Sport

​Shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Ai është më meritori në fitoren që skuadra e tij e arriti kundër Trepçës’89 me rezultat 2:1.

Published

on

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli është shpallur si lojtari më i mirë për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Komisioni brenda Federatës së Futbollit të Kosovës vlerësoi se portieri i llapjanëve ishte më meritori në fitoren që skuadra e tij e arriti kundër Trepçës’89 me rezultat 2:1.

Ai përgjatë tërë ndeshjes pati performancë të jashtëzakonshme, ku fillimisht priti penalltinë tek rezultati 0:0, derisa më pas pati edhe disa intervenime tjera gjatë lojës, duke mos lejuar skuadrën kundërshtare t’ia rrezikojë fitoren K.F. Llapi.

Shpallja e tij si më i miri i javës së 20-të është një nder i veçantë për portierin e llapjanëve dhe dëshmon kualitetin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në portë. Pa dyshim ky çmim do të mund të shërbejë edhe si frymëzim për bashkëlojtarët e tij për paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme.

“Te shpallësh më i miri i xhiros është një kënaqësi e madhe sidomos për faktin që kjo xhiro ka pasur shumë gola dhe rrjedhimisht konkurrenca për ‘Yllin e Javës’ ka qenë e madhe. Ndeshjet si vendas dhe presioni i pikëve nuk lejojnë që ekipi të jetë i liruar dhe të bëjë lojë kreative, prandaj edhe ndeshja me Trepça ’89 ka qenë e vështirë. Më gëzon fakti që e kam ndihmuar ekipin të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësi më të qetë në Albi Mall Superligë. Falënderoj bashkëlojtarët për mundin dhe angazhimin që e bëjnë çdo ndeshje. Llapi synon që të renditet i treti në tabelë dhe si zakonisht ta fitojë Kupën e Kosovës. Besoj që jemi në rrugë të duhur për të arritur objektivat tona dhe do të punojmë shumë nga ndeshja ne ndeshje”, theksoi Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së këtij çmimi.

Sport

Më 20 shtator mbahet Kampionati Shtetëror i Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe U21

Published

on

By

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se këtë të diel, më 20 shtator 2026, do të organizohet Kampionati Shtetëror për kategoritë e kadetëve, juniorëve dhe moshat e reja U21.

Garat do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00.

Marrë parasysh rëndësinë e këtij eventi për promovimin e talentit dhe përkushtimit të karatekave kosovarë, Federata u ka uruar sukses të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa u ka bërë thirrje sportistëve, trajnerëve dhe dashamirësve të karatesë që të pranishëm për të mbështetur garuesit.

D.L

Continue Reading

Sport

UEFA cakton stadiumet e finaleve të Ligës së Kampionëve për vitet 2028 dhe 2029

Published

on

By

Stadiumet ikonike “Allianz Arena” në Mynih  dhe “Camp Nou” në Barcelonë  do të jenë nikoqire të finaleve të mëdha të UEFA Champions League për vitet 2028 dhe 2029. Vendimi zyrtar u mor gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Mynih 2028: Në shtëpinë e Bayern München, finalja do të zhvillohet për herë të tretë në histori (pas edicioneve të vitit 2012 dhe 2025).

Barcelonë 2029: “Camp Nou” do të presë gjithashtu finalen e tij të tretë historike, pikërisht një vit para se Spanja të bashkëorganizojë Kupën e Botës 2030 me Portugalinë dhe Marokun.

Sezonet e ardhshme: Finalja e edicionit të ardhshëm është caktuar të luhet në stadiumin “Estadio Metropolitano” në Madrid.

D.L

Continue Reading

Sport

Enzo Maresca po e fiton sfidën e madhe pas Guardiolas te Manchester City

Published

on

By

Një analizë e BBC-së vë në pah se si Enzo Maresca po e menaxhon me sukses një nga detyrat më të vështira në futbollin modern: zëvendësimin e Pep Guardiolas te Manchester City. Pavarësisht presionit të madh, tekniku italian po e bën këtë tranzicion të duket i lehtë, duke udhëhequr Cityn drejt katër fitoreve në po aq ndeshje në Premier League, ku ndan kryesimin me Arsenalin.

Testi më i madh i Marescas erdhi në fundjavë me fitoren 1:0 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”, ku City luajti shumicën e kohës me një lojtar më pak pas përjashtimit të Phil Foden. Qetësia e skuadrës pasqyroi vetëpërmbajtjen e trajnerit në vijën anësore. Ndryshe nga sezoni i kaluar te Chelsea, ku një karton i kuq në të njëjtin stadium e bëri të reagonte me panik, këtë herë Maresca ruajti gjakftohtësinë, vlerësoi situatën dhe bëri lëvizje vendimtare taktike, si kalimi i Rayan Cherkit në të djathtë dhe inkuadrimi i Iliman Ndiayes.

BBC vëren një kontrast të madh mes Marescas dhe Guardiolas. Italiani shfaqet gjithmonë i buzëqeshur në konferenca për media dhe ka sjellë një frymë të re në stërvitje, përfshirë vendosjen e muzikës “house” për të rritur disponimin e lojtarëve. Kapiteni i ri, Ruben Dias, konfirmoi se parimet bazë të lojës mbeten të ngjashme me ato të Guardiolas, por me detaje të reja taktike që mbajnë vulën e trajnerit të ri.

Përderisa zëvendësimi i menaxherëve legjendarë si Ferguson apo Wenger solli kriza te klubet e tyre, Maresca po e përqafon këtë sfidë si një privilegj dhe nuk ndjen presion nga hija e paraardhësit të tij. Pavarësisht humbjes fillestare 3:0 ndaj Arsenalit në Superkupë, City është rikthyer fuqishëm me pesë fitore radhazi në të gjitha garat. Me ndeshjet e radhës ndaj Norwichit dhe Sunderlandit, Maresca është rrugës për të kompletuar një fillim pothuajse të përsosur në krye të gjigantit anglez.

D.L

Continue Reading

Sport

Dy golat ndaj Sassuolos e ndryshojnë situatën e Zhegrovës, por e ardhmja mbetet e paqartë

Published

on

By

Dy golat e shënuar ndaj Sassuolos kanë përmirësuar ndjeshëm situatën e Edon Zhegrovës te Juventusi, por e ardhmja e sulmuesit kosovar në Torino ende nuk është e sigurt.

Sipas “Tuttomercatoweb”, emri i Zhegrovës vazhdon të përmendet në mesin e lojtarëve që mund të largohen nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Atalanta, e cila po e monitoron nga afër situatën e reprezentuesit të Kosovës.

Klubi nga Bergamo po shqyrton mundësinë e huazimit të Zhegrovës me opsion për blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes dy klubeve dhe Atalanta nuk ka bërë ende ndonjë ofertë konkrete për Juventusin.

Sipas mediumit italian, gjithçka mund të varet nga situata e të dyja skuadrave në janar, si dhe nga roli që Zhegrova do të ketë te Juventusi deri në atë periudhë.

Dy golat ndaj Sassuolos padyshim që i kanë dhënë një shtysë të rëndësishme kosovarit, por mbetet për t’u parë nëse kjo paraqitje do të mjaftojë për ta bindur Juventusin që ta mbajë atë në skuadër.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara