Sport

​Sot hidhet shorti i Ligës së Konferencës, Ballkani mëson kundërshtarët e grupit

Në këtë short marrin pjesë 32 skuadra.

Published

on

Ballkani tashmë është futur në histori të futbollit të Kosovës pasi është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, diçka që nuk e kishte bërë asnjë klub më parë në një garë evropiane.

Në ndeshjen finale të play-off-it skuadra e trajnerit Ilir Daja mposhti Shkupin me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy përballjeve.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet sot me fillim nga ora 14:30. Ballkani është i pozicionuar në vazon e katërt dhe mund të përballet me skuadra si West Ham United e Fiorentina.

Në këtë short marrin pjesë 32 skuadra.

Lajmet

​Planifikohet ndërtimi i një statuje të Messit jashtë Camp Nou

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po punon për ngritjen e një statuje të Lionel Messit jashtë stadiumit të rinovuar Camp Nou, si homazh për legjendën argjentinase.

Messi, 38 vjeç, u rikthye në Barcelonë fundjavën e kaluar për të vizituar stadiumin e ri për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2021, ndërsa më pas tha se shpreson të kthehet një ditë.

Laporta deklaroi se Messi do të jetë gjithmonë i lidhur me Barcën dhe se ai meriton një nderim të përhershëm, ashtu si ikonat Johan Cruyff dhe Laszlo Kubala.

Gjithashtu, ai shtoi se projekti është diskutuar nga bordi dhe tani po punohet për realizimin e tij, duke pritur edhe dakordimin e familjes.

Presidenti i Barcelonës përjashtoi rikthimin e Messit si lojtar, duke thënë se kjo është e pamundur për shkak të kontratës së tij me Inter Miamin.

Messi është lojtari më i mirë në historinë e klubit, me 672 gola në 778 ndeshje dhe një koleksion trofesh që përfshin 10 tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Camp Nou u rihap të premten pas gati 900 ditësh rinovimi, ndërsa Laporta tha se klubi synon të organizojë “homazhin më të bukur në botë” për Messin sapo të përfundojë projekti./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Anglia mposht Serbinë në Wembley

Published

on

Anglia është tani zyrtarisht pjesëmarrëse e botërorit në futboll, duke ruajtur rekordin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 me një fitore 2-0 kundër Serbisë në stadiumin Wembley.

Bukayo Saka e çoi Anglinë në avantazh në minutën 28 me një gjuajtje të qetë me volej me këmbë anësore përpara se Nico O’Reilly të shihte një goditje të devijuar të godiste shtyllën.

Në pjesën e dytë, zëvendësuesi Eberechi Eze në minutën e 90-të goditi traversën përpara se të shënonte golin e dytë për Anglinë me një goditje të mrekullueshme.

Mesfushorët sulmues Eze, Jude Bellingham dhe Phil Foden të gjithë impresionuan me performancat e tyre të forta nga stoli./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës ka përgëzuar Kombëtaren Shqiptare pas triumfit 1-0 ndaj Andorrës, fitore që i siguroi kuqezinjve kalimin në fazën playoff të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Shqipëria vazhdon ëndrrën drejt Kupës së Botës, duke vlerësuar maksimalisht paraqitjen e skuadrës dhe përkushtimin e futbollistëve.

“Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon. Përgëzime lojtarëve dhe urime gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Kurti

Fitorja minimaliste ndaj Andorrës, falë golit vendimtar të Asllanit, e mban Shqipërinë në garë për një nga vendet që çojnë në fazën finale të Botërorit, ndërsa mbështetja nga Kosova vjen si konfirmim i marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve në sport dhe më gjerë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Silvinjo pas fitores ndaj Andorrës: Le të festojnë të gjithë shqiptarët

Published

on

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh entuziast pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, pasi që i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në “play off”-in e Botërorit 2026.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne po rritemi, por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. Dikush thotë shko e u bë 6, por futbolli nuk është kështu”, tha Silvinjo

Ai kujtoi se edhe skuadra të mëdha kanë vuajtur kundër Andorrës.

“Anglia e ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Duhet t’i respektojmë. Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herë të parë po shkojmë në “play-off”. Është një natë e mrekullueshme. Po pyesja si ishin të tjerët, pashë që dikush ishte i mërzitur, nuk e kuptoj pse. Duhet të festojnë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Jam krenar për të gjithë. Më vjen keq për Pajazitin e Caken. Edhe ata që nuk luajtën janë pjesë e rrugëtimit”, u shpreh ai.

Trajneri rikujtoi paraqitjet pozitive të skuadrës në kualifikueset e Botërorit.

“Kemi humbur vetëm në Londër ndaj Anglisë. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por për mua arritja e “play-off”-it me një ndeshje para fundit është diçka e jashtëzakonshme”.

Silvinjo e mbylli prononcimin me një mesazh për tifozët.

“Tifozët meritojnë gjithçka. Kur njerëzit në Tiranë të thonë faleminderit për punën, kjo të jep forcë. Sonte është nata e tyre”, tha ai./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara