Lajmet

​Tahiri: Na duhet ligji i pagave dhe forcimi i qendrave rajonale

Tahiri tha se mungesa e ministrit të Shëndetësisë është tregues i qartë që qeveria nuk e ka prioritet këtë sektor.

Published

on

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se zgjidhja për problemet e sektorit të shëndetësisë, është ligji i pagave dhe rritja e buxhetit për QKUK-në dhe qendrat rajonale.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, ai ka thënë se mungesa e ministrit të Shëndetësisë është tregues i qartë që qeveria nuk e ka prioritet këtë sektor.

“Kosova nuk ka ministër të shëndetësisë dhe nuk ka tregues më të qartë për secilin qytetar të Kosovës që ky sektor nuk është prioritet, po të ishte prioritet në ditët kur doktor Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje ishte zëvendësuar me një ministre apo ministër dhe do të vazhdonte një plan në këtë aspekt, pra mungesa e një ministri e tregon që ky sektor nuk është në prioritet por në fakt është kryesisht në retorikë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se qeveria nuk po i sjell në kuvend projektligjet për shëndetësi.

“Këtë sektor e kemi në rrezik, jo prej Serbisë por prej parlamentit dhe qeverisë, prej neve dhe prej qeverisë, e ki rrezikun me ta lëshu secili njëri që punon në sektor publik e ka rrezik, ta forcojmë QKUK-në, t’i forcojmë qendrat rajonale, a bën me ua dërgu do buxhet e pa mundësinë qysh me i forcu atë hallkë të shëndetësisë, dhe tek primarja lidhet shumë me komunat, te primarja e kemi një përgjigje, përgjigja është më e lehta, ligji i pagave, kjo është përgjigja”, tha Tahiri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka shprehur shqetësimin e tij rreth projektligjit për çmimin e barnave i cili nuk është dërguar ende në Kuvend.

“Edhe unë si deputet e shpreh shqetësimin, edhe pse jam pjesë e mazhorancës, që akoma nuk ka ardhur ligji për çmimin e barnave, kjo është dashur të vinte, dhe duhet të vjen sa më shpejtë që është e mundur. Është e vërtetë që neve na është thënë që në vjeshtë do të vjen shpresojmë që shumë shpejtë do të vjen dhe nëse nuk vjen ne duhet ta përshpejtojmë këtë me mekanizmat që i kemi në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Avdyli.

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj

Published

on

By

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.

Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”

Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.

“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.

“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.

Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.

Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Published

on

By

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara