Lajmet

​Suplementet për një tru më të shëndetshëm

Published

on

Shëndeti i trurit luan një rol vendimtar në fazat e jetës njerëzore dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dini se çfarë mund të bëni që ai të funksionojë në mënyrë normale.

Ushtrimet e rregullta, dieta e shëndetshme dhe gjumi i mirë mund të ndihmojnë shumë, por kjo nuk mjafton. Shtesat e zgjedhura nën mbikëqyrjen e një mjeku mund të jenë gjithashtu të dobishme.

Shtojcat përmirësojnë aftësitë njohëse

Hulumtimi, i botuar në revistën “Nutrients”, kishte për qëllim të përcaktojë nëse disa shtesa dietetike mund të përmirësojnë aftësitë njohëse tek të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm. Këto suplemente janë: xhinko biloba, xhinseng, flavonoide, omega-3, probiotikë dhe tirozinë.

Rezultati më i mirë u tregua nga tirosina, një aminoacid. Mund të përdoret për të lehtësuar efektet e stresit në aftësitë njohëse dhe psikomotorike.

Ushqyes për të moshuarit

Në hulumtimin në të cilin morën pjesë gratë e moshuara, u aplikua ushtrim i rregullt, por edhe konsumimi i lëndëve ushqyese. Këto përfshijnë: acide yndyrore omega-3, xhinko biloba, fosfatidilserinë, vitaminë E, acid folik dhe vitaminë B12.

Rezultatet treguan se lëndët ushqyese mund të prodhojnë përmirësime të ngjashme në funksionet njohëse si ushtrimet aerobike. Ideja që lëndët ushqyese mund të lehtësojnë pasojat e mungesës së stërvitjes është inkurajuese për të moshuarit.

Studimi i dytë përfshiu 2.332 persona mbi moshën 60-vjeç. Marrja e tyre e zinkut, hekurit, bakrit dhe selenit u monitorua. U gjet një lidhje midis nivelit të ulët të përbërësve të përmendur dhe aftësive të dobëta njohëse.

L-theanine kundër ankthit dhe stresit

Është një aminoacid natyral që gjendet në çajin jeshil dhe ka potencialin për të përmirësuar performancën mendore, veçanërisht në kombinim me kafeinën, shkruan Web MD.

Është e dobishme kur bëhet fjalë për stresin dhe ankthin, por edhe cilësinë e gjumit. Ai gjithashtu ka një potencial të fortë për të qetësuar rastet ekstreme të gjendjeve mendore të përmendura.

Kombinimi i suplementeve për memorie më të mirë

Studimi, i botuar në revistën shkencore Nutritional Neuroscience, shqyrtoi një kombinim të bakopës, xhensenit dhe ekstraktit të kafesë. Krahasuar me ata që morën placebo, grupi i të anketuarve që konsumuan shtesat e përmendura arritën memorie më të mirë pune.

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Published

on

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se janë sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar me armë zjarri.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nën mbikëqyrje policore në QKUK po qëndrojnë njëri nga të lënduarit dhe i dyshuari.

Sipas mjekëve, njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar veturën në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara