Shëndet

​Shkencëtarët zbuluan ilaçin që shtyp kancerin

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër kryen teste te minjtë me glioblastomë (GBM).

Published

on

Shkencëtarët britanikë kanë gjetur një ilaç që mund ta ndalë kancerin dhe në këtë mënyrë ta detyrojë atë të tërhiqet. Ky sukses mund të jetë përparimi i parë në trajtimin e tumoreve të trurit në dy dekadat e fundit.

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër kryen teste te minjtë me glioblastomë (GBM) – një nga format më agresive të kancerit të trurit. Brejtësve iu dha një ilaç eksperimental që i privoi ata nga aminoacidi argininë – një lëndë ushqyese jetike që tumoret përdorin për t’u rritur.

Në një studim të ri të botuar në Journal of Clinical Investigation, minjtë e trajtuar jetuan rreth 47 ditë, pothuajse dy herë më shumë se ata të pa trajtuar, të cilët mbijetuan 27 ditë. Për krahasim, disa minj iu nënshtruan radioterapisë ose rrezatimit. Ata jetuan mesatarisht 37 ditë.

Por kur ilaçi i ri u kombinua me radioterapi, të gjithë minjtë kaluan në remision dhe jetuan pa kancer për rreth një vit përpara se të vriteshin.

GBM është lloji më i zakonshëm i tumorit primar të trurit të shkallës së lartë tek të rriturit, dhe është gjithashtu më agresiv dhe vdekjeprurës. Më pak se një për qind e pacientëve me GBM jetojnë më shumë se dhjetë vjet, dhe për shumë prognoza është vetëm 12 muaj.

Arginina është një aminoacid që përdoret në krijimin e molekulave komplekse të quajtura proteina, të cilat kanë një gamë të gjerë funksionesh në qeliza.

Është e nevojshme për një shumëllojshmëri të qelizave kancerogjene, veçanërisht ato me rritje të shpejtë, kështu që shkencëtarët vendosën të hetojnë nëse mohimi i qelizave tumorale mund të përdoret si një strategji e mundshme në trajtimin e llojeve të ndryshme të tumoreve, duke përfshirë GBM.

Rreth 70 për qind e tumoreve GBM mund të prodhojnë argininë, dhe rreth 30 për qind jo.

Në një studim të ri, ekipi hulumtues u fokusua në tumoret që mund të prodhojnë argininë, duke i ekspozuar ato ndaj një ilaçi të quajtur ADI-PEG20. Ky medikament zbërthen argininën dhe qëllimi ishte t’u mohonte tumoreve qasjen në argininë.

Ekipi po heton gjithashtu mundësinë e përdorimit të ADI-PEG20 në 30 për qind të tumoreve që nuk janë në gjendje të prodhojnë argininë.

Nëse trajtimi rezulton i suksesshëm edhe në këto tumore, do të thotë që të gjithë pacientët me GBM mund të trajtohen duke ulur nivelet e argininës.

Shëndet

Mishi i kuq, miqësi afatshkurtër, pasojat afatgjata!

Published

on

Studimet tregojnë se konsumi i lartë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si dhe konsumimi i ulët i mishit të shpendëve, para ose pas diagnozës së kancerit të prostatës, mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Sipas studimit të dr. Jing Vang dhe ekipit të saj në Universitetin Amerikan në Australi, burrat që konsumonin rreth 5 porcione mish të kuq ose të përpunuar në javë kishin 10–20% rrezik më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Një porcion shtesë në ditë rriti rrezikun për 17–19%. Konsumi i mishit të kuq ose të përpunuar nuk ndikoi direkt në progresionin e kancerit.

Nga ana tjetër, konsumimi i mishit të shpendëve të papërpunuar, si pula ose gjeli i detit, lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes.

Burrat që hanin rreth 3.5 porcione shpendësh në javë kishin 10–20% rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon një dietë të shëndetshme pas diagnozës, duke përfshirë:

Perime dhe fruta të ndryshme

Drithëra integrale

Burime të shëndetshme proteinash si bishtajoret, peshku dhe shpendët

Yndyrna të pangopura (vaj ulliri, arra, peshk)

Dieta duhet të kufizojë ose të shmangë: mishin e kuq dhe të përpunuar, pijet e ëmbëlsuara, ushqimet shumë të përpunuara dhe alkoolin.

Modeli ushqimor i shëndetshëm lidhet me rrezik më të ulët për kancer, duke përmirësuar jetëgjatësinë pas diagnozës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekretet shëndetësore të portokajve që duhet t’i dini

Published

on

Portokajtë janë të njohur për përfitime të mëdha shëndetësore dhe është një ndër frutat më të njohura në botë.

Ato nuk mund t’i hani vetëm si ushqim pas bukës ose në mesditë, por gjithashtu mund t’i përzieni në pjata të ndryshme.

Në ditët e sotme lëngu i portokallit është pjesë e çdo mëngjesi shëndetshëm.

Meqenëse, jemi edhe në stinën ku portokajtë janë pjesë e përditshme e jona, mësoni përfitimet shëndetësore të këtij fruti magjik.

I pasur me vitamin C – Portokajtë janë burim i vitaminës C. Një portokall përmban 116.2 përqind me vitamin C. Ofron sistem imuntar Vitamina C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e sistemit imunitar, është e mirë në parandalim e ftohjeve dhe gripit.

Parandalon dëmtimet në lëkurë – Përbërja e këtij fruti me antioksidant ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat, e mban shtypjen e gjakut në kontroll Protokajtë janë të pasur me Vitamin B6, që ndihmon në prodhimin e hemaglobinës dhe po ashtu e mban shtypjen e gjakut në kontroll, si dhe zvogëlon rrezikun për kancer. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ju pret një javë e gjatë, ja këshillat më efektive për të menaxhuar stresin

Published

on

Stresi është ndoshta sëmundja më e keqe psikologjike. Stresi mund të jetë arsyeja që trupi juaj mund të kërcënohet nga sëmundje të ndryshme.

1. Ndryshoni mjedisin – Duke parë të njëjtat gjëra në të njëjtin vend, nga dita në ditë mund t’ju stresojë, prandaj pse nuk e ndryshoni pamjen e mjedisit tuaj? Riorganizoni mobiljet dhe ndryshoni ngjyrat e mureve.

2. Stërvitja – Jo vetëm që stërvitja fizike ju mban të aftë, nxit sistemin tuaj imunitar dhe ndërton qëndrueshmërinë tuaj, por gjithashtu mund t’ju çlirojë nga stresi. Ushtrimi fizike çojnë në lirimin e endorfinës në trupin tuaj që ndihmon në mbajtjenlarg të stresit. Për më tepër, ndjenja e arritjes që merrni pasi të përfundoni stërvitjen mund të zvogëlojë stresin tuaj.

3. Meditimi – është një metodë e mirënjohur për të hequr qafe stresin. Mundohuni të gjeni kohë të paktën 10 minuta çdo ditë për meditim. Thjesht shtrihuni, mbyllni sytë dhe qetësohuni. Mos mendoni për gjërat që ju shkaktojnë probleme.

4. Komunikoni – Bisedoni me një të dashur për shqetësimet dhe problemet tuaja. Studimet kanë vërtetuar se ata që ndajnë shqetësimet e tyre me të dashurit e tyre jetojnë më gjatë dhe vuajnë më pak rreziqe që rrezikojnë jetën.

5. Rrisni një kafshë – Duke u kujdesur për ta ju largoni mendjen nga shqetësimet dhe gjithashtu do të shpërbleheni nga dashuria e tyre.

6. Ecni – Nuk është thjesht stërvitje kardio. Stërvitja e ndryshimi i peizazhit ndihmojnë në mbajtjen larg të stresit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të flini mjaftueshëm gjatë shtatzënisë?

Published

on

Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme pas rezultatit pozitiv të testit. Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.

Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra që vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.

Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?

Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Në realitet kush mund të flinte 16 orë pa ndërprerje?

Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.

Po nëse gruaja ka disa shqetësime?

Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, që luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.

Mund të vuani edhe nga mpirja e duarve (ndjesia sikur janë bërë duart e “miza”). Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.

Gërhitja dhe mpirja e këmbëve

Këto janë dy shqetësime tjera që shfaqen tek gruaja dhe që largohen disa ditë pas lindjes, mund të lehtësoni simptomat duke ndryshuar pozicionin e gjumit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara