Lajmet

​SPK merr statusin e vëzhguesit në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë

Aktualisht dhënia e statusit të vëzhguesit për Sindikatën e Policisë së Kosovës u votua unanimisht nga anëtarët e Byrosë.

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës ka marrë statusin e vëzhguesit në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë CESP.

Në njoftimin për media të Sindikatës së Policisë së Kosovës thuhet se sapo Kosova të marrë statusin e anëtarit në Këshillin e Evropës, çështja e bashkimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës me CESP do të vihet përsëri në rendin e ditës.

Aktualisht dhënia e statusit të vëzhguesit për Sindikatën e Policisë së Kosovës u votua unanimisht nga anëtarët e Byrosë.

Objektivi i Këshillit Evropian i Sindikatave të Policisë CESP është të grupojë profesionistë të sigurisë, përvoja e të cilëve në terren i vendos ata në pozicionin e propozimit të zgjidhjeve adekuate dhe ndonjëherë alternative ndaj përgjigjeve institucionale.

Është një pikë për të ngritur këtë sfidë të guximshme, por thelbësore, krijimin e një Evrope të unifikuar, të ndërvarur dhe efektive të oficerëve të policisë.

Për të arritur në këtë pikë dhe me synimin për të përmirësuar misionin e shërbimit publik që u jepet punonjësve të policisë, CESP merr sfidën për të rivlerësuar funksionin e policisë falë organizatave sindikale përgjegjëse që e përbëjnë atë.

Pikërisht me këtë veprim CESP ka një veprim të drejtpërdrejtë në jetën e punonjësit të policisë. Për këtë qëllim ajo kryen studime krahasuese mbi organizatën e forcave policore evropiane.

Sinteza e eksperimenteve sindikale të anëtarëve të saj ku bëjnë pjesë më shumë se 400 mijë zyrtarë policorë të shteteve anëtare të CESP, synon të përmirësojë jetën dhe kushtet e punës së çdo punonjësi policie për t’i mundësuar atij sa më mirë të sigurojë sigurinë e bashkëqytetarëve të tij.

CESP ka pjesëmarrje aktive në punën e Këshillit të Evropës me anëtarësimin e saj në Komisionin e Përbashkët të OJQ-ve, po ashtu bashkëpunon në grupime të ndryshme të OJQ-ve dhe veçanërisht në fushat e ‘Të drejtat sociale, Karta Sociale Evropiane’, të ‘Shoqëria Civile në Evropën e Re’ dhe të ‘Të Drejtat e Njeriut’.

Lajmet

Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.

Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.

Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.

“Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.

Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç./EO/REL

Continue Reading

Lajmet

​Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë, OVL UÇK aksion simbolik para EULEX-it

Published

on

By

Në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur një aksion simbolik para EULEX-it, duke vendosur në dyer një shirit të verdhë me mbishkrim “5 vjet padrejtësi e organizuar”, raporton KosovaPress.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se me këtë aksion simbolik organizatat e dala nga lufta i tregojnë UNMIK-ut e EULEX-it se po mbajnë peng ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se EULEX-i po tenton që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike.

Sot bëhen pesë vjet pafajësi, padrejtësi, larg familjes e bashkëluftëtarëve, pesë vjet qe shumë të dashurit e tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk ishin aty, as për të dhënë lamtumiren e fundit, për një lufte qe sollën lirinë, paqen dhe shtetin tonë. Ne sot kemi dalë t’i tregojmë UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve që keni mbajtur peng njerëzit, i keni kidnapuar ata njerëz qe sollën lirinë, pavarësinë dhe paqen e demokracinë. UÇK ka bërë luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, për të gjithë qytetarët që të jetojnë të lire dhe jo ne sot të merremi me kriminelë. EULEX-i dhe njerëzit e tij tentojnë që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike paramilitare. Ne nuk jemi ata që kemi bërë krime”, tha Gucati.

I pyetur nëse beson në një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gucati tha se nuk besojnë në drejtësinë e speciales.

Rruga që ka marrë kjo gjykatë, jo nuk besoj. Po besoj edhe në Zotin që ata do të vijnë të lirë, por kjo gjykatë më shumë është politike sesa që ndan drejtësinë”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, tha se dëshmitë e paraqitura nga Prokuroria Speciale janë bërë me dëshmitarë të paguar nga Serbia.

Kemi pa dëshmitë që janë dëshmuar nga Prokuroria Speciale, kemi pa që pjesa më e madhe e tyre janë dëshmitarë të paguar ose të inkuadruat nga Serbia, pjesa e madhe e tyre që e dimë që kanë dërguar dëshmi plot. Ne kemi shprehur pakënaqësi, në shumicën e rasteve edhe me protestat që i kemi organizuar në Kosovë dhe jashtë Kosove. Si proces, ne nuk shpresojmë shumë për drejtësi”, tha Haradinaj.

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë./KP

Continue Reading

Lajmet

​Grupi i shpezëve në Hungari, ndalohet importi i shpezëve e produkteve të tyre në Kosovë

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas njoftimit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve se në këtë shtet është i pranishme gripi i shpezëve.

Në njoftim thuhet se ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometra larg zonave të prekura.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual./KP

Continue Reading

Lajmet

Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist në Drenas

Published

on

By

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Blerim Krasniqi, kandidat për Asamble Komunale në Komunën e Drenasit nga Nisma Socialdemokrate.

Kjo gjykatë njofton se ankesa ishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 29 tetor.

“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Blerim Krasniqit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, me pretendimin për parregullsi gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit ( QKN), për Zgjedhjet Lokale të datës 12 tetor 2025″.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, si dhe shqyrtimit shkresave tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar”, thuhet në një njoftim Supremes./EO

Continue Reading

Të kërkuara