Lajmet

​Stuhi të rrezikshme dimri përfshijnë Shtetet e Bashkuara

Stuhi kjo e cila paralizoi rrugët dhe errësoi rreth 1 milion shtëpi dhe biznese.

Published

on

Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditit Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga bregu në breg, paralizoi rrugët dhe errësoi rreth 1 milion shtëpi dhe biznese.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një “stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri” deri të shtunën. Deri në 1.5 metra borë mund të bjerë në disa male pranë Los Anxhelosit, duke përbërë një rrezik për ortekët.

Si pasojë e stuhisë u mbyllën autostradat ndërshtetërore nga Arizona në Uajoming, shoferët u bllokuan në makina dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra qytetarë dhe familje.

Stuhia e rëndë në veri të SHBA-së, mbylli shkollat, zyrat, dhe gjithë legjislaturën e Minesotës.

Sipas shërbimit të gjurmimit FlightAware, për shkak të motit më shumë se 1,600 fluturime u anuluan në gjithë vendin. Mbi 5,000 fluturime të tjera u vonuan.

Në Uajoming, ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin te njerëzit e bllokuar në automjete, por erërat e forta dhe bora krijuan një “situatë pothuajse të pamundur” për ta, tha Jeremy Beck, shef i patrullës së autostradës së Uajoming.

Erërat e fuqishme ishin problemi më i madh në Kaliforni, duke rrëzuar pemë dhe duke shkatërruar linja elektrike. Deri të mërkurën në mbrëmje u raportua se më shumë se 65,000 familje në këtë shtet ishin pa energji elektrike.

Për herë të parë që nga viti 1989, një paralajmërim për stuhi u lëshua për malet e Los Anxheles, Ventura dhe Santa Barbara.

Më shumë se 8,000 persona mbetën pa energji elektrike në Arizona.

Lajmet

UBT organizon ligjëratë me arkitektin austriak Heinz Neumann mbi arkitekturën, ndërtimin dhe dizajnin bashkëkohor

Published

on

By

UBT, gjegjësisht Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë një ligjëratë tematike ndërkombëtare me titull “Competitions, Building Constructions and Design”, duke mirëpritur në Kosovë arkitektin e njohur austriak Heinz Neumann, një personalitet me kontribut të shquar në fushën e arkitekturës, urbanizmit dhe projektimit bashkëkohor.

Ngjarja do të mbahet më 22 maj 2026, duke filluar nga ora 13:30, në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së (Biblioteka), duke sjellë për studentët, stafin akademik dhe profesionistët e fushës një mundësi të rëndësishme për të përfituar njohuri dhe përvoja nga një ekspert me karrierë të gjerë ndërkombëtare në projektim arkitektonik dhe zhvillim urban.

Arkitekti Heinz Neumann njihet për angazhimin e tij në projekte të shumta profesionale dhe akademike në nivel ndërkombëtar, ndërsa gjatë ligjëratës do të trajtojë tema që lidhen me konkurset arkitektonike, proceset moderne të ndërtimit, projektimin inovativ dhe sfidat bashkëkohore të arkitekturës dhe urbanizmit.

Ky aktivitet synon të krijojë një platformë të avancuar akademike dhe profesionale ku studentët do të kenë mundësinë të lidhen drejtpërdrejt me praktikat më moderne të arkitekturës ndërkombëtare, duke kuptuar më mirë raportin ndërmjet kreativitetit, funksionalitetit dhe teknologjisë në projektim.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të odave profesionale dhe asociacioneve të arkitekturës dhe ndërtimit, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë të rëndësishme të dialogut profesional, shkëmbimit të ideve dhe krijimit të bashkëpunimeve ndërmjet akademisë dhe industrisë.

Continue Reading

Lajmet

Në New York promovohet romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” i Ag Apollonit

Published

on

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York do të mbahet promovimi i romanit “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” të autorit Ag Apolloni.

Ngjarja organizohet nën kujdesin e ambasadorit Blerim Reka dhe do të ketë si folës profesorin David Damrosch. Promovimi do të zhvillohet sot, më 21 maj 2026, në orën 17:30, në adresën 801 2nd Ave, Suite 301, New York.

Romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse”, i botuar në vitin 2020, është një vepër dokumentare që trajton pasojat e luftës në Kosovë përmes historive të nënave që humbën familjarët e tyre, përfshirë Ferdonije Qerkezin nga Gjakova dhe Pashke Markun nga Zllakuqani.

Vepra sjell një reflektim të thellë mbi dhimbjen, kujtesën dhe qëndresën njerëzore, ndërsa aktiviteti pritet të mbledhë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e letërsisë në SHBA.

Continue Reading

Lajmet

Ministri Gashani vlerëson sukseset e kick-boksierëve kosovarë në garat ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Kick Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fatmir Makolli, si dhe me sportistët që përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror në Turqi.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet, planet dhe programi i federatës, ndërsa u diskutua edhe për organizimin e garave dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në vend.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rezultateve të arritura në “Turkish WAKO World Cup”, ku Kosova fitoi një medalje të artë dhe dy të bronzta.

Nga ministria u theksua se këto rezultate dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe potencialin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj federatës dhe sportistëve, me synim avancimin e mëtejmë të kick boksit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tij në vend.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen ar dhe argjend i padeklaruar në Prizren

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prizren janë zhvilluar kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, nën dyshimin për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe shmangie nga tatimi lidhur me shitjen e arit.

Në koordinim me prokurorin, gjatë kontrolleve janë identifikuar katër të dyshuar (një femër dhe tre meshkuj shtetas të Kosovës), tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar ari i padeklaruar me peshë rreth 3,775.33 gram, argjend i padeklaruar me peshë rreth 4,204.98 gram, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara