa praninë e gazetarëve.

Lajmet

​Musliu-Shoshi: Letra e Gërvallës, hap i rrezikshëm për aleatët ndërkombëtarë

Publikuar

nga

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi e quan të gabuar letrën e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draft-statutit për asociacionin.

Në një prononcim për media, Musliu-Shoshi ka thënë se kjo letër përveç se nuk është adresuar në vendin e duhur, përmban gabim edhe në përmbajtje. Ajo potencoi se një draft-statut të tillë nuk e kanë kërkuar aleatët ndërkombëtarë, pasi sipas saj nuk është e dakorduar në marrëveshjen e Ohrit.

“Adresimi është gabim, sepse i është adresuar presidentit apo kryetarit të Asamblesë Parlamentare dhe Asambleja Parlamentare tashmë e ka dhënë qëndrimin e saj me votë në sesion. Tani ky është vetëm një opinion që i është dorëzuar Komitetit të Ministrave, mirëpo nuk është opinion i obligueshëm për mendim në komitet të kryeministrave. Por, a e ka bërë këtë huq nga vetëdija apo mos dija ministrja Gërvalla, këtë nuk e di dhe nuk jam kompetente për ta thënë. Por, që ka bërë gabim në adresim – kjo është e sigurt”, tha Shoshi.

Ndër të tjera deputetja e PDK-së këtë veprim e sheh si “shfajësim për konsum të brendshëm dhe fajësim për konsum të jashtëm”. Ajo thotë se dërgimi i kësaj letre është një hap i rrezikshëm për aleatët tanë dhe se mund të acarojë edhe më tej marrëdhëniet.

“Aleatët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar që hapat konkretë apo të ardhshëm të merren me draft-statutin e asociacionit që kanë pranuar në marrëveshjen e Ohrit, me të cilën janë dakorduar. Pra, kjo letër e dërguar është po ashtu edhe në përmbajtje gabim. Sepse një draft-statut të tillë nuk e kanë kërkuar aleatët tanë ndërkombëtarë, sepse nuk është e dakorduar në marrëveshjen ndërkombëtare, në këtë rast që është në marrëveshjen e Ohrit. Prandaj, e vlerësoj që edhe përmbajtja e letrës është gabim…Këtë e shoh më shumë si shfajësim për konsum të brendshëm dhe në fajësim për konsum të jashtëm, pra të shfajësohen brenda për brenda duke thënë se ‘ne e dërguam vendimin dhe dërguam një draft-statut. Mirëpo, unë vlerësoj që për aleatët tanë ky hap është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ka mundësi që të acarojë edhe më tej marrëdhëniet që ka Republika e Kosovës”, tha Musliu-Shoshi.

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla tha sot se draft-statuti për asociacionin do të përmbushte obligimet ndërkombëtare dhe do të respektonte Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Sipas saj, pavarësisht si do të pranohet kjo ofertë e palës kosovare, do të procedohet tutje për hartimin e draftit të asociacionit dhe dërgimit të tij në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Gërvallës kjo letër zotimi nuk është e vonuar pasi po të konsideronin si të tillë do të dërgonin më herët.

Zëvendësministri i MPDJ-së, Kreshnik Ahmeti, tha se nëse në mbledhjen e nesërme të ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës s’ka gatishmëri për të përfshirë në agjendë anëtarësimin e Kosovës, i njëjti mund të vendosë një datë të radhës se kur mund të bëhet një gjë e tillë.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se nuk pret që Kosova të jetë në agjendë më 17 maj, pasi sipas tij, letra ka ardhur me vonesë.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave. Disa vende si Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Kosova hapa konkretë drejt asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike të votojnë pro anëtarësimit të saj në KiE.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Albin Kurti kujton Ukshin Hotin në 25-vjetorin e zhdukjes

Publikuar

nga

Më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Në 25-vjetorin e zhdukjes së profesor Hotit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e shqiptarët nuk kanë një politikan filozof e teoricien të politikës sikurse ishte Ukshin Hoti dhe se drejtësia për të ende nuk ka filluar.

Kurti në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, ka përkujtuar edhe heroinën Marte Tunaj, e cila me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë.

“Për këto krime, drejtësia është vonuar. Çdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë. 25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato. Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia.

“I përkulemi guximit e sakrificës së popullit tonë, që janë udhërrëfim për ecjen tonë përpara”, ka përfunduar Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla: Kosova të anëtarësohet në KiE pas zotimit për hartimin e draftit për Asociacionin

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Ministrat e Punëve të Jashtëm të Këshillit të Evropës që të përfshijë në agjendë anëtarësimin e Kosovës, pas letrës ku qeveria zotohet për hartimin dhe dërgimin e një draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla në konferencë për medie të enjten, tha se ky draft-dokument do të përmbushte obligimet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Sipas saj, pavarësisht si do të pranohet kjo ofertë e palës kosovare do të procedohet tutje për hartimin e draftit të Asociacionit dhe dërgimit të tij në Gjykatë Kushtetuese.

“Përmes kësaj letre kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përgatitur një draft-dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim në koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky draft-dokument do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e komunitetit serb në Kosovë, njëkohësisht do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Kosovës…Zotimi ynë është serioz dhe i sinqertë. Është ripërtëritje e ofertës së kryeministrit Kurti më 18 mars 2023 në Ohër, më 2 maj 2023 në Bruksel edhe gjatë javëve të fundit. Një draft-dokument i qeverisë do të ishte plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, përfshirë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, letrën e Federica Mogherini dhe editorialin e Chollet dhe Escobar. Kjo ofertë është refuzuar dy herë, shpresojmë të pranohet këtë herë, por kjo tani varet nga shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe jo nga ne. Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe prekshëm në përpushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi që jo vetëm i janë vendosur më shumë kushte në këtë organizatë, por që edhe i ka përmbushur këto kushte”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, kjo letër zotimi nuk është e vonuar pasi po të konsideronin si të tillë do të dërgonin më herët.

“Po të konsideronim se është i vonuar do të dërgonim më herët, nuk do të kishim dërguar sot. Sa i përket komentet të opozitës nuk i kam dëgjuar dhe pse jo paraprakisht, dua të ruaj procesin dhe nuk do të bisedojmë sot as rreth partnerëve që na përkrahin në këtë kërkesë dhe as sigurimit të përkrahjes. Ne kemi shprehur me shumë seriozitet vullnetin tonë për të kontribuar në mënyrë konstruktive. Nuk është i lehtë për qeverinë e Kosovës ky hap ne kemi shprehur vullnetin tonë dhe presim si do të jetë reagimi. Shpresa jonë është e madhe që ky zotim i yni të merret seriozisht dhe ky zotim të qojë në përmbushjen e asaj që të gjithë e dëshirojnë, anëtarësimin në Këshill të Evropës”, theksoi Gërvalla.

Të pyetur se kjo letër zotimi a është bërë në koordinim me vendet e QUNIT-it, zëvendësministri i MPDJ-së, Kreshnik Ahmeti, tha se letra e zotimit është dërguar në kanale zyrtare në Këshill të Evropës, ku janë pjesë të gjitha vendet e QUINT-it. Ai tha se nëse në mbledhjen e nesërme të ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës s’ka gatishmëri për të përfshirë në agjendë anëtarësimin e Kosovës, i njëjti mund të vendos një datë të radhës se kur mund të bëhet një gjë e tillë.

“Letra nuk është publikuar por është dërguar në kanale zyrtare. Të gjitha vendet e QUINT-it, përfshirë edhe ShBA-të si vend monitorues…Nëse s’ka gatishmëri politike dhe vullnet që të ndryshohet agjenda, sigurisht se ministeriali i nesërm mund të vendos një datë të radhës se kur do të mund të bëhet kjo gjë. Kjo do të ishte një shenjë e qartë e ecjes përpara në mënyrë që të ecim edhe ne me propozimin tonë”, deklaroi ai.

Ndërkaq ministrja Gërvalla nënvizoi se varësisht sesi do të pranohet oferta e Kosovës për Asociacionit, do të vendoset për hapat e mëtejshëm për shtyrjen përpara të kësaj iniciative.

“Varësisht se si do të pranohet kjo ofertë, si do të jenë hapat e mëtejmë, atëherë do të varet nga ne a do të fillojmë me një dokument të tillë apo jo. Do t’iu njoftojmë me kohë sesi do të jenë proceset më tej”, theksoi Gërvalla.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kristo asnjë fjalë për ankesën e Kurtit për lëvizjen e lirë

Publikuar

nga

Kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ajo më 30 prill, zyrtarisht ka dërguar drejt Komisionit Evropian listën e reformave me hapat e ndërmarrë për implementimin e planit të rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor.

Ajo tha se nga takimi i tyre i fundit i cili ka qen në gjatë muajit shkurt në Tiranë, BiH me vendimin e Këshillit të Evropës ka bërë dhe ka hapur një kapitull të ri, kur bëhet fjalë për procesin e integrimit në BE.

“Mbështetje dhe njohja janë të rëndësishme për të gjithë ne, dhe për vazhdimin e punë sonë. Para se gjithash për përparim të mëtutjeshëm në implementimin e reformave të mbetura, dhe në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë edhe implementimi planit për rritje të vendeve të Ballkanit perëndimor përkatësisht edhe për ne në BH. Kur flasim për temën e këtij paneli, kjo është gjendja aktuale dhe planet e ardhshme të cilët kanë të bëjnë me planin e rritjes, mund të them se BH më 30 prill, zyrtarisht ka dërguar drejt Komisionit Evropian listën e reformave me hapat kualitativ për implementimin e planit të rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor”, tha ajo.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë koment për pakënaqësinë që ka shprehur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, për të cilën kemi rënë dakord 18 vjet më parë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara