Lajmet

​Sveçla zotohet: MPB do të jetë në shërbim të qytetarëve të Preshevës

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

Mustafa uroi Sveçlën për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre.

Ministri Sveçla e falënderoi kryetarin Mustafa për urimet dhe ritheksoi përkushtimin e tij për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu në takim, ministri Sveçla theksoi se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngriten çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.

Aktualitet

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit në edicionin e gjashtë

Published

on

Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës për pesë net radhazi.

Edicioni fillon nga sot data 08 deri më 12 shtator, ku mbrëmjet duhet të rezervohen për t’i duartrokitu  pesë shfaqjet që do të shfaqen aty.

Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Ky festival tash e gjashtë vite është bërë traditë e qytetit, duke mbledhur artistë vendorë për të luajtur shfaqje të përzgjedhura me kujdes nga ekipi i festivalit./S.K./EO/FTS/

Continue Reading

Aktualitet

Pas një lëndimi aksidental, vdes dyvjeçari në QKUK

Published

on

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur mbrëmë në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në Rahovec.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia rajonale në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe Gazmend Spahiun, drejtor i Klinikës Intensive i cili po ashtu e konfirmoi vdekjen e dyvjeçarit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sonte Kosova përballet me Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet sonte në aksion, ku dardanët do të përballen me Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.

Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit për shtyp para sfidës me Suedinë, është shprehur i bindur se skuadra do të luajë më mirë se ndaj Zvicrës.

Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se kombëtarja skandinave është favorite, por ka theksuar se e rëndësishme është që Kosova të paraqitet ndryshe nga ajo ndeshje.

“Ne kemi analizuar të gjitha gabimet në ndeshjen me Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm që Zvicra është një kombëtare e fortë. Nuk kemi mundur ta zbatojmë lojën tonë në atë ndeshje, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Jam i bindur që kundër Suedisë do të luajmë shumë më mirë. Jemi në shtëpi dhe do të përpiqemi t’i kënaqim shikuesit, sikurse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar. Ne e kemi analizuar edhe ndeshjen e Suedisë, është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë cilësorë. Është e qartë që Suedia është favorite, por për mua është e rëndësishme që ne të bëjmë një tjetër ndeshje”, ka thënë Foda.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Published

on

Dita do të nisë me re të shumta e me mundësi shiu.

Temperaturat do të ngrihen gradualisht nga 16 °C  në mëngjes deri në nxehtësi prej rreth 30 °C në mesditë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik mbrëmja do të jetë pak më e freskët, me temperatura që zbresin në rreth 19–20 °C. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara