Lajmet

​Shkencëtarët besojnë se mund të rikthejnë tigrin e zhdukur të Tasmanisë

Ekzemplari i fundit i njohur vdiq në vitin 1936.

Published

on

Shkencëtarët australianë besojnë se janë në rrugën e duhur për të rikthyer specien e zhdukur të tigrit të Tasmanisë dhe thonë se mund të kenë këlyshin e parë të gjallë në dekadën e ardhshme.

Në përgjithësi besohet se tigri marsupial tasmanian ose ujku me kokë qeni, emri shkencor i të cilit është Thylacinus, u zhduk nga kontinenti australian 2000 vjet më parë.

Ekzemplari i fundit i njohur vdiq në vitin 1936 në robëri në kopshtin zoologjik Beaumaris në Hobart në shtetin ishull australian të Tasmanisë.

I ngjan një qeni, me një trup rreth një metër të gjatë, me ngjyrë gri-kafe me 12 deri në 14 vija tërthore të zeza në shpinë. Ai jetoi në Australi, Tasmani dhe Guinenë e Re.

Andrew Pask i Universitetit të Melburnit tha se partneriteti i shpallur midis Laboratorit të tij të Kërkimit të Integruar Thylacinus për Restaurimin Gjenetik (TIGRR) dhe Colossal Biosciences me bazë në SHBA, do t’i lejojë shkencëtarët të ndërmarrin “hapa të mëdhenj në ruajtjen e marsupialëve të rrezikuar të Australisë dhe të marrin përsipër sfida e madhe e rikthimit të specieve të zhdukura”.

Teknologjitë revolucionare të redaktimit të gjeneve të Colossal do të kombinohen me punën e laboratorit TIGRRS për renditjen e gjenomit Thylacinus për të rikthyer marsupialin e zhdukur, sipas një njoftimi për shtyp.

Përpjekjet do të ndihmohen gjithashtu nga puna e TIGRR për të identifikuar marsupialët me ADN të ngjashme me Thylacinus në mënyrë që të përftohen qeliza të gjalla.

“Me këtë partneritet, tani besoj se në dhjetë vjet ne mund të kemi fëmijën tonë të parë të gjallë të tigrit tasmanian”, tha Pask.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Sipas presidencës, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, ku Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të lirë, të qetë dhe demokratike, ndërsa transferimi i pushtetit u realizua paqësisht.

Osmani vuri në dukje se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv me BE-në, vazhdimi i masave ndaj Kosovës mbetet i paarsyeshëm dhe dëmton qytetarët, duke minuar besimin në procesin e integrimit evropian. Ajo kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e partnerëve evropianë.

Presidentja gjithashtu nënvizoi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më shpejt dhe të vlerësohet në bazë të meritave. Gjatë takimit, Osmani prezantoi të dhëna nga institucionet ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në nivele të larta performancash në fusha kyçe.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia njofton për bllokim të përkohshëm të rrugëve

Published

on

By

Sot dhe nesër, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të vizitojë Kosovën. Për shkak të vizitës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë udhëzimet e policisë për të shmangur pengesat dhe për të siguruar qarkullim të rregullt gjatë vizitës.

Continue Reading

Rajoni

Ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi paraqitet në SPAK

Published

on

By

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi ngjarjet e 21 janarit 2011. 

Për të njëjtën çështje, më herët janë marrë në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre në kuadër të hetimeve të rihapura.

Ngjarjet e 21 janarit mbeten një nga episodet më të rëndësishme politike në Shqipëri, kur gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste u vranë katër qytetarë, duke shkaktuar debate dhe kërkesa të vazhdueshme për drejtësi.

SPAK po vijon me marrjen e dëshmive dhe procedurat hetimore për të zbardhur përgjegjësitë institucionale dhe individuale të asaj dite.

Continue Reading

Lajmet

Klubi evropian shkarkon trajnerin

Published

on

Club Brugge ka vendosur të shkarkojë trajnerin Nicky Hayen vetëm dy ditë para ndeshjes të rëndësishme në UEFA Champions League ndaj Arsenalit.

Si pasues në pankinë është emëruar sërish ish-trajneri i Club Brugge, Ivan Leko i cili më parë drejtoi klubin gjatë periudhës 2017–2019.

Arsyet për largimin e Hayen janë rezultatet e dobëta në stinorin e tanishëm skuadra pësoi tre humbje në katër ndeshjet e fundit në kampionat, e fundit një disfate 3-2 ndaj Sint‑Truiden. Kjo i uli ata në vend të tretë në renditje, pesë pikë larg liderit.

Në Champions League, Club Brugge deri tani ka vetëm 4 pikë nga pesë ndeshje dhe në tabelën e përgjithshme është jashtë zonës që kualifikon për fazën e mëtejshme. Për të mbajtur shpresat për raundin e 1/16-ave, duhet të mposhtin Arsenalin në ndeshjen e ardhshme.

Në njoftimin zyrtar klubi falënderoi Nicky Hayen për përpjekjet e tij deri tani dhe i dëshiroi fat të mirë në të ardhmen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara