Lajmet

​Tahiri: Shtrenjtimi i rrymës do ta rrisë interesimin e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën

Ai ka paralajmëruar edhe ndjekjen e rrugëve ligjore për të kundërshtuar një vendim të tillë.

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike do ta rrisë kërkesat për të lëshuar Kosovën.

Sipas tij, ka sinkronizim mes qeverisë, LVV-së dhe ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike. Ai ka paralajmëruar edhe ndjekjen e rrugëve ligjore për të kundërshtuar një vendim të tillë.

“Një vendim i cili rëndon jetën e çdo qytetari, kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme për qytetarët. Mos-angazhimi i qeverisë e ka sjell çdo ditë e më shumë dhe po rëndon gjendjen e qytetarëve në Kosovë. Kemi kërkuar në vazhdimësi që të merren masa dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe këta janë qëndruar të heshtur para kësaj krize. I kemi paralajmëruar dështimin e tyre, por në vazhdimësi kemi parë një mos-përfillje”, tha ai.

Tahiri në konferencën e sotme tha se “Po e shihni që në vendin tonë tashmë kemi një fluks masiv të largimit të njerëzve nga Kosova. Vendimi i sotëm i ZrRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike veçse do të rrisë kërkesat dhe ambiciet e qytetarëve për ta lëshuar Kosovën”.

Në konferencë për media, ai tha se do të ftojnë një seancë për të votuar një rezolutë për mos-shtrenjtim të energjisë elektrike dhe po ashtu se do të ndjekin edhe rrugët ligjore.

“Duke filluar nga departamenti administrativ i Gjykatës Themelore por edhe Gjykatës Kushtetuese, nëse ka nevojë”, ka shtuar ai.

Aktualitet

Trump: Biden mban anën e terroristëve, e çon botën në Luftën e Tretë Botërore

Publikuar

nga

Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-së, fituesi i zgjedhjeve paraprake republikane dhe një kandidat gjithnjë e më i sigurt presidencial, kritikoi presidentin aktual, Joseph Biden, për kushtëzimin e dorëzimit të armëve dhe mbështetjes për Izraelin me ndalimin nga një “pushtim i plotë”,  të Rafahut.

Sipas mediave izraelite, Trump e akuzoi Bidenin se po mban anën e ekstremistit palestinez Hamas.

Trump shkroi në rrjetet sociale se “Krimineli Joe mban anën e terroristëve”, duke aluduar në Hamas, duke deklaruar se Biden “anon me turmat radikale që kanë pushtuar kampuset, sepse donatorët e tij i financojnë ato”.

“Biden është i dobët, i korruptuar dhe po e çon botën drejtpërdrejt në Luftën e Tretë Botërore”, tha ish-udhëheqësi amerikan, duke përsëritur se lufta mes Izraelit dhe Hamasit nuk do të kishte nisur nëse ai do të kishte qenë president. /UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Përkthimi i kulturës në valutë: Hajrulla Çeku çel arkën me 3 milionë euro për Muzeun Kombëtar të Kosovës

Publikuar

nga

Në një njoftim të rëndësishëm për kulturën dhe trashëgiminë e Kosovës, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shpallur planin për rindërtimin dhe rinovimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka zbuluar që Muzeu do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë restaurimi, me një fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të deposë.

Çeku ka shpalosur se për këtë projekt të rëndësishëm janë përcaktuar fondet në vlerën e tre milionë eurove, duke theksuar seriozitetin dhe synimet për të kthyer Muzeun në një qendër të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të vendit.

Në të njëjtën kohë, ministri Çeku ka premtuar që gjatë periudhës së mbylljes së Muzeut për restaurim, do të kryhet edhe një rikonceptim dhe përditësim i ekspozitave të përhershme. Ky ndryshim pritet të sjellë një frymë të re dhe një përvojë më të pasur për vizitorët pas hapjes së Muzeut, duke e ngritur atë në një nivel të lartë artistik dhe kulturor. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar

Publikuar

nga

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.

Nënkryetar i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës dhe këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë, shkroi ai. E kjo, sipas Hoxhajt, tregon që, Palestina, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj.

“Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme.”, ka shkruar Hoxhaj.

“Javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë! Kjo tregon që, ajo, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme”, është ky shkrimi i plotë i tij. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Akrepat e rinjë: Sahati i Shkodrës fillon të rrahë përsëri pas 3 dekadash

Publikuar

nga

Në një ngjarje historike për qytetin e Shkodrës, sahati i tij, një simbol i lashtë i qytetit, është kthyer në punë pas 3 dekadash. Kjo është një ditë triumfale për qytetin, kur simboli i kohës dhe historisë së tij fillon sërish të tregojë kohën.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të sahatit të restauruar, duke shënuar kthimin e tij në jetë. Sahati, i cili ndodhet në një pallat 6-katësh në qendër të qytetit, ishte një kujtim që pothuajse ishte harruar, por sot, ai rikthehet në kujtesën e qytetarëve si një simbol i kthimit dhe rinisjes.

“Rilind edhe zemreku i sahatit simbol në Shkodër, pas një agonie të gjatë”, shkruan Kryeministri Rama, shprehur emocionin e tij për këtë ngjarje historike.

Iniciativa për rikthimin e sahatit në funksion erdhi nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili kishte parë nevojën për të rikthyer këtë vlerë kulturore në qytet. Gjatë verifikimit të saj, u zbulua se mekanizmi i orës ishte më shumë se një artikull i thjeshtë – ishte një trashëgimi e familjes shkodrane, Kurraj, e ruajtur për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Sot, ai me krenari përkujtohet si një simbol i mbijetesës dhe traditës, rikthyer në shërbim të komunitetit dhe kujtesës së tij. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara