Lajmet

​Suga: Japonia mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën.

Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.

Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat n Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës.

Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit.

Lajmet

​Fitore e madhe për Suharekën

Published

on

By

Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Kjo skuadër triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Eneid Kodra ishte ai që hapi serinë e golave, duke kaluar Suharekën në epërsi që në minutën e 15-të. Skuadra vendase e gjeti golin edhe në pjesën e dytë, kur Liridon Fetahaj shënoi në minutën e 59-të, duke i dhënë qetësi ekipit të tij.

Ndërkaq, golin e nderit për Feronikelin 74 e shënoi Lavdim Zumberi, për rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore, Suhareka është ngritur nga pozita e parafundit në vendin e tetë me 29 pikë, duke e rritur shpresën për mbijetesë. Llapi tashmë ka zbritur në pozitën e nëntë me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 vazhdon ta mbajë vendin e fundit me 13 pikë.

Continue Reading

Lajmet

Braha: Kërkesa e transportuesve të Podujevës e paarsyeshme, synojmë heqjen e tollovisë në trafik

Published

on

By

Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë qëndruar tërë natën para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste pas vendimit për t’i ndaluar ata hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak.

Këshilltari i kryetarit të komunës së Prishtinës, Luftar Braha ka thënë se komuna e Prishtinës ka si qëllim vetëm çlirimin e rrugëve të Prishtinës dhe heqjen e tollovisë në trafik. Ai ka thënë se kanë pasur disa herë takime me protestuesit.

“Në objektivat tona është çlirimi i rrugëve të Prishtinës, heqja e tollovive në trafik. Mundësimi i qarkullimit sa më të lirshëm në komunikacion të gjithë pjesëmarrësve, jo veç të makinave, por edhe të këmbësoreve dhe pjesëmarrësve të tjerë. Një prej këtyre hapave është puna që është bërë dhe puna që po bëhet në rrugën Ilir Konushevci, që njihet si rruga te Xhamia e Llapit, ku këta transportuesit ndër urban e përdorin si stacion të autobusëve që faktikisht nuk do të duhej të ishte as me vendime e më hershem të ministrisë që të përdorej si vend ndalim ku marrim edhe zbresim udhëtar për një afat shumë të shkurtër kohor, dy tre minuta jo me prit me orë ose minuta në atë segment, kemi hequr nga ai segment po ashtu edhe Prishtina Parkingun, i kemi liruar të dy shiritat për qarkullim. Është një fyt i ngushtë ka qarkullim të madh të veturave që kalojnë nëpër atë segment dhe është parë e domosdoshme që të marrim masa për të zhvendosur transportin ndër urban në rrugët të cilat i takojnë transportit ndër urban me që janë rrugët rajonale dhe që dërgojnë në piken kryesore të ndalimit dhe që është stacioni i autobusëve”, ka thënë ai.

Braha ka theksuar se komuna e Prishtinës synon reformën e transportit publik urban dhe bileta të unifikuar.

“Me këtë lëvizje ne e kemi pasur përmbylljen pikën e parë që është reforma e transportit publik urban dhe bileta e unifikuar. Ka reformë që përmbush hap pas hapi reformën afatgjatë që është rregullimi i gjithë trafikut edhe funksionalizmi i qarkullimit multi modal ku hyn edhe biçikleta, taksisti edhe shumë elemente të tjera të qarkullimit. Kemi marrë kërkesa prej transportuesve ndër urban të Podujevës kërkesa që vijnë vetëm prej tyre, nuk vinë prej shoqatave të tjera që ata ta përdorin rrugën qëndrore për të hyrë dhe për të hyrë në stacion të autobusëve dhe me vazhdu me marr udhëtarë në segmentin e rrugës Ilir Konushevci e cila është e pa realizueshme nga ana e jonë, sepse ka ndryshuar dinamika e zhvillimit të qytetit. Ka ndryshuar dinamika e numrit të veturave që hynë në qytet” , tha ai.

Sipas Brahës kërkesa e pronarëve të kompanive të autobusëve të Podujevës është e paarsyeshme.

“Zgjidhja është bërë, kërkesa e tyre është e pa arsyeshëm. Ne i kemi marr parasysh edhe kërkesat e tjera, jemi duke luftuar të gjitha ekipet tona edhe të Inspeksionit edhe të policisë edhe të ekipeve të mobilitetit janë në teren janë duke luftuar taksitë në të zezën. Atyre u hapet tregu i tyre legjitim duke i luftuar këto taksi, duke i hequr nga tregu dhe nga lëvizja. Por kërkesa e tyre që të lëvizin në zonën e ngarkuar urbane është krekës e pa qëndrueshme. Është e pa arsyeshme edhe e pa kuptueshme. Është kërkesë e cila nëse i shërben 30 operatorëve të Podujevës është kërkesë që ju bënë dëm 200 mijë banorëve të Prishtinës. Një ngarkesë që bëhet në rrugën Ilir Konushevci, ngarkon direkt rrugën kryesore, arterin kryesore që është Agim Ramadani dhe prej asaj ngarkohen edhe rrugë si Eqrem Qabej, Bill Klinton, bulevardet e mëdhaja”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Shpallja e rezultateve përfundimtare, KQZ në pritje të vendimmarrjes nga Supremja

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do të marrë konfirmimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, nëse në këto institucione ka ndonjë ankesë që kërkon vendimmarrjen e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se aktualisht KQZ-ja është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme, lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion nga një subjekt politik i certifikuar.

Pas ndjekjes së këtyre hapave ligjor, ai tha se KQZ-ja mund t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar te subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion nga një subjekt politik i certifikuar. Para thirrjes së mbledhjes për shpalljen e rezultateve, KQZ do të marrë konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione ka ndonjë ankesën që kërkon vendimmarrjen e tyre dhe nëse KQZ mund të procedoje me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, tha ai.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para, e dyta PDK, LDK e treta dhe AAK-Nimsa e katërta.

Continue Reading

Lajmet

Hashim Thaçi përfundoi vizitën te babai i tij i sëmurë

Published

on

By

Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij i sëmurë në QKUK.

Thaçi ka arritur paraditen e sotme në Kosovë me leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar Thaçit kërkesën për të ardhur në Kosovë për të vizituar babanë e sëmurë.

Continue Reading

Të kërkuara